Author: tirana

Një sipërfaqe pyjore me pisha shkurre e pemë të ndryshme ka marrë flakë në Krujë. Ngjarja ndodhi në lagjen Bojë të Krujës. Sipas burimeve, janë rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme. Raportohet se zjarri ka djegur rreth 10 ha me pyje dhe vijon të përparojë i favorizuar nga era. Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, por është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Read More

Reperi i njohur Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë lënë në burg nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohen për dhunë ndaj tiktokerit Medi Isenin. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Balkanweb, Igli Celmeta. Noizy dhe DJ Crax kërkohen në Kosovë për rrahjen në një klub nate të Pejës të Isenit. Bëhet me dije se kanë nisur procedurat për ekstradimin e Noizyt dhe DJ Crax në Kosovë. “Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime…

Read More

Zelimkan Abakarov kaloi më sukses provën e parë në mundje duke fituar me përmbysje në raundin e 1/8 në lojërat olimpike kundër rivalit afrikan Iuna Fafe. Atleti që përfaqëson Shqipërinë e nisi keq përmballjen që i takonte peshës deri në 57 kg në stilin e lirë. Ai u gjend në disavantazh 6 me 1 kundër kundërshtarit të tij nga Guinea Bisau që është në fakt kampion i Afrikës, sportist i nivelit shumë të lartë. Mirëpo Abakarov bëri një përmbysje të shkëlqyer duke e mbyllur përballjen me rezultatin 7 me 6. Ky rezultat e dergoi mundësin e Shqiperisë në fazën cerekfinale,…

Read More

Një tjetër automjet ka përfunduar sot në ujërat e Kanalit të Butrintit, duke shënuar rastin e dytë brenda 8 ditësh. Ngjarja është shënuar rreth orës 05.00, kur një automjet i marrë me qera që vinte nga kufiri, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në Kanalin e Butrintit në afërsi të fshatit Vrinë. Nga burime paraprake bëhet me dije se kanë qenë dy persona brenda në mjet, të cilët kanë mundur të dalin me not pa dëmtime. Policia e Sarandës është ndodhur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet. Sipas policisë mjeti që ka rënë ka qenë tip “Fiat”…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët në Bypassin e Vlorës mbi fshatin Radhimë. Makina e tipit Benz C klas ka qenë duke udhëtuar nga Orikumi në drejtim të Vlorës kur është përfshirë nga flakët. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja e cila ka bllokuar rrugën për lirimin e aksit në mënyrë të kalojnë mjetet e tjera. Mendohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që policia po bën veprimet në vendngjarje.

Read More

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus thirri të mërkurën një takim “urgjent” të ekspertëve ndërkombëtarë mes rasteve në rritje të variantit më vdekjeprurës të virusit Mpox në vendet afrikane. Sipas raporteve, ky variant shumë virulent i virusit Mpox mund të infektojë më shumë individë në më pak kohë, duke e bërë atë një shqetësim global për ekspertët e OBSH-së. Duke pasur parasysh situatën aktuale në vendet afrikane, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha: “Në dritën e përhapjes së Mpox jashtë DRC dhe potencialit për përhapje të mëtejshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë Afrikës, unë kam…

Read More

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në një azil pleqsh në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta zbulon të tjera të dhëna rreth jetës në këtë institucion të dy të moshuarve, ku një prej tyre dhunoi me shkop tjetrin, duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se autori i dyshuar, Zyhdi Shehu ka qenë historian, me origjinë nga Kavaja, ndërsa është autor i disa librave në këtë fushë. Por pas problemeve me sklerozën, ai para 1 viti është dërguar në azilin e pleqve. Mësohet se ai ka qëlluar disa herë me shkop shokun e tij…

Read More

Të nisësh ditën me një filxhan kafe për të zgjuar mendjen dhe trupin duket si zgjidhja e duhur e çdo mëngjesi të mirë. Në fakt për çdo kafedashës ky proces shijimi e përgatitje është vërtet i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Aroma e mirë e kafes është shumë ftuese në çdo orë të ditës e sidomos në ato të lodhshmet. Kafeja në vetëvete njihet si një pije me shumë pak kalori dhe e sigurt për ta konsumuar edhe gjatë dietave. Gjithsesi krahas këtij pohimi dietologët thonë se pikërisht filxhanët e vegjël të kafesë që konsumoni çdo ditë mund të jenë shkaku…

Read More

Ali Muço dhe Mariglen Gruda janë arrestuar nga policia e Duurësit. Të dy akuzohen se iu merrnin para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia si vendparkim pa pagesë. “Janë vënë në pranga shtetasit A. M., 32 vjeç dhe M. G., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi iu merrnin para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për…

Read More

Zbardhet identiteti i të moshuarit që humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga shoku i tij i dhomës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në një azil pleqsh privat në zonën e Ali Demit. Personi që ka ndërruar jetë është 82-vjeçari Virxhil Vesho, ndërsa autori i ngjarjes është Zyhdi Shehu, i moshës 78 vjeç. Mësohet se dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një azil privat për të moshuarit në Tiranë. Një 78-vjeçar, banues në këtë azil, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka goditur disa herë me bastun, shkop hekuri, shokun e tij të dhomës, duke e lënë të vdekur. Autori me iniciale Z. Sh., është vënë në pranga nga policia, ndërsa i moshuari i dhunuar, 82-vjeçari V. V., si pasojë e dëmtimeve të marra nuk mundi të mbijetojë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në…

Read More