Lindja e Mesme po zien pas vrasjes së Ismail Haniya, liderit politik të Hamasit , i cili u vra nga një bastisje izraelite në shtëpinë e tij në Teheran. Shumë diplomatë e konsideronin Haniya si më të moderuar se anëtarët më të ashpër të organizatës sunite palestineze. Pesë pasardhësit e mundshëm Jahja Sinuar-Udhëheqësi i lëvizjes. Ai është themeluesi i shërbimit të sigurisë të Hamasit, i njohur si Majd, i cili menaxhon çështjet e sigurisë së brendshme, heton agjentët e dyshuar izraelitë dhe gjurmon oficerët e inteligjencës dhe sigurisë izraelite.Sinuar është arrestuar tre herë. Pas arrestimit të tretë në vitin 1988,…
Author: tirana
Muzeu Etnografik i Durrësit, i cili ndodhet pranë me shtëpinë muze të Aleksandër Moisiut,do të rilind nga e para me një godinë të rijetësuar. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar fotot nga puna që po bëhet, thotë se muezu do të ruajë arkitekturën dhe tërësinë e vlerave autentike që ka. Po ashtu Rama shton se rëndësinë historike që mbart muzeu. ”Muzeu Etnografik i Durrësit, i ngritur në Shtëpinë Muze të Aleksandër Moisiut do të rilind nga e para, me një godinë të rijetësuar, duke ruajtur arkitekturën dhe tërësinë e vlerave autentike që ka. Monument kulture i kategorisë së parë në…
Zjarri i cili prej disa ditësh përfshiu Shëngjinin, është shuar ditën e sotme. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, thotë se u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura, por një tjetër vatër zjarri u aktivizua në anë të rrugës Shëngjin-Velipojë favorizuar nga era e fortë. Ndërhyrja në kohë e punonjësve të shërbimeve në bashkinë e Lezhës bën të mundur lokalizimin e vatrave të zjarrit duke shpëtuar banesën që ndodhej shumë pranë flakëve të zjarrit. Po punojnë forca të shumta nga punonjësit e shërbimeve e po ashtu dy zjarrfikëse nga porti i Shëngjinit janë në gatishmëri në këtë zonë që ende…
Gazetari dhe analisti Agim Baçi, teksa analizon zhvillimet e fundit në politikë, thotë se Sali Berisha e ka borxh ndaj demokratëve të vendosë egon poshtë partisë, duke paralelizuar rastin e tij me atë të Presidentit amerikan Joe Biden, i cili pavarësisht se kishte bazën prapa tij u tërhoq për të mirën e partisë. ”Berisha e ka borxh ndaj demokratëve të vendosë egon poshtë partisë. Nuk mund t’i japë Ramës që të thotë se ka kundër atë që ka probleme me drejtësinë etj. Biden u tërhoq në Amerikë. I kishte votat e delegatëve për të kandiduar. Një lider atë bën. Berisha…
Liverpool ka hedhur sytë nga Kristjan Asllani, për t’i besuar mesin e fushës. Mediat britanike shkruajnë se trajneri i ri, Arne Slot kërkon një numër 6 të mirëfilltë dhe mesfushori shqiptar i plotëson të gjitha kriteret. Ai është i aftë të ndërtojë lojën, të vertikalizojë në manovrat ofensive, por mbi të gjitha të ndihmojë edhe në fazën mbrojtëse. Edhe pse nuk luajti shumë ndeshje si titullar me Interin gjatë sezonit të kaluar, me aktivizimin e tij në Serie A, Kristjan Asllani i ka bindur të gjithë se është kalibër i nivelit të lart.
Qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër, ishin planifikuar që të hapeshin në datën 1 gusht të vitit 2024, pas marrëveshjes të nënshkruar nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni. ”Të dy qendrat do të jenë operative nga 1 gushti i vitit 2024”, tha Meloni në 5 qershor 2024, gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Euronews Albania përmes gazetarit Thimi Samarxhiu i është drejtuar fillimisht zotit Andrea Arnaldo, këshilltarit të kryeministres Giorgia Meloni për t’i kërkuar një përgjigje zyrtare nëse qendrat në Gjadër e Shëngjin do të jenë funksionale në datën 1 gusht. Arnaldo na ka adresuar te Ambasda Italiane…
Fermerët e fushës së Maliqit dolën në protestë edhe këtë të mërkurë, pasi produktet e tyre bujqësore kanë mbetur stok. Më të pakët në numër, ata u mblodhën në kryqëzimin e Libonikut në afërsi të rrugës nacionale Korçë-Pogradec, aty ku javën e kaluar (22 korrik), 24 drejtues mjetesh u gjobitën me nga 100 mije lek (te reja) për bllokimin e aksit nacional. Kjo bëri që kësaj radhe të protestonin pa traktorë. Fermerët e Maliqit u shprehën se ne datën 9 gusht do të zhvillojne një takim me Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj ndërkohë që kërkojnë të kenë përfaqësim të gjerë…
Zjarri i cili prej disa ditësh përfshiu Shëngjinin, është shuar ditën e sotme. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, thotë se në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Është dora e natyrës, apo e njeriut ajo që shkaktoi katastrofën në Shëngjin, me mijëra pisha të djegura, çadra të biznese të bëra hi dhe me biznese që tashmë janë bosh, pasi pushuesit dhe turistët ikën me vrap nga paniku kur panë flakët e frikshme përpara fytyrës. Njoftimi i Mbrojtjes Civile Prej më shumë se katër ditësh, nën koordinimin e Ministrisë…
Policia e Shtetit njoftoi se është ekstraduar nga Italia në Shqipëri një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I ekstraduari është shtetasi S.C. alias A.D. alias S. C., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Shtetasi italian S.C., gjatë periudhës dhjetor 2019 – mars 2020, në bashkëpunim me 2 shtetas shqiptarë, kanë krijuar…
Bebe Rexha me vizitën e saj në trojet shqiptare, është personazhi më i komentuar. Artistja shqiptare me famë botërore performoi në ”Sunny Hill Festival” në Prishtinë dhe më pas bëri të ditur se do të rikthehet në vendlindje, në Dibër, pas 12 vitesh. Derisa takoi familjarët dhe ndau fotografi me ta, artistja mori vëmendje me një shkrim. “Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva për mua të gjitha janë Shqipëria ime”, u shpreh 34-vjeçarja. Kjo deklaratë bëri bujë të madhe në mediat serbe, të cilët kanë bërë tituj të ndryshëm në lidhje me këtë. Krahas kësaj, Rexha ka bërë një reagim…
Policia e Shtetit bën me dije se pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bern, Zvicër, u ekstradua drejt Shqipërisë, shtetasi Xh. K., 39 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”. Shtetasi Xh. K, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në kuadër të grupit kriminal, kanë prodhuar…
Të martën në Kuvend u votuan ministrat e rinj dhe kryetarja e re e Parlamentit, dhe një befasi ishte vota e Gazment Bardhit që doli në sistem, në një kohë që ai ishte duke protestuar në foltore me disa deputetë të tjerë. Kush votoi në vend të Bardhit? Kamerat e Kuvendit identifikuan shumë shpejt se në vend të tij, votonte deputetja Ori Nebiaj, që kishte marrë përsipër të shtypte kartën elektronike edhe për kolegët. Kodi i sjelljes e konsideron një akt të tillë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit, por mesa duket opozitarët kanë vendosur të mbyllin sytë kur…