Partia Agrare Ambientaliste ka dhënë qëndirmin e saj pas rezultatit në Himarë, ku doli fitues kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo. Në një deklaratë për mediet, PAA thekson se në Himarë, ai që humbi së pari ishte procesi, standardi i zgjedhjeve. Sipas PAA, në Himarë u dëshmua se ne ende nuk bëjmë dot zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme. PAA ndau disa nga konkluzionet e raportit të organizatës KRIIK sipas së cilës listat e zgjedhësve nuk u afishuan as në ambientet me akses të lirë për publikun në Bashki dhe as në ambientet e Qendrave të Votimit, në…
Author: tirana
Bashkia e Tiranës po vijon me ritme të shpejta punën për rehabilitimin e hapësirave mes pallateve në kryqëzimin e rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në terren, ku ekipet po ndërhyjnë për transformimin e zonës, e cila pas investimit pritet ta rrisë vlerën e pronës përreth me 30-40%. Veliaj tha se do të kryhet edhe unifikimi i fasadave përmes Fondit të Komunitetit. “Është 40 gradë dhe, për sa kohë që shumica e njerëzve janë për pushime, edhe ne kemi një moment të përshtatshëm për punuar. Këtu po bëjmë një investim që do ta rrisë…
40 atletë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Parisit janë prekur nga virusi Covid-19. Kështu ka zbuluar të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), sipas asaj që raporton gazeta franceze ‘L’Equipe’. “Nuk është për t’u habitur të shohësh atletë të infektuar, sepse virusi qarkullon mjaft shpejt në vende të tjera”,-tha Maria Van Kerkhove, një epidemiologe përgjegjëse për gatishmërinë ndaj epidemisë dhe pandemisë në OBSH, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë e rëndë. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqen pranë tregut të shumicës së produkteve fruta-perime në qytetin e Gjirokastrës. Flakët prej mëse 30 minutash dogjën një parcelë me bimësi pranë tregut të pozicionuar në pjesën e poshtme të qytetit, pranë lumit Drino. Në vendngjarje mbërritën dy automjete zjarrfikëse dhe një autobot pasi zjarri mori përmasa të mëdha për shkak të ndikimit të erës. Pas disa minutash zjarri u vendos nën kontroll.
Kreu i PD-së, Sali Berisha që prej 30 dhjetorit 2023 flet nga ballkoni i banesës, kjo për mbështetësit që i shkojnë çdo mbrëmje poshtë shtëpisë në ”Rrugën e Salës” në Tiranë. Këtë herë Berisha thotë se të drejtat dhe liria fitohen me revolta të pandalshme. ”Të drejtat, liria, nën pushtim, nuk fitohen kurrë me fjalime, nuk fitohen kurrë në studio televizive, përveçse me revolta të pandalshme, me sakrifica deri në fitore”,-shkruan Berisha në videon e postuar të një pjese të fjalës që mbajti mbrëmë.
Nga Edmond Arizaj Unë nuk di si ta quaj këtë burrë, lypës? Ai nuk lyp kurrë, megjithatë pranon gjithçka. Dhe, çudia e çudirave, në ndryshim nga të gjithë, ai kurrë, kurrë nuk e sheh sasinë e parave që i lëshon në dorë. Mbi 15 vjet që “e njoh”. Që kur mbante flokë dhe mjekër të gjatë jo shumë tërheqëse për syrin. Mos më pyesni për emrin sepse nuk ua them. Ndoshta të afërmit e tij nuk duan, sepse ai më tha që ka dhe një vëlla që i punon…diku në vendlindjen e tij, një qytet liqenor. Babai kishte qenë me…
Kryeministri Edi Rama po vijon pushimet në jugun e vendit. Këtë herë kreu i qeverisë ka treguar një nga pikat më të preferuara të turistëve dhe pushuesëve që është në Sarandë dhe quhet Arameras. Kjo zonë është një destinacion i mrekullueshëm dhe ekskluziv, që ofron një përvojë unike plazhi në një mjedis të qetë dhe të rregulluar me kujdes.
Partia Demokratike kërkon reagim nga Ministria e Arsimit për projektin fantazmë që u premtonte nxënësve, prindërve dhe mësuesve udhëtime dhe trajnime në SHBA, por që nga hetimet e policisë u zbulua se ishte gjithçka një skemë mashtrimi. Nga selia blu, drejtuesja e Departamentit të Arsimit pranë PD, Lili Sula, akuzoi ministrinë se ka braktisur nxënësit dhe mësuesit dhe sipas saj po mbron zyrtarët e korruptuar. “Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin e projektit fantazmë Let’s talk together about US 2024, ka zgjedhur heshtjen dhe mbulimin e këtij skandali! Në këtë skandal të radhës e të njohur…
Tim Walz, kandidati për zv/president, i përzgjedhur nga demokratja Kamala Harris, ka bërë reagimin e parë. Ai është shprehur i nderuar që do t’i bashkohet Harris në këtë fushatë për Shtëpinë e Bardhë. ”Është nder jete të bashkohesh me Kamala Harris në këtë fushatë”. Walz shton se Harris po na tregon politikën së “çfarë është e mundur”. ”Më kujton pak ditën e parë të shkollës. Pra, le ta bëjmë këtë, njerëz! Bashkohu me ne”, ka shkruar ai. Kamala Harris zgjodhi Tim Walz si kandidat të saj për postin e zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale, ku pretendent ishte dhe Guvernatori i Pensilvanisë,…
Nga Agron Gjekmarkaj Ardhja e Mamicës në krye të Kuvendit shkaktoi potere e xhelozi të madhe brenda grupit të deputetëve socialist. Nga tanët nuk kuptohet në Nallbati është më i gëzuar apo më i trishtuar? Hermetik është bërë i paudhi. Të gjithë presin që ai të leshojë një psheretimë zhgënjimi apo gëzimi për të thënë më pas ashtu e kështu! Thjesht rri i ngurosur, i vuvosur, meit! Vetem Saimir Koreshi kendonte hitin e njohur “ tuj tuj tuj pulat e gjata”! Jorushi i Tabakëve si një murgeshë e virtytit lutej për paqen e përgjithshme. Albana shyqyr që nuk më futi…
Kader Kicaj tregoi pak ditë më parë është ndarë nga partneri i saj, Lumbardh Salihu, me të cilin u njoh dhe u lidh brenda në ”Big Brother Kosova Vip 2”. Ajo bëri një njoftim në rrjete sociale dhe tha se vetëm është lënduar nga kjo romancë. Fituesi deri më tani nuk ka reaguar fare, as për të mohuar e pohuar këtë. Megjithatë, ish-futbollisti së fundmi zbulon se ka shkuar në Prizren, në vendlindjen e ish-të dashurës. “Ani zemër”, ka shkruar ai. Kjo duket të jetë një mënyrë kthyese për Kaderin, edhe pse nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë.…
Zjarri në masivin pyjor të Tërnovës që u shua të hënën, është riaktivizuar këtë të martë. Rreth 10 ha pishë e ah janë djegur. Flakët janë drejtuar drejt kurorës së gjelbër të liqenit të Zi, e vetmja kurorë e paprekur në këtë zonë. Në terren kanë shkuar sërish për shuarjen e zjarrit rreth 60 forca e mjete të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të aparatit bashkiak Bulqizë. Atyre u janë bashkuar rreth 100 forca të ushtrisë nga Burreli dhe Tirana, që po luftojnë me flakët prej tre ditësh. Si rezultat është bërë e mundur shuarja e 2 vatrave të…