Shpërthim i fuqishëm në një kantier në ndërtim në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”. Shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike, ndërsa nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar. Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Edhe këtë të enjte, ashtu si këto ditët e fundit vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe relativisht të nxehta me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të plota me diell. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut dhe relativisht e lehtë me shpejtësi mesatare 1-4m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës fiton shpejtësi deri në 7-8m/s. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 18 gradë deri 35°C në zonat e ulëta 17 gradë deri 37°C në zonat bregdetare…
Dashi Do të merrni një lajm të mirë, i cili do ju bëjë tejet euforik, sidomos nëse jeni të përfshirë në një projekt të rëndësishëm. Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të dashur dhe të pranishëm në familje ose në raportin në çift. Demi Do të ndjeni dëshirën për të dalë nga rutina juaj, sidomos nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur me aktivitetet me të cilat po merreni. Nëse jeni në prag të nisjes së një projekti të ri, kërkoni më shumë mbështetje nga ana e familjes. Binjakët Do të keni mundësi që të merrni konfirmime të rëndësishme në…
Nënë e tre fëmijëve dhe ish-teniste i nivelit të lartë. Kjo është ministrja franceze e Sporteve, Amelie Oudea Castera e cila është vënë në qendër të vëmendjes orët e fundit për shkak të një puthje që ndau me presidentin e vendit Emmanuel Macron. Pas publikimit, fotoja u bë virale dhe në publik u komentua si një sjellje e papërshtatshme mes dy politikanëve. Disa media nuk ngurruan të ngrinin pyetjes sesi mund të kenë reaguar pas publikimit të fotos, Brigitte Macron por edhe bashkëshorti i 46-vjeçares. Udea Castera është një figurë emblematike e elitës franceze e cila ka studiuar në Shkollën…
Jo vetëm në Shqipëri, por një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në Romë në zonën e Monte Mario, pas Gjykatës së Apelit që është përhapur në të gjithë zonën. Shtëllunga të mëdha tymi duken nga pamjet, ndërsa katër ndërtesa, observatori astronomik dhe selia e RAI-t janë evakuuar. Flakët janë shumë pranë shtëpive si dhe në Ponte di Nona pranë qendrës tregtare Roma Est. Dhjetë ekipe zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mbështetjen e dy cisternave dhe mjeteve të mbrojtjes civile.
Ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili mbante më parë detyrën e drejtorit të Autoritet Portual Durrës, thekson se rezultatet e arritura në angazhimin e tij të mëparshëm, ku u shpreh kernar që ishte pjesë e asaj skuadre. ”Shumë aktivitete, punë, sensibilizim social, dedikim, durim dhe profesionalizëm, janë vetëm pak nga shumë virtytet që njerëzit e punës në Autoritetin Portual e gëzojnë dhe për të cilën jam krenar që isha pjesë e kësaj skuadre! Plot mirënjohje për Belinda Balluku për mundësinë që më dha ta përjetoja këtë rrugëtim dhe për lidershipin e saj pa kompromise! Me falenderime të…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, menjëherë pas zbardhjes së vendimit që rrëzoi taksimin për “Profesionistët e Lirë”, ka postuar në rrjetet sociale një video ku analizon vendimin e Gjykatës dhe gjithashtu i fton profesionistët e lirë të bashkohen me PD për të rrëzuar një sistem të pandershëm taksimi. Tabaku thotë se vendimi i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese është një dëshmi se kur njerëzit bashkohen mund të realizojnë edhe të pamundurën. Mesazhet e Tabakut Ne mund të fitojmë shumë. Shtresa e mesme sot është shtresa më e mbitaksuar në Shqipëri , është shtresa që punon më shumë dhe tatohet më shumë…
Problemet në vend nuk kanë fund. Një aksident rrugor me 2 persona të plagosur është regjistruar pasditen e së mërkurës, në afërsi të fshatit Vrinë në zonën e Butrinit. Një makinë me dy shtetas të huaj doli nga rruga dhe përfundoi e përmbysur në kanalin e Butrintit. Menjëherë në ndihmë kanë shkuar banorët e zonës të cilët arritën të nxjerrin nga mjeti dy turistët në rrezik për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca të cilët i kanë transportuar drejt Spitalit të Sarandës dy të lënduarit. Ata do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Tirana po vijon transformimin urbanistik me një tjetër projekt shumë ambicioz, i cili synon rehabilitimin e Lumit Lana nga Ura Teknologjike [Pallati me Shigjeta] deri në kryqëzimin me Rr. “Teodor Keko” [Unaza e Re]. Ky projekt është pjesë e planit të përgjithshëm urbanistik të kryeqytetit, duke ndjekur standardet bashkëkohore europiane për investime të tilla madhore. Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”, të cilat do të shtrihen paralel me Lanën, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për qytetarët e Tiranës. Segmenti i ri, i cili do të shtrihet përgjatë 1.8 kilometrave, do të…
Sali Berisha përmes një video të dy blogerëve të huaj, denoncon situatën tek Lumi i Shalës dhe tek Liqeni i Komanit. Në video turistët shprehen se kur erdhën herën e parë në këtë zonë, gjithçka ishte mirë, por tani kur erdhën për herë të dytë, gjithçka është më ndryshe. ”Lumi i Shalës është i pisët”, dëgjohen të shprehen. Ndaj dhe Berisha akuzon që sipas tij, qeveria e Ramës ka zero investime në këtë zonë. ”Miq, kjo është gjendja e liqenit të Komanit dhe Lumit të Shalës dy prej destinacioneve turistike më të bukura të vendit. Zero investime nga qeveria e…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me Presidentin e Policisë së Landit të Bavarisë në Gjermani, Michael Schwald, gjatë vizitës së tij në Tiranë, për të diskutuar marrëdhëniet mes dy organizatave policore dhe forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Rrumbullaku bëri një panoramë të gjendjes së sigurisë në Shqipëri dhe angazhimit të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe parandaluar e goditur krimin. “Shifrat e larta të turistëve vit pas vit, përfshirë ata gjermanë, janë dëshmi e qartë e sigurisë publike që mbizotëron, jo vetëm në qytetet kryesore e zonat bregdetare, por në çdo skaj…
Ismail Haniyeh, udhëheqësi i Hamasit që u vra në Iran ishte “fytyra” e vendosur e grupit palestinez përballë diplomacisë ndërkombëtare, mes ndezjes së konfliktit në Gazë. Tre nga djemtë e tij ishin vrarë më parë gjatë sulmeve ajrore izraelite. Por pavarësisht retorikës, ai konsiderohej nga shumë diplomatë si i moderuar, krahasuar me antëtarët e linjës më të ashpër të grupit të mbëshetur nga Irani. I emëruar për të mbajtur detyrën kryesore në drejtim të Hamasit në 2017, ai jetonte mes Turqisë dhe kryeqytetit të Katarit, Doha, çka i jepte atij mundësi t’i shpëtonte kufizimeve të udhëtimit në Gazën e bllokuar…