Author: tirana

47-vjeçari me iniciale Dh.M. ka rënë në pranga për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme në firmën në administrim nga 47-vjeçari në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën 58-vjeçari me iniciale A.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Read More

I njohur si prokurori i dosjeve “të nxehta”, Ndini Tavani edhe pse u përzogj nga Këshilli i Lartë i prokurorisë si Prokuror i Prokurorisë së Posaçme, nuk ka mundur të marrrë dot detyrën. Shkak është bërë komisioni i SPAK i cili nuk e ka certifikuar. Në vend të tij KLP ka futur në listë prokurorin Bledar Maksuti, i renditur pas Ndini Tavanit kur u hap gara për 3 vendet vakante. Lidhur me rastin, ai i ka drejtuar një shkresë KLP-së, ku kërkon një proces të rregullt ligjor, duke e dëgjuar lidhur me faktet, ligjin dhe provat. “Transparenca kundrejt publikut për…

Read More

Udhëheqësi i lartë i Hamasit, Ismail Haniyeh është vrarë në Iran. Lajmi është bërë i ditur nga Hamasi, përmes një deklarate zyrtare. Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Hamasi tha se Haniyeh u vra në një bastisje izraelite në rezidencën e tij në Teheran. Një numër i figurave të tjera të larta të Hamasit, përfshirë presidentin palestinez Mahmoud Abbas, e kanë përshkruar vdekjen e Haniyeh si një “atentat” dhe janë zotuar të hakmerren. Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane tha se shkaku i “incidentit” nuk ishte menjëherë i qartë, por “po hetohej”, njoftoi agjencia e lajmeve AFP. Sipas grupit, Haniyeh…

Read More

Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët. Temperaturat minimale kanë shënuar 16 gradë celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijnë në 39 gradë. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 12 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim deri në 3 ballë.Elbasani, Gjirokastra dhe Durrësi do të jenë me temperatura deri në 39 gradë. Më pas do të pasohen nga Berati me 38 gradë dhe Tirana, Vlora e Shkodra me 37 gradë Celsius. Lezha pritet të shënojë temperatura deri në 36 gradë, pasuar nga Saranda me 35 gradë, e më pas Kukësi, Dibra…

Read More

Pas kaosit dhe rrezikut të madh që kaloi dje Shëngjini për shkak të zjarreve masive, duket se sot situata është vënë nën kontroll. Mjetet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës duke parandaluar një katastrofë të mundshme. Dy vatrat e mëdha, ajo e Ranës së Hedhur dhe ajo pranë Portit të Shëngjinit kanë ulur intensitetin. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se aktualisht po punohet me forca të shumta për të parandaluar mospërhapjen e zjarreve si shkak i erës.

Read More

DASHI Dita nis me një dozë të këndshme pozitiviteti dhe duhet ta shfrytëzoni për të bërë diçka të këndshme edhe me partnerin. Në punë, bëni një pushim të shkurtër për t’u çlodhur. Në fund të fundit, ne jemi në verë dhe edhe ju duhet të pushoni dhe të rimbusni bateritë tuaja. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 31 korrik 2024), yjet flasin për dashurinë, kështu që nëse keni një lidhje prej disa kohësh, mund të mendoni ta zyrtarizoni atë me një martesë. Lajmet vijnë së shpejti në punë. BINJAKËT Mund të nervozoheni për gjëra të vogla, por përpiquni…

Read More

Pas koncertit magjik në ”Sunny Hill” në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka udhëtuar sot nga aeroporti i Tiranës për në Itali. Ajo bashkë më të ëmën kanë zgjedhur të kalojnë mes pasagjerëve të shumtë të cilët janë surprizuar nga prania e këngëtares së muzikës pop në aeroport. Fansat dhe pasagjerët u entuziazmuan nga prania e Bebe Rexhës, e cila i takoi dashamirësi. Bebe Rexha, e njohur gjithmonë për thjeshtësinë e saj, u shfaq e lumtur mes pasagjerëve shqiptarë por edhe mes shumë turistëve të huaj të cilët udhëtuan nga ky aeroport.

Read More

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ishte ulur në vendin e tij dhe teksa në sallën e seancës plenare në Kuvendit kishte tensione, ai vendosi këmbët në tavolinë dhe po shikonte telefonin. Një gjest ky aspak i hijshëm për Parlamentin dhe një veprim që përdhos këtë institucion ligjvënës. Paloka me këtë veprim tregon se e trajton parlamentin më keq se kafenë e lagjes.

Read More

Deputetja e PD-së, Andia Ulliri, sot gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ku u votua dekretet e presidentit për ministrat e rinj, në mes të kaosit, u pa teksa shkoi në anën ku ulen socialistët dhe bisedoi për pak minuta me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në facebook, Ulliri ka treguar se për çfarë bisedoi. ”Gjatë seancës së sotme iu drejtova kryeministrit Rama me kërkesën e banorëve të Bashkisë Krujë për ndërtimin e HYRJE-DALJES për të hyrë në Autostradën Thumanë-Kashar. Kryeministri nuk pati asnjë përgjigje për këtë çështje duke u referuar te institucionet dhe ministrat e tij të cilët…

Read More

Dy avionë të llojit Canadair, të mbrojtjes civile europiane kanë nisur betejën me flakët në Shëngjin, pak minuta më parë. Avionët të aftë të ulen në sipërfaqen e detit për t’u furnizuar, po hedhin sasi të mëdha uji, në zonat ku flakët tashmë ndodhen pranë banesave. Situata në Shëngjin shfaqet shumë e rrezikshme, ku një shtëpi dhe një lokal janë djegur, teksa zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era.

Read More

Seanca e jashtëzakonshme plenare për dekretet e Presidentit për ndryshimet në qeveri dhe në drejtimin e Kuvendit, u shoqërua jo vetëm me përplasje verbale dhe shkëmbime akuzash. Një punonjës i Gardës së Republikës shfaqet duke mbrojtur kryeministrin Edi Rama nga një shishe uji e hedhur drejt tij. Shishja e hedhur nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi i është drejtuar kreut të qeverisë, por gardisti i pozicionuar pranë tij nuk e ka lejuar ta cenojë fizikisht atë duke e larguar me dosjen që mbante në dorë.

Read More