Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona të cilët në gjendje të dehur kanë qëlluar me armë zjarri në ajër mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Prek Cali. Sipas asaj që njofton Policia tre të arrestuarit janë: V. M., 38 vjeç, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe të vëllezërve N. M., 48 vjeç e L. M., 35 vjeç, të tre banues në Shkodër. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë të afërm me njëri-tjetrin, dy vëllezër dhe kushëriri i tyre.
Author: tirana
Ambasada e Kosovës në Shkup, ka mbajtur një qëndrim për ngjarjen në aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani. ”Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgënjeshtron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve”, thuhet në reagimin e bërë në platformën “X”, duke shtuar më tej se informacioni i publikuar është i pasaktë. Ambasada bëri thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm…
Cristiano Ronaldo Jr ka zgjedhur të kalojë pushime shtesë me miqtë e tij. 14-vjeçari është takuar dhe me Lamine Yamal. Ajo që ndezi rrjetin më së shumti ishte një veprim surprizues nga ana e Cristiano Jr. Ai u shfaq në një dyqan, teksa kishte veshur një bluzë që shkruhej: “Nuk e kam humbur virgjërinë, sepse nuk humbas kurrë”. Kjo gjë ka sjellë dhe reagime të ashpra drejt tij, duke e kritikuar Cristiano Jr., i cili nuk është i fokusuar te futbolli mjaftueshëm aq sa është babai i tij.
Nga: Spartak Ngjela E vërteta këtu, sot, është e paguar me shtrembërime mediatike. Nuk është vetëm individuale: sepse shoqëritë e paqytetëruara në sensin modern, në të përgjithshmen e vet, qëndrojnë tek gënjeshtra. Asgjë nuk është e vlefshme për ty, nëse ti nuk e ke në mendimin tënd. Por, ky mendim, që të jetë me vlerë, duhet t’i qëndrojë të vërtetës. Jo çdo gjë që qëndron lëvizshëm në mendimin tënd, është me dyshim ndaj së vërtetës, sepse mund të jetë edhe në kërkimin e saj. Vetëm e vërteta mund të quhet mendim i drejtë në lidhje me një gjykim. Por, një…
Në protestën që u mbajt dje nga qytetarët kundër autostradës Thumanë-Kashar, është shënuar edhe një tjetër akt i rëndë, ku një efektiv godet një prej protestuesëve. Video është postuar nga Sali Berisha, i cili shkruan se narko-banditi Rama do të marrë ndëshkimin që meriton. ”Akt kriminal i narko-banditit dje ndaj protestuesit guximtar në Thumanë. Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të narko-banditit të Edvin Gjipes dhe garantoj se do të marrë ndëshkimin më të merituar ligjor”,-shkruan Berisha.
Mes Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic do të jetë finalja e madhe e meshkujve në tenis në Lojërat Olimpike, që po mbahen në Paris. Serbi arriti të mposht 2-0 italianin Lorenzo Musetti në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Roland Garros”. Djokovic dominoi dhe në fund fitoi pa vështirësi me shifrat 6-4 dhe 6-2. Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën mes spanjollit Alcarez dhe serbit Djokovic që do të synojë medaljen e artë olimpike, e vetmja që i mungon në koleksionin e tij. Musetti do të luajë me kanadezin Felix Auger për vendin e tretë në Paris 2024.
Këtë të shtunë një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti automobilistik në Itali. Ani Gjergji është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena. Dyshohet se 21-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni dhe menjëherë makina ka shpërthyer në flakë.
Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle kanë vendosur për të rritur fëmijët e tyre larg Mbretërisë së Bashkuar, dhe ata janë parë gjithnjë e më rrallë në media apo në aktivitete të ndryshme në publik. E ka nja arsye të kuptueshme për këtë! “Harry nuk do që t’i tregojë publikisht fëmijët e tij, jo nga dëshira për t’i fshehur ata, por për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tyre nga kërcënimet e mundshme”,- tha një mik i çiftit për People. Pas një ndjekjeje paparacësh në makinën ku ajo po udhëtonte në vitin 1997, princeshë Diana u nda tragjikisht nga jeta…
Britania ndodhet në gatishmërinë më të lartë në prag të 15 deri 35 protestave të pritshme nga grupet ekstremiste të krahut të djathtë. Mbrëmjen e së premtes, dhuna shpërtheu në rrugët e qytetit verilindor të Sunderland-it, ku turma kryesisht të rinjsh të irrituar kanë sulmuar policinë, duke i vënë zjarrin makinave të tyre madje i vunë zjarrin edhe stacionit të policisë. Ndërkohë janë bërë tetë arrestime. Protestat janë nxitur nga lajmet e pavërteta, ku pretendohej se një adoleshent që kishte vrarë me thikë tre vajza të vogla, dhe që është një azilkërkues mysliman. Ministrja e re e Punëve të Brendshme,…
Cagliari në Serie A ka bërë një ofertë të re për Rubin Kazani, kjo për të blerë sulmuesin Mirlind Daku. Cagliari ofron 5 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse, pasi oferta e parë prej 3 milionë eurosh e ardhur në gjysmën e parë të korrikut u refuzua nga Rubin Kazan. ”Oferta nuk është e keqe, por gjithsesi nuk i përshtatet Rubinit. Siç kam raportuar më herët, klubi dëshiron ta mbajë Dakun ose të marrë të paktën 10 milionë euro për të”, ka shkruar Karpov. Më herët babai i futbollistit, Fehmi Daku ka thënë se përveç Cagliarit, për djalin e…
311 votues të rinj të cilët janë transferuar me banim nga bashkitë e tjera si votues në Himarë, në zgjedhjet që do të mbahen nesër. Sipas nënkryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku shifra është dyshuese, çka është konfirmuar sipas saj dhe nga Drejtoria e Gjendjes Civile. Pelinku thotë se do të kërkojë hetim të mëtejshëm për këtë. “Siç duket në pamje të parë është evidente, 1/3 e 311, pra 93 zgjedhës të spostuar vetëm në 4 ditët e fundit është një indicie shumë e fortë për të kuptuar që kjo është bërë në funksion të procesit zgjedhor. Por,…
Fitimi i së drejtës së emigranteve për të votuar pa qenë prezent në Shqipëri përballet me disa sfida të cilat janë sa teknike po aq dhe financiare. ”Ajo çfarë dimë pak a shumë me siguri është kosto e platformës elektronike të regjistrimit të votuesve që shkon rreth 3 milion euro përafërsisht. Akoma nuk kemi bërë një vlerësim përfundimtar”, u shpreh si fillim Celibashi. Votimi nga jashtë do të realizohet me postë, ku shpenzimet do të ndahen mes Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili dërgon fletën e votimit dhe emigrantit që duhet ta ktheje tek i njëjti institucion. Plotësimi i dëshirës…