Author: tirana

Skandali i mikrokredive ka përfshirë edhe Presidentin e vendit. Një ditë më parë, përmes një letre të paprecedentë drejtuar kryetares së sapozgjedhur të Kuvendit, Elisa Spiropali dhe Komisionit të Ligjeve dhe atij të Ekonomisë, Presidenti Bajram Begaj kërkoi hetim për çka ndodhur në gjithë këto vite. “Komisionet parlamentare kanë mundësi ligjore dhe institucionale të hetojnë rreth performancës së strukturave të brendshme institucionale, të cilat merren drejtpërdrejt me mbikëqyrjen e subjekteve të licencuara”, shkruante ndër të tjera Begaj. Sot erdhi edhe përgjigjja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili heq përgjegjësinë e institucionit që drejton lidhur me procesin…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur të plotë operacionin e kryer dje me 30 urdhërarreste, që u shtri në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. SPAK-u ka zbardhur aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan. Sipas SPAK, nga hetimet është faktuar një vrasje me armë zjarri që ka ndodhur në vitin 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, ku viktimë e këtij atentati mbeti Andi Zylyfi, 26-vjeç. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim. Andi Zylyfi ka lidhje familjare me dy personat që kanë…

Read More

24-vjeçarja supermodelja Adut Akech është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri, Samuel Elkhier do të bëhen prindër për herë të parë. Adut tha se është shumë e emocionuar që do të bëhet mama në moshë të re dhe është gati për një fëmijë. ”Kam thënë gjithnjë që doja të bëhesha mama në moshë të re sepse më pëlqen ideja që të rritesh me fëmijët e tu. Jam e emocionuar. Mezi pres. Them, a mundet thjesht të vijë? Mezi po pres dhe jam në gjysmë të rrugës”. Sa i përket planeve të së ardhmes, Adut tha se dëshiron që një…

Read More

Shqipëria ka fituar një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar ICSID, kësaj radhe me kompaninë Durres Kurum Shipping SH.P.K. Pretendimet e Kompanive Durres Container Terminal SH.A, Metal Commodities Foreign Trade Corp. dhe Altberg Developments LP, lidheshin me ndërprerjen e koncesionit mbi terminalin e kontejnerëve në Portin e Durrësit. Paditësit kërkonin dëmshpërblim në shuma që tejkalonin vlerën e 100 milionë dollarëve amerikanë. Nga ana e saj Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes argumenteve ligjore e ka fituar këtë çështje në të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. Tribunali i gjykatës së arbitrazhit ICSID unanimisht vendosi që koncesioni u ndërpre në respektim të legjislacionit…

Read More

Kush nuk e mban mend Rubin, aktorja që magjespsi botën me rolin e saj në telenovelën me të njëjtin emër. Aktorja Bárbara Mori së fundmi ka rrëfyer se e kaluara e saj nuk ka qenë e lehtë. Me kalimin e viteve, marrëdhënia e saj me burrat ishte e ndërlikuar, situata nga të cilat ajo tani vlerëson mësime të mëdha të jetës që e kanë lejuar të rritet dhe të përmirësohet si person. Barbara tha se megjithëse ish-partnerët e saj nuk e kanë abuzuar kurrë fizikisht, abuzimi ka ndodhur në një mënyrë tjetër, sepse në atë kohë ajo kurrë nuk besonte…

Read More

Protesta që u mbajt më 31 korrik nga banorët në askin rrugor Librazhd-Elbasan, duket se ka pasur tensione. Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në aksin rrugor, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat. Policia njofton se në lidhje me ngjarjen e djeshme, janë proceduar pesë persona për veprën penale ”Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të Paligjshme”. ”Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. M., 38 vjeç, S. T., 21 vjeç, E. M., 23 vjeç, E. A., 28 vjeç dhe B. Rr., 36 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po zbatojnë një ndër shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve. Një zyrtar i lartë i administratës së Joe Biden konfirmon se një numër amerikanësh do të fitojnë lirinë, përfshirë Evan Gershikoviç dhe Paul Whelan. Departamenti i Shtetit thotë se të dy janë ndaluar pa të drejtë nga Moska. Gershkoviç, një gazetar i “Wall Street Journal” u dënua me 16 vite burg pasi u shpall fajtor për spiunazh. Ai u arrestuar marsin e vitit 2023 gjatë një udhëtimi pune në Rusi. Whelan i cili ishte lënë jashtë disa shkëmbimeve të të burgosurve të kaluara, gjendej…

Read More

Në Librazhd u përurua qendra e re multifunksionale me mbështetjen e World Vision. Në cermeoninë e përurimit ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe kryetari i bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha. Ministrja Koçiu tha se “falë bashkëpunimit me pushtetin vendor, kemi arritur të shtrijmë mbi 70 shërbime të reja sociale të integruara në 61 bashkitë e vendit’. “Ne po punojmë sa më shumë që të kemi qendra që i kushtohen sidomos fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar. Besoj ky është shembulli perfekt se si bashkëpunimi mes pushtetit vendor, qeverisë dhe organizatave partnere bën…

Read More

Banka e Shqipërisë ka dalë me një qëndrim zyrtar, pasi Presidenti Bajram Begaj publikoi një letër të drejtuar Kuvendit, ku sugjeronte hetimin parlamentar veprimtarisë së bankës qendrore në mbikëqyrjen e institucioneve të mbledhjes së kredive të këqija. Banka shprehet se në asnjë rast as nuk ka lejuar dhe as nuk ka krijuar paligjshmëri. Po ashtu në njoftim, bëhet me dije se miliona shqiptarë i kanë besuar sistemit bankar e financiar rreth 16 miliardë euro, sistem mbi të cilin Banka e Shqipërisë vigjilon pareshtur. ”Banka e Shqipërisë, në asnjë rast, as nuk ka lejuar dhe as nuk ka krijuar paligjshmëri, por…

Read More

Shëngjini ditët e fundit u përfshi nga flakë të frikshme dhe zjarri dogji çadra, mijëra pisha, shkoi pranë resorte dhe turistët, pushuesit ikën menjëherë. Dikur se situata pas zjarreve në Shëngjin po kthehet në normalitet. Disa pushues kanë zgjedhur të shijojnë plazhin e Shëngjinit, duke u shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. ”Mbas shiut përherë del dielli, shpresoj që çdo gjë të jetë në rregull. Situata është normalizuar për momentin. Edhe në Florida morën flakë vilat dhe u kthyen në normalitet. Për momentin këtu është qetësi, nuk ka asnjë problem”, u shpreh një pushues. Një tjetër pushuese u…

Read More

Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për nderimin me “Çelësin e Qytetit”, duke vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer në tre vitet që ai shërbeu në vendin tonë. “Nuk gjej fjalë për t’ju falenderuar për gjithë bashkëpunimin tuaj në këto tre vite dhe për të gjitha themelet që kemi shtruar gjatë këtyre viteve. Miqtë e mi këtu do të mbeten”, tha ish-ambasadori Alastair King-Smith.

Read More

SPAK bën me dije se ka goditur një grup kriminal që bazën e ka në qytetin e Elbasanit dhe që drejtohej nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është bërë e mundur sekuestrimi i një shume të madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 (një milion) Euro. Organi i akuzës ka arritur të zbardhë 6 vrasje të kryera në harkun kohor 2018-2020 në Elbasan, Peqin dhe Berat, ku në një prej tyre viktimë mbeti edhe rivali i…

Read More