Author: tirana

Stresi ka anuluar koncertin e tij në Vushtri në Kosovë, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest. Ai thotë se fletarresti ndaj tij është lëshuar për shkak të ngjarjes në një klub nate në Pejë, ku dyshohet se Stresi së bashku me reperin Noizy dhe një grup tjetër, kanë dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni, në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

Read More

Turistët preferojnë edhe liqenet në Shqipëri. Në Shkodër, pikërisht në Shirokë tursitët nga e gjithë bota shprehen të kënaqur me pamjen piktoreske të liqenit dhe mikpritjen e shkodranëve. Kryeministri Edi Rama ka promovuar këtë pikë turistike, duke shpërndarë përshtypjet e turistëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në kryeqendrën e veriut për disa ditë. ”Shiroka e rilindur po mikpret turistë nga e gjithë bota teksa të tjera projekte transformuese janë në kantier apo do të jenë në kantier për Shkodrën Turistike 2030”,-shkruan Rama.

Read More

Analistët dhe njohësit e mirë të situatës politike në Malin e Zi, mendojnë se zhvillimet e fundit politike mund ta rrezikojnë shtetësinë dhe pavarësinë e vendit, por edhe të shkaktojë raporte jo të mira me shtetet fqinje. Në këtë kuadër ata vlerësojnë se Mali i Zi po rrezikon procesin e integrimit dhe politikën e përbashkët të sigurisë së Bashkimit Evropian. Veprimet e fundit të qeverisë malazeze kanë rritur shqetësimin në opinion për të ardhmen e Malit të Zi dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Edhe pse në qershor të këtij viti Mali i Zi mori vlerësimin pozitiv për zbatimin…

Read More

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se në Himarë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt Qendrave te Votimit në prag të zgjedhjeve të nesërme. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit. “Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe…

Read More

Me një mal me dokumenta në duar, Valentina Lamaj flet për herë të parë. Pas skandalit të projektit mashtrues me bursat për në SHBA, ku rezultoi e përfshirë edhe Ministria e Arsimit, me e-mail-in e siguruar nga Top Channel që e ashtuquajtura Klea Rama i dërgonte zv.ministres, mësuesja e anglishtes në gjimnazin “Qemal Stafa” e përzgjedhur me votim si drejtoreshë kabineti e projektit “lets talk about US”, ka vendosur të thotë të vërtetën e saj. Teksa ka mbajtur pa të drejtë siç rezultoi nga hetimi, peshën e përgjegjësisë para arrestimit të autorit 20-vjeçar që shtirej si mbesa e kryeministrit. “Unë…

Read More

Puna më e madhe për hedhjen e themeleve të Teatrit të ri Kombëtar ka përfunduar, ndërsa punohet me ritme të mira që brenda vitit 2025 të mbarojë ndërtimi i karabinasë. Kryeministri Edi Rama ka postuar fotot nga punimet në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, ku thotë se do të rikthejë magjinë e skenës teatrore në zemër të Tiranës. ”Vijon puna për ndërtimin e Teatrit të Ri, një projekt që do të rikthejë magjinë e skenës teatrore në zemër të Tiranës. Me investime të reja dhe teknologji bashkëkohore, po ndërtojmë një vend të dedikuar artit dhe kulturës, ku do të…

Read More

Zgjerohet mbulimi me barna të kushtueshme për sëmundjet e ndryshme dhe të rënda, që ishin barrë e madhe financiare për qytetarët. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 50 medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 12 forma doza të reja. Koçi bëri të ditur se 550 mijë qytetarë përfitojnë medikamente falas. Ministrja shprehu angazhimin për vijimin e përmirësimit të kujdesit shëndetësor për qytetarët në të gjithë vendin. “Këto përditësime rrisin numrin e qytetarëve përfitues për trajtimin e patologjive të ndryshme, ku përveç risive,…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, do të jetë të hënën në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai do të ketë takime me krerët e shtetit maqedonas, nga homologu i tij Hristijan Mickoski dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Kjo vizitë e Kurtit në Shkup vjen pak ditë pas një incidenti që u shënua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, e cila po e shfrytëzonte të njëjtin për një udhëtim privat. Incidenti erdhi pasi sigurimi i aeroportit, sipas Zyrës së Presidentes, i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin e saj personal.

Read More

Rojet Revolucionare në Iran vijojnë të insistojnë se lideri i Hamasit, Islamil Haniyeh u ekzekutua me një raketë me rreze të shkurtër veprimi që u qëllua pranë rezidencës ku ai qëndronte në Teheran, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimet e disa shërbimeve sekrete se ai u vra me një bombë të vendosur në ambientet e godinës më herët. Udhëheqësi i Hamasit ishte për vizitë në kryeqytetin iranian për inaugurimin e Presidentit Massoud Pezeshkian. Daily Telegraph pretendon se Haniyeh u vra nga bomba të vendosura në dhomën e tij nga agjentët e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad. Duke cituar zyrtarë iranianë,…

Read More

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022, Kate Middleton ashtu si bashkëshorti i saj, Princi William mori një titull të ri. Pas 11 vitesh si Dukeshë e Kembrixhit, Kate iu dha titulli Princesha e Uellsit, i cili është i rezervuar për trashëgimtarin e fronit britanik ose bashkëshorten e trashëgimtarit. Sipas Robert Jobson, autor i një biografie të re të titulluar, “Catherine, The Princess of Wales”, thuhet se Middleton e refuzoi titullin. Sipas një fragmenti të publikuar në Daily Mail, Jobson shkruan se pasi Kate Middleton u martua me William në 2011, ajo ishte e shqetësuar për të përdorur…

Read More

Forcat Operacionale, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punojnë për shuarjen e zjarreve në 12 vatra, të cilat vijojnë të jenë aktive, ndërsa 14 të tjera të raportuara gjatë ditës së sotme janë shuar. Po monitorohet nga strukturat e bashkisë Kurbin, vatra e zjarrit në fshatin Skuraj, ku pati riaktivizim, por aktualisht intensiteti është i dobët dhe nuk paraqet asnjë rrezik për zonat e banuara. Vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë. Vatra e zjarrit është vënë nën kontroll, por hera herës shpërthen për shkak të erës. Për shuarjen e…

Read More

Nesër në Himarë mbahen zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak. Policia e Shtetit informon se ka marrë edhe masat e duhura për mbarëvajtjen e procesit, ruajtjen e qendrave dhe trajnimin e efektivëve për procesin. KQZ ka miratuar edhe listën e punonjësve të Policisë, që do të angazhohen në procesin zgjedhor. 52 punonjës policie do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit. “Në Komisariatin e Policisë Himarë, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Shefi i Sektorit të Rendit në Departamentin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë…

Read More