Një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një 32-vjeçar në një lokal të Vlorës, në lagjen “Pavarësia”. Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 32-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës për shkak të plagës që ka marrë, ndërkohë 17-vjeçari mësohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Ngjarje e rëndë në Vlorë. Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin Engjellush Delia, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë ndërroi jetë në spitalin e Traumës. NJOFTIMI I POLICISE– arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës; – arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një…
Shqipëria – destinacioni i ri nën radar – ofron një ndërthurje të vendeve arkeologjike, maleve dhe fshatrave tradicionale plot hijeshi, sipas një artikulli të botuar në revistën franceze të udhëtimeve “Easy Voyage”. Vitet e fundit, turizmi në Shqipëri ka ardhur gjithnjë e më në rritje – dhe ky vend ballkanik është kthyer shpejt në destinacionin kryesor evropian. I pasur në trashëgiminë e tij – historike dhe natyrore – Shqipëria kryeson mes vendeve të lashta arkeologjike. Vendi mesdhetar është gjithashtu shtëpia e liqeneve dhe plazheve ku mund të pushoni këtë verë! Liqeni i Ohrit Liqeni i Ohrit – është një nga…
Dy 39-vjeçarë kanë përfunduar në pranga nga efektivët e qarkullimit. Sipas komunikatës E. K., 39 vjeç, dhe N. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Policia thotë se tashmë materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i policisë: U arrestuan E. K., 39 vjeç, dhe N. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Reagon kryeministri Edi Rama për fitoren e Vangjel Tavos, si kryebashkiak i ri i Himarës. MESAZHIMIRËMËNGJES 😊dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë🫶
Dashi Dashuria: Ju do të keni Diellin në favorin tuaj, por gjithashtu dhe Mërkuri do të stimulojë imagjinatën tuaj dhe do t’ju japë shumë mundësi të bukura për të jetuar me partnerin/en tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të bëjnë gjëra që lidhen me pasionet e tyre dhe kjo do t’i bëjë ata të ndjehen mirë. Puna: Sot ju do të jeni në gjendje të planifikoni të ardhmen tuaj në punë të rrethuar nga kushtet më të mira për ta arritur atë. Demi Dashuria: Është koha për buxhetet si në punë ashtu edhe në sektorin privat. Një grindje me personin…
KSAMIL- 39 mjete lundruese janë bllokuar gjatë kësaj jave nga Ksamili në Koman. Përkatësisht janë bllokuar 25 jet ski, 4 skafë, 4 gomone dhe 6 varka metalike që kishin të instaluar motor uji. Mësohet se 16 prej mjeteve lundruese janë bllokuar për shkak se lundruan brenda perimetrit të sigurisë. Bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar secili me nga 100,000 lekë. Drejtuesit e 17 mjeteve të tjera, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni. Ndërkohë mësohet se gjatë javës janë ndihmuar e shpëtuar disa turistë nga Ksamili në Koman.…
Një tjetër incident është shënuar në një nga qendrat e votimit në Himarë. Një grua rreth të 50 -ave ka shkuar në qendrën e votimit në Himarë Fshat, dhe nuk është ndjerë mirë ku ka humbur edhe ndjenjat. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarja dhe e ka shoqëruar gruan në ambientet e spitalit të Himarës. Dyshohet se shkak për humbjen e ndjengjave mund të kenë qenë edhe temperaturat e larta këtë të diel.
GREQI – Në kombëtaren e futbollit të Greqisë, sot ka nisur zyrtarisht epoka e Jovanovicit. Për këtë të fundit, trajnerit serb i kishte mbetur vetëm njoftimi zyrtar për t’u bërë trajner i ri i kombëtares helene. EPO ka zyrtarizuar rekrutimin e trajnerit 62-vjeçar në stolin e kombëtares greke dhe tashmë ai është njeriu që do të kërkojë ta çojë sërish në një turne të ri madhor.
DIMAL- Një vatër zjarri është riaktivizuar sërish në fshatin Konisbaltë në bashkinë Dimal. Zjarri ështëndezur qëllimisht, ndërsa raportohet se flakët po përparojnë drejt pyllit me pisha, duke u favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Terreni i vështirë e bën të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit dhe zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë duke shuar flakët me pompa uji shpine dhe mjete rrethanore. Ndërkohë që zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët për të neutralizuar zjarrin, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrit, që është vendosur qëllimisht për të dytën herë në të…
Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, po zhvillon një mbledhje me KZAZ në Himarë, atje ku po zhvillohen zgjedhjet për Kryebashkiak, ndërsa në garë janë Petro Gjikuria, kandidat i opozitës, dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste. Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se çështja që është sjellë në vëmendje është ajo e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Celibashi tha se kjo çështje mbetet jashtë procesit zgjedhor në themelin e vet, duke shtuar se nuk është një kompetencë e KQZ. “KQZ sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit. Është…
Luiza Gega dështoi të kualifikohej në finale, me atleten shqiptare që nuk shkoi më shumë se vendi i 9-të në baterinë e dytë, në kualifikueset e 3000m me pengesa. Gega, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nuk fsheh zhgënjimin. “është kaq vështirë të gjesh fjalë kur ndihesh totalisht e dështuar dhe në fakt në këto momente e tillë ndihem. E di që do kaloj, cdo gjë kalon me kohën por në këtë moment dhemb shumë sepse vërtet jam munduar dhe ëndërruar që do ja dal pavarsisht se gjërat që në muajin prill pasi u sëmura gjërat morën “dishezën”. Gjithsesi përsëri…