Author: tirana

Trazirat e dhunshme kundër emigrantëve kanë përfshirë Britaninë, duke e detyruar qeverinë e re të përpiqet të kontrollojë një nga situatat më të këqija të kësaj dekade. Oficerët e policisë u plagosën në Plymouth të hënën mbrëma, ndërsa turmat e zemëruara zbritën në qytetin bregdetar në Anglinë jugperëndimore. Shpërthimi i fundit i dhunës erdhi pasi turmat e ekstremit të djathtë i vunë zjarrin hoteleve ku strehoheshin azilkërkuesit në dy qytete, duke i lënë ata brenda të bllokuar dhe të tmerruar, ndërsa turmat e rebelëve në qytete të tjera dëmtuan ndërtesat publike dhe u përleshën me policinë. Protestat shpërthyen fillimisht në…

Read More

E ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, pas marrjes së detyrës u është drejtuar me një mesazh në gjuhën shqipe të gjithë qytetarëve tanë, ndërsa është shprehur e gatshme të zbulojë më shumë për Shqipërinë dhe kulturën. Përmes një videomesazhi të publikuar nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, VanHorn tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të qëndruar në krah të Shqipërisë dhe për ta mbështetur në rrugën e saj drejt integrimit në familjen e Bashkimit Evropian. “Përshëndetje të gjithëve, Unë jam Nancy VanHorn dhe jam e nderuar të filloj punë si…

Read More

Një makinë ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme në qafën e Kalasë në qytetin e Beratit. Automjeti, tip ‘Peugeote’, me targa AA 381 AB, i marrë me qira nga disa turiste, ka shpërthyer në flakë në pjesën e përparme të tij. Fatmirësisht 4 pasagjeret që ndodheshin në brendësi të mjetit kanë arritur të dalin në kohë nga mjeti, duke mos marrë lëndime, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale. Pas marrjes së informacionit, forcat zjarrfikëse të Beratit kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që kjo situatë krijoji për rreth 30 minuta një kaos tek banorët…

Read More

Një aksident ka ndodhur ka ndodhur në unazën e Durrësit pak minuta më parë. Ngjarja rrugore ndodhi në rrugën “Vëllazërimi”, kur një automjet që nxitonte të dërgonte në urgjencën e spitalit një fëmijë të sëmurë ka kaluar me semafor të kuq. Në këto rrethana ai është përplasur me një furgon. Mjetet janë përplasur dhe me automjete të cilat ndodheshin të parkuara në anë të rrugës. Ndërsa fëmija i sëmurë është dërguar në spital, policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Read More

Në Spitalin infektiv në QSUT janë të shtruar 9 pacientë të prekur nga virusi i nilit perëndimor. Shefja e këtij shërbimi Najada Çomo bën me dije, se pacientët janë të moshës mbi 70 vjec, ndërsa thotë se sëmundja që prek trurin është shpesh jetë kërcënuese për disa kategori. Çomo thotë se në këtë periudhë në shërbimin që drejton janë shtuar rastet e meningiteve edhe encefaliteve e disa prej tyre kanë shkaktarë ethet e nilit perëndimor. Simptomat më të shpeshta nga infektimi me virusin e nilit janë temperatura , dhimbje të forta koke, lodhje, dhimbje të nyjeve apo skuqje në lëkurë.…

Read More

Një ish-anestezist nga Besançon e Francës po përballet me akuza penale për helmimin e 30 pacientëve, 12 prej të cilëve vdiqën gjatë operacioneve. Frenique Pessier, 52 vjeç rrezikon burgim të përjetshëm. Rasti doli në dritë kur një anestezist në një nga klinikat e qytetit informoi autoritetet për tre arreste kardiake “të pashpjegueshme” të pacientëve gjatë operacioneve. Besohet se midis 10 tetorit 2008 dhe 20 janarit 2017, Pessier kontaminoi serumin e pacientëve në dy klinika private në Besançon për t’i shkaktuar atyre arrest kardiak dhe për t’i ringjallur, duke demonstruar kështu aftësitë e tij. Në të njëjtën kohë, ai donte të…

Read More

Bashkia e Tiranës po vijon me ritme të shpejta punën për rehabilitimin e hapësirave mes pallateve në kryqëzimin e rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit”. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në terren, ku ekipet po ndërhyjnë për transformimin e zonës, e cila pas investimit pritet ta rrisë vlerën e pronës përreth me 30-40%. Veliaj tha se do të kryhet edhe unifikimi i fasadave përmes Fondit të Komunitetit. “Është 40 gradë dhe, për sa kohë që shumica e njerëzve janë për pushime, edhe ne kemi një moment të përshtatshëm për punuar. Këtu po bëjmë një investim që do ta rrisë…

Read More

Një prej banoreve të fshatit Shalës në Konispol komentoi krimin e dyfishtë në familjen Islami. Banorja: Jemi shumë të tronditur, merreshin me punët e tyre private, kishin 3 fëmijë, nuk i njohim për konflikte, jemi shumë të tronditur, nuk vinte në lokal por e shikoja në rrugën, kalonte shpesh, thoshte një mirëmëngjesi të gjithë, edhe zonjën e njoh ishte nga fshati, edhe djali, ishin familje e mirë, nuk kishin probleme të tilla.

Read More

14 mijë libra “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” për fëmijët e diasporës, të financuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nisur pranë selive diplomatike shqiptare, për të siguruar që fillimi i vitit të ri shkollor t’i gjejë klasat e gjuhës shqipe në diasporë me tekstet e reja. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se MAS është e angazhuar të mbështesë fëmijët e diasporës, të cilët do të kenë këtë vit edhe Nivelin II të librit të përbashkët “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”. “Përpara vitit të ri shkollor po bëjmë të mundur shpërndarjen e teksteve në diasporë.…

Read More

Policia e Maliqit ka identifikuar dhe proceduar penalisht një 53-vjeçar si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Bodesë. Valdet Bezhani, 53 vjeçar lindur në Bode e banues në qytetin e Korçës sipas policisë lokale dyshohet si autor i disa vatrave të zjarrit në pyllin e Bodesë. Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se zjarri i parë në këto pyje është shkaktuar për shkak të kushteve atmosferike (shkarkim rrufeje) ndaj në kushte të tilla, 53-vjeçari për të shpëtuar fermën e tij të bletëve ka ndezur zjarre të kontrolluara me qëllim moslejimin e flakëve…

Read More

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në rrugën që të çon në fshatin Zvërec në Vlorë. Një automjet ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motomjeti. Drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një krim i dyfishtë në familje tronditi vendin këtë mëngjes të marte. Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës të Konispolit, gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe. Më pas ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje. Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes shtetasit Klement Islami ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë,…

Read More