Author: tirana

Aventura e Orges Shehit si trajner i Partizanit ka marrë fund pas 27 ndeshjeve. Klubi i kuq dhe tekniku durrsak kanë rënë dakord për të ndërprerë mes tyre bashkëpunimin e nisur në 26 dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-portieri i njohur u shpall nënkampion me “Demat”, skuadër me të cilën ka luajtur edhe gjatë karrierës futbollistike. Njoftim i plotë Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj…

Read More

Shqipëria garanton 25 milionë euro për ekonominë blu, duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë detare dhe bregdetare falë marrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri-Itali, projektvendimi i të cilit u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se programi ”Ekonomia Blu” kontribuon duke i ofruar institucioneve dhe sektorit privat mundësi të reja në procesin e anëtarësimit në BE. Për të ky program përputhet me Strategjinë për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës së peshkimit dhe mbështet peshkimin në shkallë të vogël në të gjithë bregdetin shqiptar.…

Read More

Këtë të hënë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Valas në Elbasan. Zjarrfikësit e Elbasanit, Cërrikut dhe emergjencat civile, bashkë me banorët e zonës po luftojnë me flakët. Ndërkohë flakët po vijojnë të përhapen të favorizuara nga era.

Read More

Lojërat Olimpike ”Paris 2024”, vijojnë të sjellin çudira. Ann Fraser-Pryce, atletja nga Xhamajka nuk ka mundur dot të garojë për vendin e saj për një arsye qesharake. Sportistët që nuk qëndrojnë në fshatin Olimpik dhe nuk vijnë me autobusin e skuadrës, duhej të futeshin brenda në një mënyrë tjetër. Diçka të tillë, Pryce e kuptoi vetëm në fund, kur u afrua te stadiumi. “Një punonjës i sigurimit më tha se e ndryshuan dje rregullin. Si mund ta ndryshoni rregull dhe të mos tregoni? Pra, ju po i kërkoni të gjithë atletëve të cilët për çfarëdo arsye nuk qëndrojnë në fshat,…

Read More

Gazetari dhe analisti Martin Leka, thotë se vota e himarjotëve për PS dhe Vangjel Tavon, ishte një votë proteste ndaj opozitës për kandidimin e një personi si Fredi Beleri në zgjedhjet e kaluara. ”Mendoj se është një votë proteste ndaj kriminalizimit të zgjedhjeve në Himarë, duke vendosur një kandidat me rekord kriminale të hipotekuara siç janë akuzat ndaj Belerit për vrasjen e dy komandove tona në kufi apo dënimi që ka pasur për përdhosje të simboleve kombëtare. Publiku e ka kuptuar qartë që në Himarë nuk mund të luhet me ndjenja nacionaliste, aq më tepër kur në krye të tyre…

Read More

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pasi akuzohet se shiste doza kokaine dhe kanabisi, në lokalet e natës. Policia ka bërë të ditur se ka sekuestruar dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, që u gjetën në dhomën e tij të hotelit. “Vihet në pranga një 25-vjeçar që shiste doza kokaine dhe cannabisi, në lokalet e natës. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe cannabisi, që u gjetën në dhomën e tij të hotelit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të…

Read More

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato goditi të premten ( 2 gusht) me shpullë një qytetar i cili iu bashkua protestës së banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, duke i rënë borisë së makinës. Për këtë ngjarje reagimet nuk kanë munguar. Partia Demokratike, përmes Klevis Balliut, thotë se dënon kthimin e Qatos në detyrë dhe kërkon marrjen e masave disiplinore serioze e të plota ndaj tij. ”Egërsimi i Altin Qatos dhe goditja e qytetarit është në vetvete një aferë korruptive për të mbuluar një tjetër aferë korruptive të qeverisë. Prej kohësh Policia e Shtetit është kthyer ne mburojë të pushtetit dhe aferave…

Read More

Engjëllush Delia me rrahje brutale i mori jetës gruas. Ai ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, Hatije Delia, 64-vjeç, e cila ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Për këtë krim të rëndë ka reaguar edhe fituesja e ”Big Brother Albania Vip 3”, aktorja Egla Ceno. Teksa ka postuat foton e burrit vrasës, ajo shkruan se uron që në burg, t’ia tregojnë qefin burrat. ”Ky surrati rrahu gruan, i theu nofulla e kocka deri sa e vdiq. E ndjera 64 vjeç! Sepse të jesh grua shpesh do të thotë “VDIS PA TË BESOJ”! Shpresoj që në burg t’ia tregojnë qejfin…

Read More

Këtë të hënë Himara u zgjua e qetë, ndërsa qytetarët iu rikthyen plazhit pasi mori fund saga e drejtimit të bashkisë. Për banorët më shumë se sa emri i kryebashkiakut ka rëndësi puna që ai do bëjë. ”Siç ka bërë gjithë punët mirë në jetën e tij, ka bërë edhe këtu”; “Të gjitha mundësitë janë. Kushdo të punojë, punon”, u shprehën disa qytetarë të Himarës. E ndërsa Vangjel Tavo shtriu dorën e bashkëpunimit për kandidatin e tij Petro Gjikuria, përgjigjen nuk e ka marrë ende.

Read More

Gjatë vizitës tek streha e kafshëve në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal edhe te një tjetër çështje problematike, që prek jo vetëm qytetarët, por edhe kafshët. Ai foli për fushatën e pastrimit që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës, teksa apeloi për bizneset që të mos i hedhin mbeturinat aty ku i hedhin familjarët. ”Sa i përket çështjes së pastrimit, ne kemi pasur një fushatë të jashtëzakonshme gjobash, sidomos për kompanitë private. Bizneset nuk mund t’i hedhin mbetjet aty ku i hedhin familjarët. Të hedhësh të gjitha copat e mbetura të sfungjerit, apo të lëkurës dhe…

Read More

Socialistët fituan bashkinë e Himarës të dielën e 4 gushtit, duke mundur opozitën me rreth 1500 vota më shumë. Kandidati i PS-së Vangjel Tavo do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Himarës, pasi ka siguruar 5022 vota, ndërsa rivali i tij Petraq Gjikuria e koalicionit “Bashkë Fitojmë” vetëm 3545 vota. Në njësitë administrative Lukovë me 1725 vota dhe Horë Vranisht me 1165 vota kandidati socialist ka fituar bindshëm, ndryshe nga Gjikuria, i cili ka marr në të dyja komunitetet aq vota saç ka marr Tavo veç në 1. Konkretisht kandidati opozitar në Horë Vranisht numëron veç 141 vota…

Read More

SPAK mësohet se ka nisur letërporosi drejt Belgjikës dhe Francës, duke kërkuar që të identifikohen kodet e “SkyECC” për çështjen e 3.4 milionë eurove që u gjetë në ”Toyota Yaris”, për të cilën u arrestua ish-drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Organi i akuzës kërkon të dhëna për kodet e tjera të “SkyECC” në vazhdën e hetimeve që po kryhen për funksionarë dhe ish-funksionarë të tjerë të drejtësisë.

Read More