Fredi Beleri, i cili sot është eurodeputetet i Greqisë, por në burg për zgjedhjet lokale të 2023, ku ai fitoi bashkinë e Himarës, sot në një reagim për humbjen e PD-së në zgjedhjet e reja lokale që u mbajtën të dielën, thotë se ai dhe Greqia duan një shkollë të mesme minoritare në HImarë. Pra e gjithë lufta e Belerit është për këtë plan. ”Kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre”,-shkruan Beleri. Reagimi i plotë nga Fredi Beleri Rezultati i…
Author: tirana
Reperi Noizy është shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë pas përleshjes në një klub nate në Pejë, disa ditë më parë. Ai po kërkohet për shkak se dyshohet që bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizyt dhe Bahtjar Bajraktarit. “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të…
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën ka uruar kandidatin fitues të Partisë Socialiste, Vangjel Tavon. ”Euronews Albania”, shkruan se pas certifikimit të rezultatit, Gjikuria ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vangjel Tavon, ku i ka shprehur urimin për fitoren e zgjedhjeve. Pavarësisht tensioneve mes PS dhe opozitës, dy kandidatët Gjikuria dhe Tavo zhvilluan një fushatë lartë sulmeve dhe akuzave personale. Gjatë ditëve të fushatës, kandidati i PS deklaroi se ishte gati t’i jepte postin e nënkryetarit të Bashkisë rivalit të tij. Një gjest demokracie, për shumëkënd i papritur duke marrë parasysh gjithë këtë periudhë tensioni e beteje për Himarën,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të diskutojë të hënën mbi tensionet në Lindjen e Mesme me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, si dhe do të bisedojë me Mbretin e Jordanisë Abdullah II po për situatën në rajon. Bisedimet mbahen ndërsa udhëheqësit izraelitë paralajmërojnë për pasoja të rënda nëse sulmohen, mes shqetësimeve për veprimet që mund të ndërmarrë Irani ose grupet e mbështetura prej tij në rajon. Dje ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi vizitoi Iranin, ku kërkoi t’i jepet fund përshkallëzimit të tensioneve në mënyrë që rajoni të jetojë në “paqe, siguri dhe stabilitet”. Sekretari…
Rezultatet e Shqipërisë në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”, deri më tani kanë qenë zhgënjyese nga 5 prej 8 sportistëve kuqezi që kanë përfunduar garat. Shpresat e fundit janë tek kampionët e mundjes së stilit të lirë, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev do të garojnë gjatë kësaj jave. Nga mundësit rusë të natyralizuar me pasaporta shqiptare janë pritshmëritë për medalje, që do të ishte një rezultat historik. I pari do të futet në tapet Zelimkhan Abakarov, kampion bote me flamurin kuqezi. Abakarov do të konkurrojë në peshat 57 kg, me kualifikueset që nisin që më 8 gusht. Një ditë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku stafi i mjekëve dhe infermierëve po përballon me sukses fluksin e shtuar të pushuesve gjatë këtij sezoni turistik. Koçiu fillimisht u ndal në Urgjencën e spitalit, e cila ofron shërbime sipas standardeve më bashkëkohore për qytetarët, por edhe për pushuesit vendas e të huaj gjatë sezonit veror. Ajo u shpreh se Urgjenca e Vlorës merr rëndësi të veçantë në stinën e verës për shkak të fluksit që qyteti i Vlorës ka gjatë verës, shtuar sidomos edhe me rritjen e numrit të turistëve të…
Bashkimi Evropian ka shtuar të hënën 28 zyrtarë dhe “propagandistë” të Bjellorusisë në listë të zezë, të lidhur me shtypjen që u bën kundërshtarëve, lideri autoritar, Alexander Lukashenka. Blloku me 27 vende anëtare ka sanksionuar disa herë Qeverinë bjelloruse, prej kur autoritetet kanë nisur të shtypin protestat kundër regjimit të Lukashenkas më 2020. BE-ja ka shtuar sanksionet ndaj Bjellorusisë edhe për shkak të rolit të këtij shteti në nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë. Me vendimin e fundit, numri i individëve bjellorusë në listën e zezë të BE-së ka shkuar në 261. Në atë listë veçse janë Lukashenka dhe…
Pas humbjes në zgjedhjet e Himarës, kandidati i opozitës Petro Gjikuria falenderon votuesit, por nuk lë pa hedhur akuza ndaj pushtetit. ”Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë”,-shkruan Gjikuria. Për të në këto zgjedhje të parakohshme janë përdorur metoda anti demokratike në mënyrë që të tjetëroshej vota në favor të Vangjel Tavos. “Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e…
Kur ende nuk është shuar skandali i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që u përball në aeroportin e Shkupit me një akt ”dhune”, një tjetër incident thuajse është finalizuar ditën e sotme gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut. Para fillimit të konferencës për shtyp të Kurtit me homologun, është dalluar ngatërrimi i flamurit të Kosovës. Në vend të tij, në sallën e konferencës ishte vendosur flamuri i Bashkimit Evropian. Ky i fundit u pikas dhe u ndryshua vetëm pak para nisjes së konferencës për shtyp. Është gabim apo provokim?
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi kërkon që qeveria ”Rama 3” të reagojë për ilaçet e skaduara, në një kohë kur ata u servireshin edhe fëmijëve në QSUT. Vokshi shprehet se Rama duhet të reagojë për këtë skandal, e jo të heshtë siç bëri me kartat e identifikimit të skaduara, në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Himarës. ”Për kartat e skaduara të votuesve në Himarë nuk reagoi. A do të reagojë Edi Rama për ilaçet e skaduara që i kanë kaluar te pediatria?”,-shkruan Vokshi.
Kryeministri Edi Rama vijon që ta tregojë si me foto dhe video, që turistët në Shqipëri këtë vit janë të shumtë. Këtë herë kreu i qeverisë ka ndarë pamje që vijnë nga Berati i bukur, ku shkruan se vizitorët anekënd botës ndajnë përshtypjet për natyrën, historinë, traditën, mikpritjen, ushqimin dhe gjithçka që ofron ky qytet. ”Berati si asnjëherë më parë. Në qytet, në fshat, në kantina, në kanione, në hyrje të qytetit e deri në periferi, me verën e jashtëzakonshme të vreshtave autoktonë që po vendosin Shqipërinë në hartën e enologjisë, me këngë dhe me dolli, turistët po shijojnë Beratin…
Policia në Maqedoninë e Veriut ka kallëzuar penalisht shefin e sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi, polici i cili më 1 gusht në aeroportin e Shkupit me urdhër të Gashit shkoi për të monitoruar situatën e krijuar mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe policisë kufitare e kontrollit të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut. Ai është pezulluar nga puna dhe ndaj tij rëndojnë kallëzimet për cenim të sigurisë dhe pengim i personit zyrtarë. Procedurë disiplinore është ngritur edhe ndaj dy policëve të tjerë. “I denoncuari ka ardhur në Aaroportin e Shkupit me veturë në parkingun e sektorit VIP.…