Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit që të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Sipas PD-së, deputeti Sina ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit. ”Deputeti Vullnet Sinaj i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën”,-thuhet në qëndrimin e grupit të PD-së. Njoftimi i PD-së Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do ti kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Nga verifikimi i të dhënave të…
Author: tirana
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar edhe njëherë tjetër për situatën e krijuar në vend prej përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”. Duke postuar një video sensibilzuese për sëmundjen, nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshillon qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë. ”Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”, shpjegon Koçiu.
Nga Ardit Bido I dashur Vangjel, Tani që mbaruan zgjedhjet dhe mund të flasim bazuar në rezultate, po të shkruaj këto pak radhë. Përpara se të niste fushata zgjedhore, teksa disa gjithçkanalistë në kolltuqet televizive të Tiranës dhe disa eksponentë të partisë politike ku ti aderon të ulur në kolltuqet e kafeve që kafet nuk prodhojnë votë, flisnin që ti ishe kandidati që do të merrte votat e grekëve të Himarës, kisha shkruar se është një naivitet total dhe një mosnjohje totale e zonës që të mendosh se votat e personave me vetidentifikim grek në Himarë e në Dhërmi do…
Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë ulur transaksionet e pasurive të paluajtshme. Referuar të dhënave të INSTAT vetëm në 3-mujorin e parë të këtij viti transaksionet e përllogaritura në këtë sektor arrijnë në 35.6 miliardë lekë ose rreth 350 milionë euro. Vlera e transaksioneve është më e larta e regjistruara ndonjëherë në periudhën janar-mars, por është më e ulët se në tremujorin e fundit të vitit 2023, kur shitjet e pronave kapën shifrën mbi 360 milionë euro. Në raport me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar shitjet janë rritur me afro 30 milionë euro, pasi vjet në…
Fitorja e Vangjel Tavos së PS-së, ka sjellë reagime nga politikanë të ndryshëm të Greqisë, të cilët kontestojnë fituesin e zgjedhjeve në Himarë duke u bazuar në argumentet e opozitës shqiptare. Media e njohur greke, Ekathimirini, citon burime të saj diplomatike, të cilët përpiqen t’i kujtojnë Shqipërisë rrugën europiane dhe zbatimin e rregullave të përbashkëta të BE për integritetin e procesit zgjedhor. “Ankesat e bëra nga pjesëtarët e pakicës etnike greke në Shqipëri për kushtet në të cilat u mbajtën zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Himarës, veçanërisht pas mohimit të së drejtës kushtetuese për të votuar mijëra njerëz me…
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi të martën guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat për nënpresident nga pjesa qendrore e Amerikës, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë, njoftojnë mediat amerikane duke iu referuar burimeve me dijeni për këtë çështje. 60 vjeçari Walz, një veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe ish-mësues, u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2006, duke fituar në një distrikt me prirje republikane dhe shërbeu për 12 vjet përpara se të zgjidhej Guvernator i Minesotës në vitin 2018. Si guvernator,…
I shpallur nga Policia e Kosovës në kërkim për një sherr në një club, reperi Noizy ka thyer heshtjen përmes një letre publike. Ai thotë se nuk është aspak në arrati, por me avokatët po ndjek rrugën ligjore që të shmangë kurthim që sipas tij, i kanë ngritur në këtë histori. ”Dua të bëj me dije dhe garantoj këdo dhe çdo institucion se kurrësesi nuk jam në arrati apo sfidim ndaj drejtësisë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë të fushës për të shmangur kurthin e padrejtësisë ndaj meje dhe dhënë zgjidhje çështjes në bashkëpunim me organet e drejtësisë në…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim ambasadorin dhe diplomatë të ambasadës britanike në Tiranë, me të cilët bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe për çështje të tjera me rëndësi, me fokus asistencën britanike për Policinë e Shtetit. ”Prita për një vizitë kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King Smith, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Tiranë. Në bisedën e zhvilluar ramë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Ambasadori më siguroi që programet e asistencës për Policinë e Shtetit do të vijojnë sipas agjendës”,-shkruan Hoxha. Në lidhje…
Nga Preç Zogaj Incidenti i shëmtuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit i ka elementët për t’u konsideruar një provokacion i qëllimshëm i segmenteve antiperëndimore të qeverisë së re të Shkupit. As Presidentja e Republikës, as Kryeministri, as ministri i Jashtëm maqedonas nuk kanë reaguar kundër keqtrajtimit të kryetares së shtetit fqinj, në shkelje të hapur të rregullave ndërkombëtare të privilegjeve dhe imunitetit që gëzojnë zyrtarët e lartë. Falje jo e jo që nuk kanë kërkuar. Por edhe po ta kërkojnë diçka të tillë sa për të larë gojën pas “hetimit” të stërzgjatur që…
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, dhe kandidatja e demokratëve për garën presidenciale, Kamala Harris fitoi epërsinë e demokratëve ndaj ish-presidentit Donald Trump në gati një vit, sipas një sondazhi nga Morning Consult. Harris kryeson ndaj Trump me 48 për qind në 44 për qind në mesin e votuesve të regjistruar në të gjithë vendin. Morning Consult tha se sondazhi u krye midis 2 dhe 4 gushtit dhe bazohet në përgjigjet e 11,265 votuesve. Epërsia prej 4 pikësh e Harris është një “diferencë rekord e lartë në favor të saj” dhe është “përparësia më e madhe për një kandidat presidencial demokrat ndaj Trump…
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi sot se mbeten edhe 10 ditë para se të mbyllen aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Muzhaqi e vlerësoi këtë program një mundësi plus për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që duan të zhvillojnë një praktikë 3-mujore pranë institucioneve të administratës shtetërore. Ministrja bëri të ditur se këtë vit ofrohen mbi 1200 pozicione të lira në administratë. “3 muaj praktike pune e njohur si eksperiencë pune në Administraten Shtetërore. Ndërsa për ata që vlerësohen maksimalisht gjatë 3-mujorit të praktikës, mundësi për punësim me kontratë 1-vjeçare”, tha Muzhaqi.…
Dy viktima është bilanci tragjik i një krimi në familje, që ndodhi këtë të martë në një fshat të Konispolit. Hysen dhe Shano Islamaj kanë mbetur të vdekur pas një konflikti mes tyre. 69-vjecari Hysen Islamaj goditi fatalisht me sëpatë bashkëshorten e tij, duke e lënë të vdekur. Konflikti dhe të bërtiturat u dëgjuan në distancë nga djali i tyre, Klementini 40 vjeç i cili ishte jashtë banesës, por nuk arriti të vinte në kohë për të parandaluar ngjarjen e rëndë dhe për të shpëtuar jetën e nënës. I indinjuar kur ka parë nënën e tij pa jetë, ai u…