Vajza e kandidadit republikan për President të SHBA-së, Doland Trump, Ivanka Trump duket se ka zgjedhur edhe këtë vit Shqipërinë për të pushuar. Jahti i saj luksoz është ankoruar ditën e djeshme, rreth orës 09:00 të mëngjesit në pjesën e bregdetit të Qeparoit. Vitin e kaluar, vajza e Donald Trump u ndal në bregdetin e Sarandës. Më pas ajo udhëtoi në Butrint dhe Sazan. Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner kanë shprehur interesin për të investuar në Ballkan, investime që mund të kalojnë vlerën e 1 miliard dollarëve. Dy prej tyre janë në Shqipëri, në Sazan dhe Zvërnec…
Author: tirana
Gjatë 7 muajve të parë të 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar dhe vendosur 27 gjoba për operatorë të ndryshëm audioviziv që operojnë në treg. Siç shkruan në rrjetet sociale zyrtare, kryetarja e AMA-, Armela Krasniqi, kjo pjesë e parë e vitit është shoqëruar me lloje të ndryshme shkeljesh ligjore. “Transmetime që nxisin dhunën ose vepra penale; Transmetime që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; Transmetim i përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët & Transmetime të paligjshme në internet. Gjatë këtyre shtatë muajve jemi përballur edhe me OSHMA që nuk kanë vetëdeklaruar pasqyrat financiare në AMA, apo që…
Gjatë takimit me të rinjtë, që do të bëhen pjesë e internshipit në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri me dije dy vendime të rëndësishme, duke i konsideruar ato si një mundësi për të përmirësuar skuadrën që drejton qytetin. Vendimi i parë ka të bëjë me filtrimin e procedurave dhe mënyrës së funksionimit të organizatës, ndërkohë që vendimi i dytë lidhet me verifikimin e të gjitha procedurave, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me standardet e BE. “Ne kemi marrë disa vendime: Një vendim që morëm këtë javë është lidhja në partneritet me kompaninë më të njohur…
Një pjesë e një hoteli është shembur në Gjermaninë perëndimore, duke vrarë dy persona (një burrë dhe një grua) dhe duke lënë tetë të tjerë të bllokuar në rrënoja. Një kat në hotelin Reichsschenke Zum Ritter Götz në Kroev, në perëndim të Frankfurtit, u shemb rreth orës 23:00 të së martës, tha policia në një deklaratë. Nga 14 personat që ishin brenda në atë moment, pesë arritën të dilnin pa lëndime. Të mërkurën herët në mëngjes, shërbimet e urgjencës kishin konstatuar se një person kishte vdekur, por ende nuk arritën të nxirrnin dot trupin nga rrënojat. Në atë moment, tetë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.78, të vitit 2023, dhe çuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq të këtij grupi të strukturuar kriminal në ngarkim të të pandehurve: 1. Ismail Zeneli, akuzuar se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334 (dy herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, vepra të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal. 2.…
Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi në afërsi të Lamont, Kaliforni mbrëmjen e së martës. Sipas medieve të huaja, tërmeti u ndje në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, duke përfshirë Los Anxhelosin. Të paktën 30 pasgoditje më të vogla, me magnitudë midis 2.5 dhe 4.5 të shkallës Rihter, u ndjenë në zonë gjatë orëve së ardhshme, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti kryesor nuk shkaktoi dëme ose shkatërrime të mëdha. Fatmirësisht nuk raportohet as për persona të lënduar.
Një 38-vjeçare ka humbur jetën papritur, teksa në krahë mbante foshnjën e saj vetëm 5 ditëshe! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku sipas mediave vendase, viktima ishte bërë nënë për herë të dytë, dhe papritur ka ndërruar jetë, e ulur në divanin e shtëpisë me foshnjën e në dorë. Pas telefonatave që nuk merrnin përgjigje, bashkëshorti i saj është kthyer në banesë dhe e ka gjetur pa jetë, e ndërsa foshnjën duke qarë. Ende nuk dihen arsyet se përse u shua papritur, por do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë shkaqet. Paraprakisht, dyshohet se në momentin që…
Gjatë mesnatës së fundit një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit. Gaetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se burime jo zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.45 në afërsi të Rreth-rrotullimit pranë Godinës së Postës Shqiptare. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë prej tij ,ndërsa automjeti është shkrumbuar tërësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve dhe largimin e automjetit nga rruga. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar një difekt në sistemin elektrik.
Katërmbëdhjetë skelete u gjetën në bordin e një varke rreth 10 milje detare larg brigjeve të Río San Juan në veri të Republikës Dominikane. Mbetjet e skeletit korrespondojnë me njerëz nga disa vende afrikane. Për momentin trupat nuk janë hequr për të shmangur situata të rrezikshme për shëndetin. Anija u lokalizua pas alarmit të ngritur nga një peshkatar vendas.
Dy vëllezër shantazhin një të mitur me foto intime që ia kishin marrë me mashtrim në komunikimet që patën në rrjetet sociale. Dy djemtë e kërcënonin do t’i publikonin fotot nëse ajo nuk u dorëzonte shuma të caktuara parash. Në dy raste, vajza kishte marre pa leje nga shtëpia rreth 1 milion lekë dhe ua kishte dorëzuar shantazhuesve që të mos i shpërndanin fotot. Por djemtë nuk u mjaftuan dhe i kërkuan serish para. Vajza me pas u tregoi prindërve dhe pas kallëzimit në polici, u bë i mundur arrestimi i dy vëllezërve.
Ngrënia e disa mollëve, brokolit, trangujve, bananeve ose fasuleve jeshile, mund të ndihmojë të mbani mjekun larg, veçanërisht për njerëzit me presion të lartë të gjakut në rrezik për sëmundje të zemrës dhe veshkave, sipas një studimi të ri. “Pacientët me presion të lartë të gjakut, dy problemet e mëdha që ata hasin është sëmundja e zemrës dhe sëmundja e veshkave,” tha Dr. Donald Wesson. “Studimi testoi, nëse ulja e sasisë së acidit në dietën tonë zvogëlon apo jo komplikimet e presionit të lartë të gjakut që lidhen me sëmundjet e veshkave dhe sëmundjet e zemrës”, shtoi ai. Produktet shtazore,…
Ka shkuar në 24 numri i personave të vrarë gjatë protestave të dhunshme kundër rizgjedhjes së presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë, të kontestuara nga opozita. Lajmi konfirmohet nga grupet e të drejtave të njeriut.PROVEA, një OJQ me qendër në Karakas, foli për “24 vdekje nga e diela e 28 korrikut deri të hënën 5 gusht” në incidente të lidhura me zgjedhjet presidenciale. Divizioni i Human Rights Watch (HRW) përgjegjës për kontinentin amerikan publikoi të njëjtin raport. Kujtojmë se pas rizgjedhjes së Maduros në krye të vendit, Venezuela është përfshirë nga protesta të dhunshme, në një kohë kur opozita e akuzon…