Author: tirana

Situata me zjarret në Shëngjin është pranë një tragjedie. Flakët po përparojnë me shpejtësi të madhe në një tjetër zonë, ku pranë ka banesa dhe apartamente ku akomodohen banorë dhe turistë. Zjarri po ndihmohet nga era, ndërsa forcat zjarrfikëse janë prej orësh në luftë me flakët. Flakët po vijojnë të hapen me shpejtësi të madhe edhe në zonën e rrugës Shëngjin-Velipojë, po ashtu është aktivizuar një tjetër vatër zjarri e re në anën tjetër të malit. Edhe pse po punohet nga toka dhe ajri, situata mbetet kritike në këtë zonë, ku zjarri po afrohet dhe pranë disa bizneseve dhe banesave.

Read More

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka shpreh kritikat për zgjedhjen e Edi Ramës për të vendosur Pirro Vengun në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. “Ministrin e Mbrojtjes ne e kemi shtetas grek. Nuk e dimë akoma nëse e ka bërë ushtrinë apo jo. Presidenti, si Komandant i Forcave të Armatosura, duhet të ketë një minimum informacioni sepse ministrin e Mbrojtjes e ka si pjesë të stafit. Sigurinë tonë kombëtare ia kemi besuar një njeriu që është mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndoshta e do Greqinë më tepër se Shqipërinë. Imagjinoni që në kulmin e një konflikti, ministri i Mbrojtjes të thirret për…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u votuan me 106 vota në Kuvend si një pakt i arritur mes PS dhe PD-së, edhe pse me zëra kundër nga opozita. Njoftimi i plotë Presidenti i Republikës shpalli sot ligjin nr. 81/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë̈”, i ndryshuar”. Ky ligj, që mori mbështetje të gjerë parlamentare, është fryt i diskutimeve dhe i marrëveshjes pozitë-opozitë për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kishin shfuqizuar disa dispozita të Kodit Zgjedhor. Bashkëpunimi parlamentar, si dhe…

Read More

Është hapur gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Për këtë garë kanë shfaqur interes 15 kompani, nga të cilat 5 janë nga kompanitë me prestigjioze në Europë. Në fjalën e rastin, zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se ky do të jetë “Porti i Shqiptarëve” sepse do t’i shërbejë edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut duke u lidhur direkt me hekurudhë. E po ashtu, Porti do t’i shërbejë edhe NATO-s. “Me ndërtimin e Portit të ri Tregtar do të bëjmë realitet premtimin për t’i dhënë Durrësit dhe Vlorës dy porte secili; portet komerciale…

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar që ndryshimet në përbërjen e Këshillit të Ministrave të bëhen përmes një debati parlamentar. Në kërkesën zyrtare të drejtuar Kuvendit, Bardhi shkruan se “Përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë rast, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, vetëm në certifikimin e vullnetit personal të Kryeministrit, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet…

Read More

Detaje të tjera mësohen për dosjen ‘Toyota Yaris’ për të cilën përfundoi nën arrest kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka dhe vijojnë në kërkim Astrit Vladi, Radovan Cela dhe Erjona Daupaj. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, transkriptet mbi njerëzit e drejtësisë janë sjellë përmes letërporosisë nga autoritetet belge të cilët kanë kërkuar identifikimin e personazheve të implikuar për të mbyllur çështjen. Avokati Cela dyshohet se shfaqet duke komunikuar me të afërmit e Vladit dhe përmend se si ishin kryer pagesa për të mbyllur dosjen. Në këtë komunikim përmendet edhe kryeprokurori i Vlorës i cili ka dyshime se kishte hyrë si garant…

Read More

Pas ndryshimeve në qeveri, mblidhet sot Kuvendi në një seancë të posaçme për miratimin e kabinetit të ri qeveritar. Teksa presidenti dekretoi paraditen e sotme këto ndryshime, në orën 17:00 do të mblidhet Kuvendi, edhe pse e enjtja dhe e premtja e kaluar ishte seanca e fundit për këtë sesion. Deputetët do të votojnë këto ndryshime në qeveri, që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit Zgjedhor të PS-së ditën e diel. Kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e kësaj të hëne grupin parlamentar socialist, një ditë pas ndryshimeve në qeveri. Gjatë punimeve të Kongresit zgjedhor socialist, Rama njoftoi tre…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për arrestimin e J.N i akuzuar për falsifikim të dokumentave. Pas hetimeve të të Prorkurorisë së Gjiorakastrës rezultoi se J.N sëbashku me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë. Njoftimi: I akuzuar për falsifikim të dokumenteve më shumë se një herë, Prokuroria Gjirokastër arreston shtetasin J.N. Prokuroria pranë Gjykatës…

Read More

Teksa zgjedhjet e pjesshme për kreun e Bashkisë Himarë po afrojnë kandidati i PS-së, Vangjel Tavo në një intervistë për CNN Greece ka dhënë mesazhin: “zgjidhje dhe jo kriza”. Vangjel Tavo dha dorëheqjen nga posti i prefektit të Vlorës për të kandiduar në zgjedhjet e 4 Gushtit, ndërsa në intervistën për CNN u shpreh se vendimi i tij edhe pas propozimit të kryeministrit Edi Rama. “Mmë telefonoi kryeministri dhe më kërkoi të kandidoj për kryetar të Bashkisë Himarë si një person që ka një përvojë të gjatë në politikë, në menaxhim”. Vangel Tavo, i cili ka shërbyer si ministër i…

Read More

Ministri i punëve të brendshme, Taulant Balla ka vizituar pikën kufitare të Qafë-Thanës nga dhe ku ka lënë porosi lidhur me fluksin që krijohet me kalimin e qytetarëve. Përmes një reagimi, Balla është shprehur se qytetarët do kalojnë me regjim të lehtësuar, për të mos krijuar edhe radhë të gjata. Postimi i plotë; Fluksi në Pikat e Kalimit Kufitar, Ministri i Brendshëm nga Qafthana📍Pogradec jep porosi për kalim në regjim të lehtësuar. Sa i përket pikave të kalimit me Greqinë të mbahet kontakt me palën greke për rritjen e numrit të sporteleve.

Read More

Gjykata e posaçme dënoi me 5 vite burg Ilir Kapetanin të arrestuar për korrupsion. Sipas prokurorisë Kapetani në kohën që ka mbajtur postin e specialistit pranë agjencisë së trajtimit të pronave, iu premtonte zgjidhje qytetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare. Sipas SPAK, Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.

Read More

Në gjykatën e Elbasanit është mbajtur procesi i radhës për Dritan Dajtin. Në seancën e radhës ndaj Dritan Dajtit të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika mungoi përfaqësuesi i IEDVP Peqin. Gjykatësja vendosi vijimin e seancës pavarësisht mungesës së përfaqësuesit të IEVP Peqin për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajtit i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet vidiokonferencës. Dajti nga ana e tij që në fillim të seancës ka kërkuar revokimin e një vendimi të ndërmjetën të dhënë kohë më parë. Ky proces sipas Dajtit përveç rregjistrimit Audio duhet të shoqërohet edhe me…

Read More