Author: tirana

Reperja shumë e komentuar, Cardi B ka ndarë me ndjesësit e saj se është në pritje të fëmijës së tretë, në një kohë që lajmet brenda 24 orëve të fundit, flasin se ajo ka kërkuar divorcin nga Offset. ”Me çdo fund vjen një fillim i ri! Jam shumë mirënjohëse që e kam ndarë këtë stinë me ty, ti më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe mbi të gjitha kam rifituar fuqinë time! Më kujtove se me ty mund t’i kem të gjitha! Më kujtove se nuk kam pse të zgjedh midis jetës, dashurisë dhe pasionit tim! Të…

Read More

Këtë të enjte një familje shqiptare u përfshi në një aksident në rrugën Ioniane në zonën Agrinio të Greqisë. Ka ndërruar jetë gruaja, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre janë dërguar në spital. Mediat greke bëjnë me dije se gruaja që ndërroi jetë është rreth 50-vjeç. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit për arsye të paqarta ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys duke dalë nga rruga.

Read More

Vrasja befasuese e kreut të Hamasit dhe komandantit të Hezbollahut në ditët e fundit ka rritur frikën te banorët e Izraelit për një hakmarrje të mundshme dhe zgjerim të konfliktit, kjo pas kërcënimeve nga Irani, vend ku u ekzekutua dhe Ismael Haniyeh. Mijëra izraelitë, kryesisht gra dhe fëmijë iu janë drejtuar aeroporteve kryesore për t’u larguar nga vendi. Rreth 70,000 pasagjerë janë në aeroportin e Tel Avivit, shumë prej të cilëve përpiqen të kapin fluturimet e fundit jashtë Izraelit, pasi shumë kompani kanë nisur të pezullojnë udhëtimet. Shtatë linja ajrore kanë pezulluar tashmë fluturimet drejt aeroportit Ben Gurion deri në…

Read More

Nga Spartak Ngjela Edhe Beogradi edhe Athina, kuptohet se janë më shumë shqetësim për nivelin në ngritje që po kanë shqiptarët drejt qytetërimit evropian. I. Le të shqetësohen, se shqiptarët tani e arritën forcën kombëtare që i kaloi ata: nga një popull i pushtuar dhe i shpërndarë nëpër të gjithë Ballkanin e nëpër botë, në një kombësi me vlerë të veçantë historike, që ndërkohë po jeton në dy shtete të pavarur shqiptare: Shqipërinë dhe Kosovën – por dhe në një shtet të tretë shqiptar që kuptohet se po vjen: Maqedonia e Veriut. Kurse politikën e Serbisë, por edhe reaksionin grek…

Read More

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës në zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë, Vangjel Tavo thotë se 4 gushti është një mundësi për të na bashkuar. Në një mesazh për banorët e Himarës, Tavo theksoi se do punojnë së bashku në shërbim të Himarës. ”4 gushti nuk është thjesht zgjedhje, por zgjidhje për të gjitha shqetësimet dhe nevojat tuaja. Unë ju premtoj se pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore, e më tej. Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia juaj. Dhe…

Read More

Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Europolin dhe organet ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, kanë përfunduar me sukses një operacion të madh, duke arrestuar 15 anëtarë të dyshuar të një grupi famëkeq të krimit të organizuar shqiptar nën hetim në juridiksione të shumta. Në Tiranë si rezultat u sekuestruan pasuri të konsiderueshme, përfshirë pasuri të paluajtshme dhe 1 milion euro cash. Nga vrasjet me pagesë deri te pastrimi kompleks i parave Ky grup i profilit të lartë të krimit të organizuar shqiptar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Banda përbëhej kryesisht nga familjarë dhe bashkëpunëtorë nga…

Read More

Gjiri i Gramës, i cili ndodhet 25 km larg qytetit të Vlorës, është një prej ishujve më të bukur në Shqipëri. Këtë parajsë e ka postuar në rrjete sociale edhe kryeministri Edi Rama, ku shkruan ”Gjiri i Gramës si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit”. Postimi vjen pasi dje gazetari Blendi Fevziu publikoi një video nga ky plazh ku tregonte se nuk kishte pushues. Video mori mijëra klikime online. Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit si një antireklamë ose si një pasaktësi që Fevziu ka filmuar kur pushuesit duhet të kenë qenë në pushimin e…

Read More

Prokuroria angleze është tërhequr nga akuzat ndaj një shqiptari dhe bashkëpunëtorëve të tij të arrestuar nën akuzën e pengmarrjes të një fieraku në Londër. Nekid Arapi i njohur në Angli me pseudonimin Kid Vlonjati është dënuar me vetëm 16 muaj burg për posedim dhe tentativë shitje droge klasi B. Ndaj tij ranë akuzat për pengmarrje, burgosje të rreme dhe kërcënime për vrasje personi për të cilat nëse do shpallej fajtor mund të dënohej nga gjykata Harrow Crown Court deri me burg përjetë. Një zyrtar i kësaj gjykate i tha Top Channel se u rrëzuan akuzat edhe për të arrestuarit e…

Read More

Në mediat e Kosovës, sot u raportua për një përleshje mes dy grupeve në Sancy Club në Pejë, e cila përfshinte edhe reperin e njohur Noizy me personazhin e TikTok-ut, Medi Iseni. Reperi dhe 7 shokë të tij kanë dhunuar me doreza hekuri Medi Isenin dhe Bekim Hardergjonaj brenda një klub nate në Pejë. Në përgjigje të këtyre raporteve, Telegrafi kontaktoi me menaxherët e Sancy Club, të cilët sqaruan se incidenti i përmendur ka ndodhur jashtë ambientit të klubit dhe nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet brenda tij. ”Sancy Club ka përcjellë me shqetësim raportimin e bërë në disa media,…

Read More

Tre ditë para zgjedhjeve të parakohshme lokale në Himarë, Partia Demokratike ka përgënjeshtuar deklaratat e kryeministrit Rama 2 muaj më parë që ai nuk ka kërkuar pronat familjare në këtë zonë. Sipas selisë blu, shefi i qeverisë shqiptare me ndryshime ligjore dhe VKM specifike ka bërë të mundur që prona e të afërmve të tij në Himarë t’i regjistrohej pranë ATP. “Kështu, Edi Rama, kur shpërndante tapitë e pronave që u takojnë himariotëve në bazë të ligjit, bënte një akt propagandistik të dyfishtë: merrte merita se po u jepte himarjotëve çka ishte e tyrja dhe gënjente se familja e tij…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu ”Mafia e çadrave” pushton plazhet italiane, ishte sot titulli në gjermanisht i “Welt”, ku analizohej kontrolli i plazheve nga rrjetet kriminale me biznese shezllonesh për pastrim parash. (75 euro çadra). “21 euro një hamburger në Kroaci” ishte titulli dje i ZDF i cili përshkruante varfërimin e popullit kroat nga turizmi elitar dhe çmimet e çmendur 500 euro nata në hotel. Parajsa juaj, varfërimi ynë” ishin parullat e protestuesve spanjoll në Majorca të cilët po varfërohen nga turizmin masiv dhe elitar. ”Grekë mbylluni në shtëpi, që të kenë hapësira turistët”, ishin thirrjet e disa bashkive në ishujt e…

Read More

Mes Perëndimit dhe Rusisë është duke u zhvilluar një shkëmbim madhor të burgosurish. I pari është reporteri i Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Shkëmbimi pritet të ndodhë në një vend jashtë Rusisë. Detaje të mëtejshme nuk do të bëhen publike deri në kryerjen e shkëmbimit, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Gershkovich dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan, të dy të akuzuar nga autoritetet ruse për spiunazh, tashmë janë liruar dhe janë rrugës për në një destinacion jashtë Rusisë. Do të kthehen në atdhe shumë rusë të burgosur në Perëndim për spiunazh, vrasje dhe krime të tjera.

Read More