Author: tirana

Policia e Shtetit ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Britanisë. ”Sekuestrohet një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, dhe pajisje optike. Sekuestohen dhe veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale, 4 automjete, 8 celularë, karta SIM, 2 laptopë dhe 2 armë të ftohta (thika)”, tha policia. Përveç tre të arrestuarve, shtetasit A.H., B.T. dhe R.A., të tre banues në Tiranë, janë shpallur në kërkim…

Read More

Sali Berisha ka analizuar hetimet e SPAK në lidhje me dosjet e përgjimeve SKY EC dhe EnchroChat. Përmes një deklarate nga banesa, kryetari i PD-së akuzon drejtuesin e strukturës së posaçme hetimore, Altin Dumani se po bën pazare me këto përgjime. ”Gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga Skrapi i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë. Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë…

Read More

Maturantët kanë afat deri më 4 gusht për të aplikuar në universitet, duke plotësuar formularin A2 me 10 degët preferenciale. Sipas Arjan Xhelajt drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, konfirmimin e të dhënave në sistem e kanë bërë rreth 20 mijë maturantë dhe se të drejtën të aplikojnë për sistemin bachelor e kanë ata maturantë që kanë mesatare mbi 6.5, ndërsa ata që e kanë më poshtë mund të aplikojnë për sistemin profesional 2-vjeçar. Për të edhe maturantët ekselentë kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri. ”Maturantët ekselentë me mesatare 9.5-10, rreth 90% ose edhe pak më shumë janë konfirmuar në sistem,…

Read More

Në përfundim të mandatit të tij si ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u nderua me “Çelësin e Qytetit” nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në një ceremoni të posaçme në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shprehu vlerësimin për kontributin e ish ambasadorit King-Smith në ushtrimin e detyrës së tij në vendin tonë, por shtoi se “Çelësi i Tiranës” është simbolikë se ai e ka gjithmonë derën e hapur për t’u rikthyer në kryeqytet. “Ne e kemi vlerësuar mirësinë, kontributin, përkushtimin, dedikimin, pasionin gjatë ushtrimit të kësaj detyre të rëndësishme. Kjo e sotmja nuk është një “Mirupafshim!”, por është një…

Read More

Këngët tashmë po përdoren edhe nga politika për të bërë siç quhet në gjuhën e reprit ”Diss”. Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz ka pasur një përplasje tejet të ashpër me presidenten Vjosa Osmani rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Gërvalla përmendi këngën ”llafe, llafe” të Dafina Zeqirit, e që sipas kryediplomates është kënga e presidentes Osmani. Diss-in Osmani ia ktheu në konferencë, duke e përmendur një këngë tjetër të Dafinës. ”Nuk e kom pa, po u dashka me gjetë edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta…

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron qytetarët për akuzat e Partisë Demokratike, që denoncoi institucionin se ka lejuar futjen e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin në tregun vendas. Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari denoncoi AKU se ka lejuar hyrjen në treg të biskotave me copëza metali, domateve me nivel të lartë pesticidesh, vezët me salmonelë dhe mocarelës së skaduar nga Italia. Nga AKU shprehen të shqetësuar pasi pretendojnë se informacionet e PD për sinjalizimet e ardhura pranë institucionit nga sistemi RASFF, janë të pa vërteta dhe kanë shkaktuar panik tek konsumatorët. AKU bën me dije se pas sinjalizimeve ka…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Alma Bektashi, që i dha fund martesës verën e 2021, ka folur së fundmi për jetën e saj private. Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Alma Bektashi, që i dha fund martesës verën e 2021, ka folur së fundmi për jetën e saj private. “Nuk e toleroj mosrespektin, gjërat që nuk janë të shëndetshme në një lidhje. Duke qenë kategorike, 0 tolerancë për tradhtinë kam marrë vendimin. E kam marrë vesh nëpërmjet portaleve. Kisha dyshime, kisha dëgjuar, por nuk u besoj pa i parë gjërat vetë asnjëherë”-ka treguar ajo. Për Almën, të kapërcente këtë ngjarje nuk…

Read More

8839 bimë cannabis sativa janë asgjësuar në disa zona të qarkut të Shkodrës. Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër” në Pult, Shosh, Postribë, u asgjësuan 5586 bimë kanabis Në Malësi e Madhe në territorin e njësisë administrative Kelmend u asgjësuan 957 bimë kanabis. Në Vaun e Dejës në territorin e njësisë administrative Temal u asgjësuan 2167 bimë kanabis Në Pukë në territorin e njësisë administrative Qelëz u asgjësuan 72 bimë kanabis Në Fushë Arrëz, në Iballë i asgjësuan 57 bimë kanabis. “Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve…

Read More

Duke nisur nga data 1 shtator e këtij viti hyjnë në fuqi pagat e reja për adminsitratën e pushtetit Vendor. Prej disa muajsh qeveria shqiptare kishte dekalruar se po punonte për projektin për rritjen e pagave në adminsitarën e pushtetit vendor, ndërsa ditën e sotme më 1 Gusht 2024, është bërë miratimi i pagave të reja. Ishte vetë ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i cili theksoi pas mbledhjes së qeverisë se nga data data 1 shtator e këtij viti, punonjësit e bashkive do të përfitojnë një pagë të re të rritur. Rritja e pagave për punonjësit e…

Read More

Mediat italiane raportojnë për një shtyrje tjetër të datës së hapjes së qendrës së pritjes së emigrantëve në Shqipëri. Sipas “Tgcom24” do të duhen edhe disa javë të tjera për hapjen e qendrës në fjalë, e cila është një investim i shtetit Italian pas marrëveshjes mes dy qeverive. Raportohet se shtyrja është parashikuar për shkak të vonesave për punimet për ndërtimin e qendrës së identifikimit Shëngjin dhe asaj të trajtimit në Gjader. Me herët, gjatë vizitës në Shqipëri, kryeministrja Meloni kishte njoftuar hapjen e qendrës më datë 1 gusht 2024. “Do të jenë operative nga 1 gushti 2024. Do ta…

Read More

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili kishte kanosur bashkëshorten. Blutë njoftojnë se 44-vjeçari ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Njoftimi: Lushnjë/Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë…

Read More