Author: tirana

David Wisner ikën nga Shqipëria duke veçuar disa nga punët më të mira në misionin e tij. Ai ndalet tek mbështetja dhe forcimi i organeve të drejtësisë dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri. I ngarkuari me punë i SHBA-së me bashkëshorten dhe fëmijët në shëtitje në Tiranë ndan kujtimet më të bukura duke falënderuar shqiptarët për bujarinë dhe premton të mbetet tifoz kuq e zi si traditën më të vyer të shqiptarëve, patriotizmin.

Read More

Eshtë kthyer në traditë festa e 31 Korrikut në qytetin e Burrel. Çdo vit kjo datë u kujton matjanëve Kryengritjen Popullore të 3000 luftëtarëve kundër pushtuesve italian. Pranë Muzeut Historik Mat u zhvillua një ceremoni me pjesmarrjen e veteranëve të bashkive Mat e Klos, qytetarëve të Burrelit, këshilltarëve bashkiak dhe drejtuesve të institucioneve lokale. Drejtoresha e muzeut, Suzana Kurti dhe kryetari i Organizatës së LANÇ-it Mat, Sefer Duka sollën për të pranishmit fakte rreth kësaj kryengritje, ndoshta më e madhja në vend. Në obeliskun kushtuar kësaj ngjarje historike u vendosën kurora me lule nga deputetja Aurora Mara, kryebashkiakët Agron Malaj…

Read More

Një përshkallëzim i papritur në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit është vrasja e liderit politik të organizatës palestineze, Ismail Haniyeh në Teheran, në një pikë kthese kritike për zhvillimin e negociatave në Lindjen e Mesme. Vrasja në krevatin e tij në një godinë super të ruajtur në Teheran, ka shkaktuar një kaos të madh në arenën globale. Sipas të përditshmes ”New York Times”, vrasja e liderit të Hamasit, ka qenë superkirurgjikale. Bota rrezikon një luftë të shkallës së gjerë që mund të përfshijë jo vetëm Lindjen e Mesme. Menjëherë shqetësimi vjen në Tiranë, përkatësisht në Manëz, afër Gjirit të Lalzit,…

Read More

Në Gjirokastër, situata e zjarreve pati një përmirësim gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm. Rreth orës 4 të mëngjesit pati një riorganizim të forcave të shërbimit zjarrfikës, për shërbimin e vatrave të zjarrit mbi parkun e Viroit, si dhe për izolimin e vatrës drejt fshatit Mashkullorë. Të dy këto drejtime të zjarrit janë vënë nën kontroll nga zjarrfikësit dhe janë drejt shuarjes. Aktualisht po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit mes lagjes Dunava të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat. Në operacionet gjatë natës u aktivizuan rreth 80 forca zjarrfikëse dhe vullnetare. Aktualisht në vatrën e fundit aktive po…

Read More

Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjini donin të ndryshonin gjërat në Kosovë, sipas BBC, duke nisur festivalin Sunny Hill në qytetin e Prishtinës. “Dua të ndryshoj retorikën e asaj që njerëzit mendojnë për Kosovën dhe se ajo është e shkatërruar nga lufta”, shpjegoi Dua në fillim të këtij viti. “Kur jetoja në Kosovë, asnjë nga artistët që doja të shihja nuk erdhi kurrë”. Ai shpjegon se ishte “gjithmonë një ëndërr” të kishte diçka si Sunny Hill në Prishtinë, pasi kishte punuar në industrinë e ngjarjeve të muzikës live për vite me radhë, përpara se Dua të bëhej një yll…

Read More

Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, operacioni i koduar “Fazani”. Zbulohet në Lezhë, një ambient (lokal) i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e drogave të forta. Vihen në pranga 6 shtetas (pronari i lokalit, 1 shtetase që ushtronte prostitucionin, 1 shtetas që shiste dozat e lëndëve narkotike dhe 3 shtetas që nuk kallëzuan këtë krim). Shpallet në kërkim 1 shtetas, bashkëpunëtor për shitjen e lëndëve narkotike. Sekuestrohen doza të lëndëve…

Read More

Bashkia e Tiranës prezantoi projektin për rehabilitimin e lumit të Lanës, nga Pallati me Shigjeta te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”, i cili shënon një kapitull të ri për transformimin e qytetit. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se projekti është vijim i punëve të mira të nisura dhe të kryera nga Edi Rama në vitet 2000-2011. “Transformimi i lumit të Lanës nga administrata e Edi Ramës dhe Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 i referohet një epoke që lidhet me hapjen e një kapitulli të ri të qytetit. I cili…

Read More

Dy persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër, pasi akuzohen se dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Bëhet fjalë për djegie të një sipërfaqeje toke në Gjirokastër dhe në fshatin Veliqot. Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 66 vjeç, banues Gjirokastër dhe K. Q., 67 vjeç, banues në fshatin Veliqot. Po ashtu, dyshohet se një 66 vjeçar, në vendin e quajtur “Memola”, mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. “Shtetasi A. H. dyshohet se më datë 29.07.2024, në vendin e quajtur “Memola”,…

Read More

Ndryshimet qeveritare të bëra në Kongresin e PS të dielën nga kryeministri Edi Rama, kanë sjellë lëvizje në disa institucione. Kreshnik Bajraktari do të mbajë postin e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit i cili deri më 30 korrik u mbajt nga Pirro Vengu. Pirro Vengu u emërua nga kryeministri Edi Rama si ministër i Mbrojtjes dhe sot pas betimit tek presidentit do të nisë punën zyrtarisht në krye të këtij dikasteri. Drejtori i ri i portit deri më tani ka mbajtur detyrën e këshilltarit pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës. Ai ka mbaruar studimet e larta në universitetin Politeknik…

Read More

Miratimi me vota pro për Anita Jellën dhe Bledar Maksutin nga KLP ka plotësuar organiken e Prokurorisë së posaçme me 20 prokuror. Anita Jalla që mbante deri tani postin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, dhe Bledar Maksuti, aktualisht prokuror në Tiranë prej ditës së nesërme do të ulen në karrigen e Prokurorisë së posaçme. Para vendimit të emërimit të këtij të fundit, KLP vendosi dhe moscaktimin Ndini Tavanit për të shkuar në SPAK. Ky vendim erdhi për shkak se komisioni i verifikimit pranë Prokurorisë së Posaçme në përbërje të të cilit janë edhe gjyqtar e përfaqësues të BKH-së, konstatoi…

Read More

Anita Jella është emëruar ditën e sotme Prokurore në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Emërimi i Jellës ka ardhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Jella ka marrë mandat 9 vjeçar. Kujtojmë se më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Read More