Me burgim të përjetshëm është dënuar Dardan Krivaqa, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, në rigjykimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Dënimi është i njëjtë si në aktgjykimin e parë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Edhe në rigjykim Krivaqa është liruar nga akuza për dhunim, e Sejdiu nga akuza për ndihmë në dhunim. Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, kërkon burgim të përjetshëm edhe për Arbër Sejdiun. “Provat, videoxhirimet konkrete janë që të dy përfshihen në vrasjen në mënyrën më mizore të mundshme të të ndjerës Marigona Osmani”, u shpreh avokati. Ndërsa avokatja e Arbër…
Author: tirana
Analisti Ben Andoni i quan ndryshimet në qeveri thellësisht politike, ndërsa tha se kjo parti po afron gjithmonë alternativa për njerëzit teknicienë apo të rinjtë. ”Ndryshimi i Qeverisë më shumë tregon se Edi Rama është i pari, që ai mendon për projeksionet e PS-së, se sa për të treguar se ishin të nevojshme”, tha Andoni në ”News 24”. Po ashtu për të niveli i korrupsionit është në nivele të frikshme në vendin tonë, sikundër edhe krimi, pavarësisht punës së madhe që bëhet nga Ministria e Brendshme. Andoni tha se duket se Rama ka menduar që të kthejë në terren njerëzit…
Noval Djokoviç është shumë i fortë për Rafael Nadal. Super dueli i zhvilluar pasditen e sotme në “Lojërat Olimpike “Paris 2024” me triumfin e serbit. 6-1 dhe 6-4 ishin shifrat e seteve që prodhoi ky takim, me serbin Djokoviç që dominoi mbi spanjollin duke mos e vënë aspak në dyshim fitoren. Kjo ishte sfida numër 60 mes këtyre dy tenistëve dhe pas kësaj fitoreje të Djokoviç, tashmë ai kryeson me dy suksese më shumë se sa Nadal (31-29).
Në kalanë e Porto Palermos mbahet edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Palermo Festival, një organizim i artistit të njohur Olen Çezari dhe që sjell në këtë zonë figura të rëndësishme të botës së artit dhe jo vetëm, si një promovim i shtuar ndaj vendit tonë. Në prag të nisjes së edicioni të këtij viti me ndihmën e vullnetarëve bëhet pastrimi i të gjithë zonës. Një fushatë e cila ka në thelb sensibilizimin e qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit të përbashkët. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ju bashkua grupi të…
Kandidati republikan për president, ish-Presidenti Donald Trump dhe kandidatja demokrate për presidente, Nënpresidentja Kamala Harris, sulmuan njëri tjetrin ndërsa u përpoqën të sigurojnë mbështetjen e votuesve të pavendosur në shtetet kyçe. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, gara mes dy rivalëve pritet të bëhet edhe më e ashpër, kur kanë mbetur edhe tre muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Rreth 100 ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president, Donald Trump, ashpërsoi sulmet ndaj kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris, gjatë një tubimi në Minesota. “Kemi një viktimë të re tani, Kamala. Kemi…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për ndryshimet në qeverinë ”Rama 3”, të cilat i cilësoi si retushim i qeverisë. Për të Rama ekzekutoi përfundimisht Partinë Socialiste, duke zëvendësuar tre kukulla politike me tre kukulla anonime. ”Edi Rama nuk ndryshoi aspak filozofinë grabitëse të qeverisjes, jo vetëm në dëm të interesave të qytetarëve por edhe të cenimit flagrant të interesave kombëtare”, theksoi ai. “Lëvizjet e befta në tre ministritë më të rëndësishme, të Financave, të Brendshme dhe të Mbrojtjes, nuk sjellin asnjë risi, as ulje taksash, as rritje pagash dhe pensionesh, as hapje të vendeve të reja…
Një ditë pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama mblodhi paraditen e kësaj të hëne grupin parlamentar socialist. Rama e vuri theksin pikërisht tek punimet e Kongresit dhe ka prezantuar tre ministrat e rinj Pirro Vengu, Petrit Malaj dhe Ervin Hoxha. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij para deputetëve ka shprehur vlerësime për punën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe atij të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Balla u largua nga Ministria e Brendshme 1 vit pas emërimit në këtë detyrë. Në analizën vjetore të dikasterit që ai drejton, Balla u shpreh se viti 2024 është vit historik sa i…
Nga 93 mijë lekë aktualisht, punonjësi i pushtetit vendor do të marrë mesatarisht 111 mijë e 600 lekë në rastin më të keq dhe 130 mijë e 200 lekë në atë më të mirë. Shkalla e rritjes së pagave bruto për punonjësit e 61 bashkive u miratua në parim në mbledhjen e së hënës së Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore-Vendore. “Është një kërkesë e vazhdueshme e qeverisjes lokale për të bërë një balancim dhe pse jo një barazim të nivelit të pagave të specialistit në nivel vendor me specialistin në nivel qendror. Kjo për arsyen se shumë bashki vuajnë nga mungesa…
Në qytetin e Pogradecit u mbyll me sukses edicioni i III-të i “Marathon Enkelana”, me pjesëmarrjen e rreth 700 garuesve. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kjo garë, e cila këtë vit kishte dy disiplina; 21.195 m Lin-Pogradec dhe 11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec. “Maratona Enkelana në Pogradec, ku 700 vrapues nga 38 shtete të botës garuan mes tyre”, shkruan Rama. Në këtë garë kishte pjesëmarrës nga Kanadaja, Amerika, Afrika e Jgut, Gjermania, Turqia , Kroacia, Maqedonia e Veriut etj. Fitues i garës 21.195 m ishte nga Ukraina, i cili udhëtoi nga ky shtet për të marrë pjesë në garë. “Është…
Festivali ”Sunny Hill” që u mbaj për disa ditë në Prishtinë, ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm dhe organizim të shkëlqyer, dhe Dua Lipa ka shprehur një ndjenjë të thellë krenarie dhe mirënjohjeje për këtë ngjarje të veçantë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka ndarë emocionet e saj dhe ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në suksesin e festivalit. Dua Lipa ka shprehur entuziazmin e saj. ”Kam shumë për të postuar nga këto katër ditët e fundit në Sunny Hill Festival nuk di as nga t’ia filloj! Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie pas kësaj…
Gjykata e Lartë ka marrë në dorëzim rekursin e depozituar nga grupimi i Lulzim Bashës lidhur me logon dhe vulën e PD-së, pas vendimit të dhënë më 11 qershor, e cila ia kaloi simbolet e Partisë Demokratike grupimit të drejtuar nga Sali Berisha. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm bën të ditur se më datë 23.07.2024, është paraqitur rekurs nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, av. Indrit Sefa, ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nr. 723, datë 11.06.2024. Pas kryerjes së veprimeve administrative (komunikimit te rekursit), sot më datë 29.07.2024, dosja u dërgua për shqyrtim…
Fatmir Mediu thotë se Partia Socialiste duhet të bëjë transparencë në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri që u njoftuan nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e saj, ditën e dielë. Për të askush nuk e di pse u largua Taulant Balla si ministër i Brendshëm. “Ishte një shfaqje e ngjashme me ato të Koresë së Veriut, ku Liderin Suprem të gjithë e duartrokasin dhe të gjithë i buzëqeshin, pavarësisht se si ndihen. Duket që Shqipëria nuk është më as republikë kryeministrore, por republikë e një njeriu që bën lëvizje sipas dëshirave të veta”, tha Mediu. “Nuk ka fare…