Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një i ri që ishte dënuar me 2 vjet e 5 muaj burg. NJOFTIMI I POLICISESpecialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: – Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë,…
Author: tirana
Forcat e sigurisë në Venezuelë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër protestuesve, të cilët kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën. Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Karakasit, dhe janë nisur drejt pallatit presidencial. Turmat janë dëgjuar duke bërtitur “Liri, liri!” dhe kanë bërë thirrje për rënie të Qeverisë. Protestat në kryeqytetin e Venezuelës kanë shpërthyer pasi presidenti aktual, Nicolas Maduro, ka shpallur fitoren. Opozita e konsideron deklarimin e Maduros si mashtrim, dhe beson se kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez, ka fituar mbi 73 për qind të votave. Edhe sondazhet publike, që janë mbajtur para zgjedhjeve, e…
Një sasi lëndë plasëse është hedhur mbi taracën e një lokali në Velipojë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, teksa lokali raportohet se është në pronësinë e shtetasit A. D., 35 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. “Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
Situata ne malin e Shëngjinit është përkeqësuar gjatë natës, përsa i përket përhapjes së flakëve. Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuat sërish në disa zona të malit. Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.
Dhjetëra banorë nga Kruja dhe Fushë Kruja protestuan pasditen e të hënës në segmentin e ri të autostradës Thumanë-Kashar, për shkak të bllokimit të akset të vjetër, duke pamundësuar kështu aksesimin e kësaj zone. Banorët u përplasën edhe me policinë, ndërsa uniformat blu përdorën sprajt djegës për shpërndarjen e protestuesve. Mësohet se në orët e mbrëmjes policia ka nisur shoqërimin e banorëve që iu bashkuan tubimit në Thumanë. Nuk dihet numri i saktë i personave të shoqëruar deri tani, por burime bëjnë të dije se qytetarë të shumtë janë shoqëruar në ambientet e komisaratit të Fushë Krujës. Banorët e Krujës,…
Orët e para të ditës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave. Por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët. Vranësirat më të fokusuar do të jenë në skajin Veriore dhe Verilindore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C vlera…
Dashi Në këtë moment duhet të mundoheni të riorganizoni idetë tuaja, për shkak se do të keni intuitë të shkëlqyer, e cila do të rezultojë fituese për karrierën tuaj. Kjo e martë parashikon një mbrëmje të mbushur me surpriza, e cila do ju bëjë tejet euforik dhe romantik. Demi Duhet të jeni më të përqendruar dhe mos lini pas dore kërkesat e bashkëpunëtorëve tuaj, pasi tashmë do të keni nevojën e të gjithëve për të arritur një objektiv vendimtar. Në dashuri pritet të merrni përgjigje mjaft pozitive. Binjakët Ky është një moment shumë i mirë për të treguar të gjithë…
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri sapo ka mbërritur në Tiranë për koncertin e saj këtë mbrëmje në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Pak orë para koncertit ajo ka zbuluar repertorin e këtij takimi muzikor me publikun shqiptar, tashmë për herën e tretë. “Është hera e trete që vij, por këtë herë sjell këngë të reja. Sot do këndoj 25 këngë, për gati dy orë. Besoj do kënaqemi të gjithë. Kam eksperimentuar me muzikën. Do rikthehem në Shqipëri me familjen për pushime”, u shpreh ajo. E njohur për zërin e saj unik dhe performancat e jashtëzakonshme, Giusy Ferreri ka fituar zemrat e miliona fansave…
Kamala Harris po grumbullon me ritme të shpejta si fonde ashtu edhe ndihmë të mjaftueshme për fushatën e saj si kandidate demokrate për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit. Brenda një jave pas përfshirjes në garën e demokratëve, zv.presidentja ka arritur të grumbullojë 200 milionë dollarë, donacione për fushatën e saj. Po për një javë, Harris ka mbledhur 170 mijë vullnetarë të cilët do ta ndihmojnë për të organizuar dhe zhvilluar fushatën e elektorale. E para kandidate për presidente në historinë e Shteteve të Bashkuara me origjinë afro amerikane dhe nga Azia Jugore po i hyn kësaj fushate me pozita të…
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat drejtuese të kësaj force politike, ka komentuar votimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si pazar antikushtetues mes Ramës dhe Berishës, të cilët ndajnë halle të përbashkëta me drejtësinë. Basha informoi se po bëhet gati drafti për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese sepse formula është antikushtetuese dhe bie ndesh me standartet minimale për zgjedhje të lira. Pjesë nga fjala Lufta e Berishës dhe Ramës është kundër barazisë para ligjit, këta e shohin veten si pronarë të Shqipërisë. Edhe akti i të premtes së kaluar është hiç më pak se shprehje…
Listat e zgjedhësve në Himarë janë shtuar me 311 vetë nga 2023 në 2024. Shifrën e bëri të ditur nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku, në mbledhjen e Komisionit Rregullator. Pelinku e quajti ndryshim vlerash anormal, dhe se do të dërgojë një kërkesë për informacion tek Gjendja Civile për të shpjeguar ndryshimin e vendbanimit të këtyre banorëve nga bashkitë e tjera në Himarë. Gjithashtu do të kërkohen dhe datat se kur janë bërë këto zhvendosje. Ajo që bie në sy, që është dhe gjetje e auditit, nëse krahasojmë ndryshimin e numrit të zgjedhësve, 2021 – 2023 rezulton që ka një ulje…
Banorët e Krujës e Fushë Krujës kanë dalë edhe këtë të hënë në protestë, duke bllokuar aksin Thumanë Kashar. Protesta ka nisur rreth orës 18:00, ndërkohë që në vendngjarje ka një prezencë të madhe të forcave të policisë. Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë. Një protestë e tillë u mbajt edhe në datën 24 korrik, ku banorët patën dhe përplasje me policinë.