Author: tirana

Një pengmarrje është regjistruar në Tiranë, ku babai dhe dy persona të tjerë mësohet se kanë marrë peng ish-të dashurin e vajzës. Babai dhe dy bashkëpunëtorët e kanë marrë në mjet 22-vjeçarin nga një lokal dhe e kanë dërguar në Shëngjergj. Në këtë fshat, ai është dhunuar fizikisht. Efektivët e Komisariatit numër 1, pas ngjarjes, kanë arrestuar autorët. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Këta shtetas, në…

Read More

Policia në Tiranë ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se kanë marrë peng një 22-vjeçar dhe e kanë dhunuar. “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se të dhënat nga aeroporti i Tiranës dhe pika kufitare e Morinës, tregojnë për rritje të numrit të pushuesve që vijnë në vendin tonë. Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se gjatë vitit, në aeroportin e Tiranës kanë hyrë 1.2 milion pasagjerë, duke qenë e para në rajon dhe duke lënë në vend të dytë aeroportin e Beogradit. Rama shtoi se nga Morina, kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa në vitin e kaluar. Sipas kreut të qeverisë, shifrat nga Morina tregojnë se shqiptarët e Kosovës nuk e kanë braktisur…

Read More

Temperaturat e tokës në pjesë të mëdha të shtresave të akullit të Antarktidës janë rritur mesatarisht 10 gradë Celsius mbi normale gjatë muajit të kaluar, në atë që është përshkruar si një valë të nxehti gati rekord. Ndërsa temperaturat mbeten nën zero në masën tokësore polare, e cila është e mbuluar nga errësira në këtë kohë të vitit, thellësitë e hemisferës jugore të dimrit, temperaturat thuhet se kanë arritur 28 gradë Celsius mbi pritjet në disa ditë. Globi ka përjetuar 12 muaj ngrohtësi rekord, me temperatura që tejkalojnë vazhdimisht rritjen 1.5C mbi nivelet paraindustriale që është cilësuar si kufiri për të shmangur…

Read More

Ka rënë në pranga në Dubai shqiptari i shumëkërkuar nga policia italiane, Dorian Petoku 35 vjec. Nga delegacioni i Drejtorisë Antimafia, në perfundim të koordinimit të vazhdueshem dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Komandës Provinciale të Guardia di Finanza të Romës, Departamentit Il te Komandës se Pergjithshme te Guardia di Finanza, Shërbimit per Bashkëpunimin Ndërkombetar Policor të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Dubait, një trafikant i njohur drogë, eksponent kryesor i krimit shiptaro-romak dhe tashmë i përfshirë në listën e “te arratisurve të rrezikshëm”. Shqiptari Dorian Petoku ishte strehuar në Dubai pasi ishte arratisur në dhjetor 2023 nga qendra rehabilituese…

Read More

Prof. Mevlan Kabo është një ndër përfaqësuesit e denjë të plejadës së gjeografëve, që hodhën bazat e arsimit dhe të shkencës gjeografike shqiptare, për të cilat ish-studentët, kolegët e tij dhe breza të tërë mësuesish dhe gjeografësh i janë mirënjohës. Kontributi i tij i madh u shtri në shumë fusha: pedagogjike, shkencore, drejtuese dhe publicistike: drejtues i suksesshëm i sektori në Institutin e Studimeve e Botimeve Shkollore dhe enciklopedike; drejtues i insitucioneve universitare (pedagog i gjeografisë dhe përgjegjës i katedrës së Gjeografisë, zv.dekan i Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Universitetit të Tiranës); drejtues i institucioneve shkencore (drejtor i Qendrës…

Read More

Një 15-vjeçare greke pretendon se është përdhunuar nga një shqiptar. Sipas asaj që adoleshentja ka deklaruar gjatë denoncimit tek autoritetet greke, pretendohet se bëhet fjalë për ish-partnerin e saj shqiptar, i cili është 19 vjeç. Sipas Patrisneës, 15-vjeçarja pretendon se ish-partneri e ka abuzuar seksualisht duke e dhunuar të martën e kaluar në fshatin Ilia. Ngjarja është ende nën hetim nga autoritetet greke

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore në veri gjatë orëve të mesditës nga ku do të pasohen me reshje të dobta shiu në formë pikash. Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në…

Read More

Dashi Do të arrini të rigjeni qetësinë dhe sigurinë në vendin e punës, dhe kjo edhe në sajë të shpirtit tuaj të pavarur, i cili do ju lejojë që të arrini rezultate të mëdha. Këshillohet që të shmangni debatet joproduktive. Demi Pritini të gjitha mundësitë që do ju afrohen gjatë kësaj të dite. Mund të merrni një rol me më shumë rëndësi, por duhet të jeni të gatshëm që të riktheheni në lojë dhe të merrni përgjegjësi të reja. Në dashuri do të jeni shumë krenarë, ndaj mundohuni që të kontrolloni mënyrën tuaj të komandimit. Binjakët Kjo është një periudhë…

Read More

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati do të drejtojë misionin e ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Azerbajxhan. Misioni do të vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar. Në nisje të këtij misioni për zgjedhjet që do të zhvillohen në 1 Shtator, Bushati u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov me të cilin diskutuan mbi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për vendin. Vëzhguesit do të monitorojnë nga afër të gjitha aspektet kyçe…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti këtë të enjte ambasadorin në ikje të Britanisë, Alastair King-Smith me të cilin zhvilloi bashkëbisedimin e fundit para përfundimit të misionit të tij në Shqipëri. Në takim u diskutua me detaje mbi përpjekjet e qeverisë britanike për fuqizimin e demokracisë dhe institucioneve të pavarura në Shqipëri dhe rajon, si dhe ndanë pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e fundit të ndryshimeve legjislative në Kodin Zgjedhor që mundësojnë votimin e shqiptarëve jashtë vendit dhe adresimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. King-Smith siguroi për vazhdimin e mbështetjes shumë-planëshe ndaj KQZ dhe forcimin e rolit koordinues të…

Read More

Në Paris ku po mbahen lojërat Olimpike, Kina fitoi medaljen e parë të artë në not dhe këtë e realizoi duke vendosur edhe rekord të ri. Heroi i vendit aziatik ishte Pan Zhanle, që triumfoi në garën e 100 metrave stil i lirë me kohën 46 sekonda e 4 të dhjetat, duke thyer me 4 të dhjetat primatin që mbante ai vetë. Pas akuzave për doping nga Shtetet e Bashkuara, trajneri i Australisë, Bret Houki hodhi dyshime për rezultatin. Sipas teknikut që punon prej 30 vitesh në not “shpejtësia e notarit kinez është e pamundur për t’u arritur nga njerëzit”.…

Read More