Author: tirana

Zv.presidentja e PL-së, deputetja Erisa Xhixho thotë se çmimet e frutave dhe perimeve janë rritur në mënyrë alarmante. Në një deklaratë për mediat nga selia, ajo u shpreh se frutat dhe perimet janë kthyer në “mollën e ndaluar” për qytetarët, që sipas saj, nuk mund ta prekin as kur kanë stinën e tyre. ”Shqiptarët vijojnë të mbeten të fundit në Europë për të ardhurat për frymë me 35% të mesatares europiane”, tha ajo. Deklarata e plotë Jam sot para jush për të përcjellë shqetësimin e qindra qytetarëve të Tiranës, por edhe të qytetve të tjera të Shqipërisë, për rritjen alarmante…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në takimin me qytetarët në Himarë ku prezantoi edhe kandidatin për kryetar në këtë bashki për zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë, foli edhe për rritjen e çmimeve. Rama tha se restorantet VIP që kanë qenë shumë të frekuentuar më parë dhe kanë rritur çmimet ia kanë futur vetes. ”Jo që s’ka rënie, por turistët e huaj, krahasuar me vjet janë rritur 150%. Por, ku është problemi. Patjetër që në vende të caktuara dhe këtu po marr Palasën apo Ksamilin, ku buja u bë shumë e madhe, ka pasur dhe një kërcim irracional të çmimeve,…

Read More

Kushtrim Selimi, ish-shefi i AMP-së, është shpallur në kërkim. Ai pak kohë më parë ishte në qendër të një skandali, ku duke shfrytëzuar pozicionin e tij, sulmonte në një portal drejtues të Policisë së Shtetit dhe kolegë të tij të AMP-së. Ndaj Selimit lidhur me këtë skandal iu vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, vjedhje të energjisë elektrike. Sipas një njoftimi nga AMP, bashkë me Selimin janë ekzekutuar edhe 6 masa të tjera sigurie. Nga hetimet e kryera u siguruan prova se shtetasi Kushtrim Selimi, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si…

Read More

Kryeministri Edi Rama i cili ka niur pushimet në Jug, sot ishte në Himarë dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme lokale, ku foli për kandidatin socialist Vangjel Tavo dhe ofertën e PS-së. Rama vlerësoi Tavon, ndërsa shtoi se Himara i përket himarjotëve. ”Vangjel ka shumë, Tavo ka një. Kjo është histori i njohur me këtë, dem baba dem. Ky është i tëri i Himarës, se unë jam përgjysmë. Po diskutonim me Damianin gjithë historinë çfarë janë himarjotët dhe si i kanë pasur marrëdhëniet me Tiranën, Athinën e të tjerët. Janë himarjotë pikë, janë komplet gjë tjetër edhe Himara i lidh…

Read More

Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, personazhe të rrjetit social TikTok, por edhe të njohur për sherret televizive me ish-nusen e djalit. Natasha së bashku me djalin e saj Armandon, ranë në pranga për shkak të përdorimit të gjuhës fyese në rrjetin social TikTok në prani të djalit të Armandos që është vetëm 10-vjeç. Ata shfrytëzonin djalin për arsye përfitimi, duke e mësuar të shante dhe fyente me fjalë të rënda me qëllim që të rrisnin shikueshmërinë e videove të tyre. Si pasojë e ngjarjeve traumatike,…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti këtë të premte homologun nga Kosova, Glauk Konjufca, për të folur për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ajo premtoi që vizitën e parë si kryetare e Kuvendit do ta mbaj në Kosovë. ”Jam e lumtur që vizitën e parë miqësore në zyrë pas marrjes së detyrës së Kryetares së Kuvendit, e pata nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës kanë ndërtuar një bashkëpunim vëllazëror të shkëlqyer, jo thjesht protokollar, por funksional dhe praktik, mes kryetarëve, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare dhe deputetëve”, u shpreh Spiropali.…

Read More

Bashkëpunimi Gjerman, nëpërmjet organizatës Help-Hilfe zur Selbsthilfe si partner zbatues i projektit, dhuroi pajisje dhe makineri bujqësore për fermerët, për të lehtësuar prodhimin e produkteve vendase. Në ceremoninë e zhvilluar në Tregun e ri Agroushqimor në Farkë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi miqtë gjermanë për kontributin dhe vuri në dukje këtë mundësi të jashtëzakonshme bashkëpunimi për të përkrahur fermerët. “Sot kemi një mundësi të jashtëzakonshme të bashkëpunojmë me Gjermaninë sepse kemi kaluar nga ajo ndihma e viteve ‘90, ku shumë prej qytetarëve të qytetit tonë u futën në ambasadën gjermane si e vetmja shpresë për të ikur,…

Read More

Si kurrë më parë, dhe si asnjë kryetar shteti në botë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një sulm të rëndë dhe të dënueshëm të enjten në Shkup, pasi do ta përdorte këtë aeroport si tranzit për të shkuar në Slloveni. Presidenca e Kosovës informoi se sigurimi i aeroportit të Shkupit tentoi që të marrë me forcë telefonin personal të Osmanit dhe që zytari tentoi edhe fizikisht të shtyhet me forcë, por që ka ndërhyrë policia e Kosovës. Sipas njoftimit, pala maqedonase ka marrë edhe çantën personale të dorës së presidentes. ”Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit…

Read More

Si kurrë më parë, dhe si asnjë kryetar shteti në botë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një sulm të rëndë dhe të dënueshëm të enjten në Shkup, pasi do ta përdorte këtë aeroport si tranzit për të shkuar në Slloveni. Zv. kryeministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se për rastin në fjalë kanë reaguar të gjithë institucionet në vend. Mexhiti akuzon BDI-në për mungesë të kulturës politike të cilën vazhdon ta demonstrojë që nga momenti i humbjes së zgjedhjeve dhe kalimit në opozitë. “Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë disa pamje nga plazhi i Jalës, por edhe të ironizojë në kulmin e debatit për turistët në vendin tonë. “Jala plot me patronazhistë”, shkruan Rama krahas pamjeve. Ky reagim i kryeministrit vjen edhe pas zërave të shumta që qarkullojnë se në Shqipëri nuk ka turistë. Rama sot në mëngjesi doli me një videomesazh nga Dhërmiu ku edhe po kalon pushimet verore, për të publikuar shifrat e hyrjeve në Shqipëri dhe për t’iu përgjigjur të gjithë kritikëve që thonë se nuk në vendin tonë nuk ka turistë.

Read More

Këngëtari i njohur Noizy është përfshirë në një përplasje fizike të ndodhur në një klub nate në qytetin e Pejës, Kosovë. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase Noizy dhe 7 miqtë e tij kanë dhunuar një personazh të njohur në rrjetin social TikTok. Personi i dhunuar është Muhamet Iseni, tiktoker i njohur si Medi Iseni. I dhunua ka mbetur edhe miku i këtij të fundit, Bekim Hardergjonaj. Të dy janë dërguar në spitalin e Pejës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre. Po ashtu, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Shkodra…

Read More

Është ekstraduar nga Belgjika në Shqipëri Leonard Duka. Kujtojmë që kundërshtari i Ervis Martinajt u arrestua një vit më parë në Belgjikë. Policia e Shtetit ka nisur një ekip RENEA për sjelljen e Leonard Dukës në Shqipëri. Duka dyshohet se është një nga autorët e ekzekutimit të Santiago Malkos, mik i ngushtë i Ervis Martianjt, vrasje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Drejt makinës së 26-vjeçarit u qëllua me breshëri automatiku nga një tjetër makinë në lëvizje. Leonard Duka është një nga armiqtë e mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Grupet rivale…

Read More