Kreu i grupit parlametar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se për Partinë Demokrate nuk ka rëndësi nëse Kuvendin e drejton Elisa Spiropali apo Lindita Nikolla. Për të kryetar i Kuvendit mbetet vetë kryeministri Edi Rama. Po ashtu, Bardhi akuzoi kreun e qeverisë se ndryshimet e radhës në kabinetin e tij qeveritar i bën i diktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga krimi. “I ka diktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, tre emërimet e reja në kabinetin qeveritar. Individë anonimë që pozicionet e tyre administrative ishin keqpërdorur deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale, të përqendruara kryesisht në qarkun e Durrësit.…
Author: tirana
Edhe pse emrin e saj e tha vetë gjatë Kongresit të PS-së të dielën pasi Lindita Nikolla dha dorëheqjen si kryetare e Kuvendit, sot kryeministri Edi Rama befasoi, pasi nuk e votoi Elisa Spiropalin si kryeparlamentare. Po ashtu nga ana tjetër, në sistem del që Gazment Bardhi ka votuar, por që ai ishte në foltore duke protestuar.
Turistët e huaj po ikin nga Shëngjini, për shkak të situatës së rënduar nga zjarret. Prej më shumë se 4 ditësh zjarret në kodrën e Shëngjinit vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, teksa flakët ditët e sotme janë afruar në hotelet dhe resortet e mbushuara me turistë. Evakuimi i turistëve dhe banorëve ka nisur që mesnatën e kaluar, teksa fatmirësisht deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar nga zjarret apo të intoksikuar nga tymi. Qindra zjarrfikës nga Lezha, Shëngjini dhe qytetet përreth, të ndihmuar dhe nga Forcat e Armatosura po punojnë për…
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, bën me dije se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, për shkak të zjarrit që e ka përfshirë atë. Vendimi është marrë pas kërkesës së strukturave të rendit, si masë e nevojshme sigurie për të shmangur rreziqet e mëtejshme në zonën bregdetare, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë arritur deri në bregdet. ”Ekipet tona ndodhen në terren, në mbështetje të grupeve të emergjencës së krijuar për shuarjen e zjarreve”, thotë OSSH.
Në Shëngjin si pasojë e flakëve, situata është shumë alarmante. Pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e nderë. Mësohet se është kërkuar evakuimi i banorëve të lagjes së Portit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët. Gjendja në zonën e Shëngjinit u përkeqësua prej pasdites së djeshme, ndërsa sot flakët iu afruan zonës së plazhit, madje duke djegur disa çadra dhe shezlone…
Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj nuk ishte në Kuvend, ku u votuan dekretet e presidentit për ndryshimet e reja në qeveri apo kryetaren e re të Kuvendit. Për të lufta politike tashmë nuk ka sens pasi Rama siguroi dhe fitoren e radhës pasi bashkoi votat me opozitën për mbylljen e listave. Alibeaj nuk la pa komentuar dhe ndryshimet në qeveri, të cilat sipas tij u bënë pa transparencë dhe treguan edhe njëherë se deformimi i demokracisë në vendin tonë vijon. “Jam larguar nga Kuvendi sepse është më mirë këtu se atje. Është një skenë e vështirë. Rama mori fitoren në…
75 vota pro dhe 4 kundër, ka marrë Elisa Spiropali si kryetarja më e re e Kuvendit, ku votimi me kuti u anulua përshkak të protestës së PD-së. Votimi për Spiropalin është zhvilluar me elektronikë. Në fjalën e saj të parë si kryeparlamentare, Elisa Spiropali shprehu falënderime dhe mirënjohje që iu besua pozicioni si kryeshërbëtore e Kuvendit. Po ashtu tha se zyra e saj do të jetë e hapur për këdo që do të trokasë në të. ”E patolerueshme është dhuna në të gjitha llojet dhe fytyrat e saj të shëmtuara. Fjalët që fyejnë dhe frazat që vrasin do të…
Dy deputetë të PDIU-së, kanë tradhtuar opozitën në votimin e seancës së sotme për ministrat e rinj. Për miratimin e ministrave të rinj, Pirro Vëngu, Ervin Hoxha dhe Petrit Malaj dy deputetët e PDIU-së abstenuan. Ndërsa për zgjedhjen e Taulant Ballës votuan pro zgjedhjes së tij si ministëri i ri për Marrëdhëniet me Parlamentin. Taulant Balla-Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 pro, mes të cilëve edhe dy deputetët e PDIU-së.
Nga kaosi në Kuvend, nuk është bërë e mundur votimi me kuti të Elisa Spiropalit si kryetarja e re e Kuvendit, ndaj do të votohet në mënyrë elektronike. Sakaq, kryeministri Edi Rama është ulur në vendet e deputetëve dhe shihet pranë Pandeli Majkos.
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi që me nisjen e seancës të jashtëzakonshme për miratimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj, u përjashtua nga seanca nga Lindita Nikolla, akt të cilin ajo e bën për herë të fundit, pasi nuk do të jetë më kryetare e Kuvendit. Ai pati edhe një debat me të, madje e akuzoi Nikollën se gënjeu kur tha se ishte sëmurë prandaj hoqi dorë nga detyra. Pjesë nga debati: Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar! Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve Kuvendin,…
Mes protestave të PD-së për refuzimin e debatit për emërimet e reja në qeverinë ”Rama 3”, Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit Bajram Begaj. Bledi Çuç si nënkryetar, Taulant Balla si ministër për marrëdhëniet me Parlamentin, Petrit Malaj si ministër i Financave, Pirro Vengu si ministër i Mbrojtjes dhe Ervin Hoxha si ministër i Brendshëm. Pirro Vengu-Ministër i Mbrojtjes-77 pro, 2 abstenim-deputetet e PDIU, 13 kundër Ervin Hoxha-Ministër i Brendshëm-76 pro, 2 abstenim-deputetet e PDIU, 11 kundër Taulant Balla-Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin-78 pro, mes të cilëve edhe dy deputetët e PDIU, 9 kundër Petrit Malaj-Ministër i Financave-77 pro, 2 abstenim-deputetwt…
Ka nisur me debate seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për votimet e ministrave të rinj të qeverisë ”Rama 3”. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që të ketë një debat, por që nuk është lejuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Pas debatit me të, pasi e quajti Ramën si mafioz, Bardhi është përjashtuar nga seanca, por që po vijon që të qëndrojë në sallën e Kuvendit. Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar! Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve Kuvendin, the jam sëmurë. Nikolla: Të të…