Author: tirana

Nga: Andi Bushati Rezultati pa surprizë i zgjedhjeve të Himarës ku “greku” i Ramës i mori vendin “grekut” të opozitës kërkon një shpjegim që e kapërcen kurthin e dasisë etnike, ku e futën me pahir, prej një viti, këtë çështje. Nëse në majin e shkuar, Fredi Beleri fitoi me më pak se 20 vota, katërmbëdhjetë muaj më pas, Vangjel Tavo e njëqindfishoi diferencën në favor të tij. Pra pyetja që shtrohet është: si ndryshuan kah plot 1500 votues? Kush i bëri atyre magji? Si ndodhi kjo përmbysje në një kohë kaq të shkurtër? Në fakt, po të jetonim në një…

Read More

Nga Mero Baze Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria është goditur rëndë nga partitë politike që e mbështesin, PBDNJ, Partia Demokratike dhe aleatët e tyre, ende pa përfunduar procesi i votimit. Në një sulm të pazakontë ndaj tij, Vangjel Dule, Sali Berisha, Ilir Meta e më pas gjithë rrethi i mbështetësve të tij shpallën humbjen e tij paraprakisht, duke e banalizuar atë me shpikje që në të vërtetë e fyejnë atë edhe më shumë. I pari që e goditi publikisht një ditë më parë ishte Vangjel Dule. Ndërkohë që himarjotët ende nuk ishin nisur për në kutinë…

Read More

Dashi-Zmadhoje tablonë e madhe! Prapavija e Mërkurit te shenja e Virgjëreshës të frymëzon që të vendosësh si prioritet fokusin dhe vëmendjen te detajet. Të mërkurën, kur Afërdita dhe Mërkuri të bashkëveprojnë, ti do të mund të kesh më shumë besim në lidhje me të tjerët. ndërsa sa i përket Hënës në Akrep, është një event shumë seksi, ndaj do të ndjekësh pasionin dhe kënaqësinë. Demi-Prapavija e Mërkurit nis në Virgjëreshë dhe të rikujton se sa shumë ia vlen të të dashurosh ty. Do të kesh gëzim dhe shumë dashuri që të rrethon. Nga e mërkura e më tej, do të…

Read More

Gjykata e Posaçme ka shtyrë dhënien e vendimit në lidhje me kërkesën për ndryshim të masës shtrënguese ndaj ish-ministrit socialist të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për përvetësimin e fondeve të BE-së tek agjencia SASPAK. Beqaj ndodhet i arrestuar bashkë me tre ndihmësit e tij dhe në total janë 7 persona që po hetohen nga SPAK për shpërdorim të detyrës. Seanca e radhës është shtyrë për në datën 7 Gusht, në orën 13:00. Gjatë seancës Beqaj ka kërkuar masë sigurimi “arrest shtëpie”, ose garanci pasurore 5 milionë lekë të reja. Ish-ministri i PS-së ndodhet në qeli pasi dyshimeve për abuzimet…

Read More

Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina është dorëzuar ka dhënë dorëheqjen pasi vendi është përfshirë nga protesta të dhunshme. Të paktën 91 persona mbetën të vrarë dhe qindra të plagosur të dielën në përleshjet mes policisë dhe protestuesve që kërkonin heqjen e kuotave për vendet e punës në qeveri dhe dorëheqjen e kryeministres. Numri i të vdekurve të dielën, i cili përfshinte 13 oficerë policie, ishte më i larti për një ditë të vetme nga çdo protestë në historinë e fundit të vendit. Shifra tejkaloi 67 vdekjet e raportuara më 19 korrik, kur studentët dolën në rrugë kundër kuotave, raportoi Reuters.…

Read More

Noizy është aktualisht i kërkuar nga Policia e Kosovës, por kjo nuk e ka ndaluar që të bëjë një reagim të rëndësishëm përmes Instagramit pas zhvillimeve të fundit. “Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, ka shkruar Noizy në postimin e tij. Ky njoftim vjen pas spekulimeve të shumta dhe një situate të tensionuar që ka ndodhur në lidhje me reperin. Noizy është në kërkim intensiv nga Policia e Kosovës. Autoritetet kanë lëshuar një fletarrest ndaj tij pasi reperi nuk është paraqitur në stacionin policor pas një thirrjeje për intervistë lidhur me një incident të ndodhur në një diskotekë në…

Read More

Kryeministri Edi Rama përmes një shkrimi të gjatë dhe shpjegues, thotë se po i bëhet maskarallëku i njëmijtë në adresë të tij në mënyrë të padenjë por se për këtë cështje do të shihen në gjykatë. Shkrimi i plotë nga Edi Rama Në ndërkohën që Himara mblidhej për të bërë zgjedhjen e qartë dhe të padiskutueshme që bëri dje, kuzhina e qarqeve ekstremiste greke, ku është gatuar çorba e madhe e gënjeshtrave për pronat në Himarë dhe qenefët e atyre në Tiranë pa din, iman, fe e as atdhe, vijuan të jashtënxjerrin rrena me bisht mbi historinë e pronave të…

Read More

Fajtori për humbjen e kandidatit opozitar Petro Gjikuria përballë Vangjel Tavos në zgjedhjet për bashkinë e Himarës, për Lulzim Bashën është kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Basha analizon dështimin e opozitës në qytetin bregdetar, duke akuzuar Berishën për një pazar me kryeministrin Edi Rama, viktimë të së cilit janë himarjotët dhe demokratët. ”Sali Berisha ka shitur demokratët për të mbrojtur veten, sepse nuk ka as hallin e Himarës as hallin e Shqipërisë, por vetëm hallin e tij. Demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimë e pazarit Rama-Berisha. Tani kishte vulën, komisionerët dhe fondet, me të cilat justifikohej për humbjen…

Read More

Një 50-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë në Vlorë. Sipas informacioneve, M. D., 50 vjeç, akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”. Pasi u kap duke transportuar mallra kontraband, policia ka gjetur dhe sekuestruar paketa me cigare dhe pije alkolike. M.D. u kap duke transportuar me një automjet, një sasi produktesh (paketa me cigare, pije alkoolike, shishe uji), të dyshuara të kontrabanduara, të cilat dyshohet se do shiteshin në biznesin e shtetasit B. Ç. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë/ Evidentohet dhe goditet një rast i kontrabandimit të mallrave për të cilat paguhet akcizë. Sektori për Hetimin…

Read More

Hasan PASHA/ Gjeneral Brigade Abaz Lleshi ka kontribute intelektuale ndaj është vlerësuar nga strukturat shtetërore dhe pushteti vendor me tituj nderi. Në fushën e mbrojtjes ka merita të veçanta, ndërkohë ai mbetet një qytetar model i Matit dhe më gjërë. Klubi Letrar “Pjetër Budi” i propozoi Këshillit Bashkiak Mat, me 21 Dhjetor 2022, ta shpallte “Qytetar Nderi”, duke patur parasyshë udhëtimin dhe karrierën e tij brilante si ushtarak i zoti, korrekt, dhe i suksesshëm. Në materialin e paraqitur nga kryetari i Klubit Letrat “Pjetër Budi”, Hamdi Hysuka, radhitet me shumë profesionalizëm e gjithë veprimtaria e ushtarakut të lartë ndër vite.…

Read More

38-vjeçari i cili u gjet i pajetë mesditën e djeshme pranë Gjirit të Barxhos në Ksamil është Florian Kofina, banues në Tiranë. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore mësohet se 38-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes. Dyshohet se paraprakisht viktima ka pësuar arrest kardiak teksa bënte zhytje në plazhin e njohur si plazhi i shkëmbinjve dhe më pas është mbytur. Personat, të cilët kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë të 38-vjeçarit i kanë thënë policisë se dyshonin të jetë goditur me jet ski, pasi në distancë janë parë disa mjete lundruese. Për këtë arsye, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit…

Read More

Policia ka paralajëmruar qytetarët që të bëjnë kujdes nga persona që shantazhojnë në në emër të funksionarëve publikë dhe shtetërorë, për të dhënë shuma parash për llogari të tyre. Në një njoftim, policia bën thirrje që qytetarët të denoncojnë menjëherë raste të tilla. Njoftimi: Policia e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, ka intensifikuar punën që nëpërmjet strukturave të specializuara, të parandalojë raste të shantazhimit për dhënie pasurie. Nisur nga raste të evidentuara dhe të goditura kohët e fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe duke marrë shkas nga disa kallëzime të reja në strukturat e Policisë së Shtetit, nga pronarë…

Read More