Himara është sot në zgjedhje të pjesshme vendore për të zgjedhur kryetarin e ri të Bashkisë. Kutitë e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe qytetarët do të kenë mundësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të zgjedhjes deri në orën 19:00. Qytetarët do të zgjedhin sot mes kandidatit të Opozitës Petro Gjikuria si dhe kandidatit socialist Vangjel Tavo. Zgjedhjet në Himarë po mbahen, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t’i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Author: tirana
KONISPOL- Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në malin e Saraqinit në Konispol. Mësohet se zjarri ndodhet mes fshatit Shkallë dhe Konispolit. Siç shihet edhe në foto, tymi është përhapur në qiell me shpejtësi. Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur. Pritet ndërhyrja e zjarrfikësve.
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë të ditur se në muajin korrik, numri i hyrjeve në Shqipëri nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka arritur në mbi një milion. Kjo shifër sipas tij është një tregues kuptimplotë për transformimin e Shqipërisë turistike në harkun e një dekadë. “Mirëmengjesi dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të…
DASHI Mund të përjetoni pasion dhe intensitet më të madh në marrëdhëniet e dashurisë. Në planin e punës, mund të arrini rezultate pozitive për shkak të vendosmërisë suaj. Për sa i përket fatit, mund të merrni një surprizë të këndshme e të papritur. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 4 gusht 2024), mund të përjetoni momente romantike dhe të përzemërta me partnerin tuaj. Në planin e punës, mund të vlerësoheni për besueshmërinë dhe stabilitetin tuaj. Për sa i përket fatit, mund të keni të papritura. BINJAKËT Mund të komunikoni më hapur dhe më sinqerisht me partnerin tuaj, duke…
SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, përgjatë orëve të paradites; territori shqiptar; do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave nëpër të gjithë territorin ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore. Ndërkohë, temperaturat e ajrit…
Imane Khelif në Lojërat Olimpike, është një pjesëmarrje që po prodhon ende polemika. Vlerat e larta të testosteronit të boksieres algjeriane janë pjesa që sjell këtë debat. Khelif nuk u lejua vitin e kaluar të merrte pjesë në Botërorin e organizuar nga International Boxing Association, e përjashtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar prej vitit 2019. Por CIO nuk mori parasysh këtë situatë dhe e lejoi Imane Khelif të garonte në Paris 2024 pas garave kualifikuese që zhvilloi. Si për t’i hedhur benzinë zjarrit IBA që për president nderi ka Vladimir Putin ka vendosur të japë 100 mijë dollarë shpërblim për italianen…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të 5 shtetasve serbë në Kosovë, nën akuzën e krimeve të luftës. Teksa kritikoi ashpër ndërkombëtarët për heshtjen, lideri serb deklaroi se autoritetet e Kosovës po vijojnë me provokimet e tyre në shtëpitë e çdo serbi. “Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh,” deklaroi Vuçiç në një konferencë për shtyp. Prokuroria Speciale e Kosovës, këtë…
Nedim Bajrami ka gjetur rrugën drejt rrjetës këtë të shtunë në miqësoren Monza-Sassuolo, që në fund u mbyll me barazimin 2-2. Ndeshja ishte në barazim 1-1, në minutën e 38’ Bajrami gjeti golin dhe kaloi Sassuolo-n në avantazh. Në fund miqësorja u mbyll me barazimin 2-2, me mesfushorin e kombëtares “kuqezi” që u rikthye te goli me Sassuolo-n, teksa për herë të fundit kishte shënuar në ndeshjen e 4 prillit ndaj Salerinata-s në Serie A, sfidë që po ashtu ishte mbyllur në barazimin 2-2.
Ikona e filmit dhe aktivisti i shoqërisë civile, Mehdi Malkaj ka shfaqur probleme me zemrën dhe pasditen e djeshme, datë 2 korrik, është shtruar në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Gjendja e tij është e qetë dhe e stabilizuar, por sërish ai po mbahet në reanimacion dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve të QSUT-së. Mehdi Malkaj mësohet se ndodhet në reanimacionin e Kardiologjisë ndërsa mjekët janë angazhuar për një ndër aktorët më të mirë që ka njohur kinematografia shqiptare. Miqtë që po i qëndrojnë pranë, thonë se edhe në këto momente të vështira për të, ai nuk e ka ndalur humorin…
Sali Berisha thotë se rruga nuk është e lehtë, por është rruga e fitores. Në fjalën e mbajtur në ditën e 215 që është në izolim në banesë dhe flet nga ballkoni për mbështetësit që i qëndrojnë poshtë banesës, Berisha shtoi edhe se duhet që të rikthehet shpresa. Për këtë tha Berisha, duhet një qeveri teknike që të mbahen zgjedhje të lira. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen në 2025. Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha Miqtë e mi, narkoshteti, diktatura e bazuar në aleancën me krimin, në aleancën e pushtetit me krimin, drogën, me vjedhjen…
Një banesë është shkrumbuar nga flakët në Vlorë. Zjarri që ra këtë të shtunë ka qenë me përmasa të mëdha dhe ka shkatërruar çdo gjë, teksa fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Mendohet se flaka ka nisur pas një shkëndije elektrike, ndërkohë që zjarrfikësit vunë zjarrin në kontroll.
Futbolli elitar, apo një pagë në Arabinë Saudite? Kjo dilemë “torturon” Berat Gjimshitin, i cili nuk ka gjithçka në dorë, pasi në këtë vendim të rëndësishëm të karrirës ka shumë ndikim edhe Atalanta. Siç dihet klubi bergamask, përveç se kërkon suksesin në fushë është mjaft i ndjeshëm ndaj çështjes së financave dhe mundësia për të artkëtuar një shifër dyshifrore për kartonin e shqiptarit nuk do të shfaqet më. Mosha dhe vitet e mbetura në kontratë bëjnë që Gjimshtiti të shikohet në Bergamo si “i sakrifikueshëm”. Nesër Atalanta luan një miqësore në ”Tardini” kundër Parmës. Për këtë takim Gjimshiti është grumbulluar,…