Author: tirana

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka rënë dakord me rrjetin Fox News për t’u angazhuar në një telekonferencë me zëvendëspresidenten demokrate Kamala Harris më 4 shtator. Kjo gjë konfirmohet dhe në një postim në platformën e tij Truth Social. “Rregullat do të jenë të njëjta si debati im me Sleeping Joe, i cili u trajtua tmerrësisht nga partia e tij, por me një audiencë të madhe,” tha Trump, duke iu referuar Presidentit Joe Biden, i cili që atëherë është tërhequr nga fushata. Postimi u hoq dhe u zëvendësua disa minuta më vonë me një të ri, me…

Read More

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje të terrtitorit. Në relievet malore në lindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në periudha kohore tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e…

Read More

Dashi Në këtë moment çdo gjë është e mundur dhe do të keni mundësi që të shpërbleheni pas ditëve tensionuese që keni kaluar. Nga pikëpamja sentimentale, tashmë është e rëndësishme që të sheshoni të gjitha ulje-ngritjet e një raporti. Demi Mundohuni që të kaloni më shumë kohë cilësore me familjen tuaj, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të kërkoni stabilitet dhe harmoni me partnerin/en. Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të mos përfshiheni nga debate aspak të frytshme në vendin e punës. Binjakët Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për veten dhe shëndetin tuaj, sidomos nëse së…

Read More

Në Shqipëri, në qendrën e Gjadrit, cila do të presë migrantët që do të strehohen aty në bazë të marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, punimet vijojnë ende. Hapja e saj, e parashikuar më 1 gusht, është shtyrë dhe për disa javë, për shkak të të papriturave që shoqëruan ngritjen e saj në një territor të shkretë, ndërkohë që qendra në Portin e Shëngjinit, ku migrantët do t’i nënshtrohen një procesi verifikimi, është gati. Marrëveshja e cila parashikon të dërgojë në Shqipëri, migrantët e kapur në det nga autoritetet italiane, është kritikuar gjerësisht nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave…

Read More

Presidenca e Kosovës, në një reagim të dytë, shprehet se ngjarja me Presidenten Vjosa Osmani është një provokim të pastër dhe tendencioz për të shkaktuar incident. Presidenca ka bërë dinamikën e situatës së krijuar dhe shton se autoritetet e Shkupit duhet ta trajtojnë këtë ngjarje me seriozitet dhe të marrë masa ndaj personave përgjegjës. Po ashtu në reagim shprehet indinjata për deklarimet e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë dhe lajmet e pavërteta, duke rikujtuar edhe njëherë Konventën e Vjenës që mbron personalitetet në udhëtimet e tyre. Reagimi i Presidencës së Kosovës Në vend të kërkimfaljes, dje dhe sot MPB e…

Read More

Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët me qëllim që të zbusë krizën për shtëpi në qytet, e cila sa vjen dhe përkeqësohet. Autoritetet lokale synojnë që 10 mijë apartamentet që jepen me qira aftatshkurtra në pikën kryesore turistike të Spanjës, të jenë në dispozicion të banorëve vendas, që ankohen për çmimet e larta. Kjo është Barcelona në një ditë të nxehtë vere. Ajo është pika kryesore turistike e Spanjës. Me miliona turistë dynden çdo vit për t’u njohur me arkitekturën, ushqimin, detin dhe historinë e qytetit. Në Barcelonë jetojnë 1.6 milionë banorë, por vitin e…

Read More

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagoi duke e cilësuar situatën alarmante pas marrjes së denoncimeve se të paktën 5 ish-punonjës të televizionit publik ishin thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë. “Ish-punonjësit kanë denoncuar se në dy ditët e fundit janë thirrur në Policinë e Tiranës, ku janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar telefonat celularë për shkak të një kallëzimi të bërë nga Peza për ‘prishje imazhi’”, shkruan në një deklaratë publike kjo organizatë, duke i cilësuar “abuzive” praktikat e ndjekura nga policia. Një prej ish-punonjësve të RTSH që ishte thirrur në polici i tha BIRN-it se ishte pyetur…

Read More

Në mënyrë tragjike, një grua ka ndërruar jetë nga dhuna e bashkëshortit, pas qëndrimit disa ditë në spital. Një 41 vjeçare nga Graçanica në Kosovë humbi jetën mëngjesin e së premtes në spitalin e Prishtinës. Gruaja që u identifikua me inicialet M.Zh. nga fshati Gushtericë e Poshtme e komunës së Graçanicës, ndërroi jetë në spital ku ishte dërguar me plagë të rënda në kokë. Bashkëshorti i saj aktualisht ndodhet pas hekurave dhe gjykata i caktoi masën e paraburgimit për një muaj. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh e tronditur me lajmin për vdekjen e gruas së rrahur nga bashkëshorti.…

Read More

Si kurrë më parë, dhe si asnjë kryetar shteti në botë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një sulm të rëndë dhe të dënueshëm të enjten në Shkup, ku stafi i aeroportit tentoi me forcë që ti marrë telefonin personal dhe çantën e dorës. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti e cilëson një skandal të papranueshëm këtë ngjarje teksa shton se ndihet i turpëruar. ”Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë”,-shkruan Ahmeti. Postimi i…

Read More

Edhe pse ende jo e zyrtarizuar si kandidatja e demokratëve për Presidente e SHBA-së, Kamala Harris ka arritur të mbledhë 310 milionë dollarë në korrik, shifër kjo dy herë më e lartë se shuma totale e mbledhur nga rivali i saj Donald Trump. Shumica e fondeve të mbledhura për fushatën i përkasin kohës pasi zëvendëspresidentja hyri në garë, pra pas dorëheqjes së Joe Biden. Teksa financimi luan një rol të rëndësishëm në fushatat zgjedhore në SHBA, me shuma shpesh astronomike, kandidatja e re e demokratëve mblodhi 200 milionë dollarë në më pak se një javë pas tërheqjes së Joe Biden…

Read More

Vijon protesta në autostradën Thumanë-Kashar nga banorët e Krujës dhe të Fushë-Krujës. Me nisjen e protestës ka pasur përplasje me policinë. Shkak është bërë tentativa e protestuesve për të hyrë në autostradë dhe bllokuar qarkullimin rrugor. Të shumtë janë banorët që i janë bashkuar protestës, ndërkohë që ka dhe prezencë të lartë të forcave të policisë. Edhe në protestat e shkuara ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar protestuesit të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Read More

Edhe këtë të premte, banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë dalë në protestë, duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Disa qindra banorë të zonës janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore, ndërsa të pranishëm kanë qenë disa dhejtra forca policore, përfshi njësi të reparteve speciale. Banorët kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masa dhe t’i krijojnë aksesin banorëve të zonës, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër. Thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve kanë rënë në vesh të shurdhët, duke mos…

Read More