Policia identifikon dhe vë në pranga një shtetas të dyshuar për zjarrvënie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet I. V., 48 vjeç, banues në fshatin Rrotull, Ishëm. NJOFTIMI I POLICISENga zjarri që ndezi ky shtetas, në fshatin Rrotull, Ishëm, u dogj një sipërfaqe toke me pemë e shkurre dhe u rrezikuan të përfshiheshin nga flakët dhe disa banesa. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, me qëllim përcaktimin e autorësisë së zjarrvënieve, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit: -I. V.,…
Author: tirana
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër dhe ndodhet i shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT. Mësohet se aktori është paraqitur pasditen e djeshme në spital dhe gjendja paraqitet e qetë. Pritet që aktori t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme. Aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.
Sot është dita e 8-të e Lojërave Olimpike të Parisit dhe është radha e atletikës për të garuar. Atleti shqiptar Franko Burraj garoi sot në disiplinën 100 metra, në “Stade de France”, në baterinë e tretë kualifikuese për raundin paraeleminator. Burraj e përfundoi garën në vendin e dytë, duke u kualifikuar për në fazën finale. Ndërkohë që nesër është rradha e Luiza Gegës, e cila do të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa.
Viktor Marku, i cili u arrestua sot pasi qëlloi me armë zjarri në Shkodër, është autori i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë në vitin 2020. Marku qëlloi sot me armë zjarri në ajër, pasi doli nga një lokal në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet. Emri i tij u lakua në vitin 2020 me vrasjen e bushjme të Hekuran Billës, por pasi u arrestua, ndaj ti u pushua çështja për mungesë provash. Gjykata e Tiranës në vitin 2022 pushoi çështjen ndaj Viktor Markut dhe Sebastian Malit për vrasjen e Hekuran Billës. Nga hetimet për më shumë se…
Lushnjë/Ndërhyrja e Policisë parandalon një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale. Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, vihet në pranga autori. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se në një biznes (market), në qytetin e Lushnjës, ka një konflikt, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi: -G. H., 49 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup, gjatë një konflikti për…
Kryeinspektori i Bashkisë Divjakë dënohet me kërkesë të Prokurorisë së Fierit për ‘Shpërdorim detyre’, lejoi ndërtimet e paligjshme Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet në lidhje me procedimin penal nr.346, dt.14.06.2021 dhe dërgoi në gjyq shtetasin R.L., kryeinspektor i Bashkisë Divjakë për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Gjatë hetimeve rezultoi se, shtetasi R.L, me detyrë Kryeinspektori i IMTV Bashkia Divjakë, me mosveprimet e tij dhe duke mos përmbushur detyrën funksionale, nuk ka paraqitur kallëzim për rastet e ndërtimeve të paligjshme duke vepruar në kundërshtim me…
Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare balerini dhe aktori i njohur Bobby Banas. Aktori i njohur ndërroi jetë nga pneumonia të hënën, më 29 korrik, në një institucion në Kaliforni, siç bëri të ditur djali i tij, regjisori dhe fotografi Eden Tyler Banas.Një balerin, aktor dhe koreograf, Banas u bë i famshëm në muzikalin legjendar të 1961 West Side Story, i ndjekur nga një sukses në klasikun e 1964 Mary Poppins. Paraqitjet e tij të tjera të paharrueshme përfshijnë një rol duke kërcyer me Ann-Margret në Made in Paris. Ai madje puthi Marilyn Monroe në komedinë muzikore të vitit 1960…
Në ditën e 8-të të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, është rradha e sportistëve të atletikës që të deputojnë. Sot do të garojë në disiplinën 100 metra, atleti shqiptar Franko Burraj në “Stade de France”, ndërkohë që nesër është rradha e Luiza Gegës.
Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar fluturime natën. Ky lloj trajnimi ka si qëllim stërvitjen e pilotëve në kushte më të vështira, për t’u dhënë operatorëve mundësinë të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV të këtyre mjeteve fluturuese. Kjo stërvitje i pajis pilotët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të orientuar nga distanca, në mënyrë të sigurt këto mjete, në kushtet e errësirës.Trajnimi përfshin edhe përdorimin e pajisjeve për të vëzhguar natën si dhe sistemet e imazhit termik. Pilotët dhe Operatorët e Ngarkesave u trajnuan gjithashtu për të interpretuar imazhet termike, të cilat janë thelbësore për identifikimin…
Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Dyshohet se një person, shtetasi i identifikuar si Viktor Marku pas është konfliktuar me disa persona të tjera, ka qëlluar me armë në ajër dhe më është larguar. Raportohet se Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij. Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Janë…
I stinës dhe plot shije, shalqiun mund ta gjeni kudo në treg me çmim të ulët. Ky frut i pasur me vlera ushqyese, vetitë e tij i shtrin deri tek lëkura duke e bërë atë të rrëzëllejë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit dhe lëkurës. Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar. Duke përfituar nga rasti që ndodhet në treg ju sugjerojmë ta zgjeroni përdorimin e tij edhe në pijet që konsumoni.…
Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua me euron, krahasuar me një ditë më parë.Sot, më 3 gusht 2024, dollari amerikan blihet me 91.2 lekë dhe shitet me 92.5 lekë.Euro blihet me 99.7 lekë dhe shitet 100.4 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105.2 lekë, ndërsa në shitje me 106.6 lekë.Paundi britanik blihet me 116.7 lekë dhe shitet me 118 lekë. Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.7 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë. Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat…