Author: tirana

Më 5 maj të këtij viti, në portin e Sarandës u dogj trageti i linjës drejt Korfuzit. Ngjarja u mbyll pa autorë dhe pa shkak, ndërsa më 24 qershor një shpërthim me eksploziv i mori jetën një zhytësi 52-vjeçar, Armand Nelaj. Vdekja e tij u raportua fillimisht si aksidentale nga plasja e bombolës së oksigjenit, e më pas hetimet u shtrinë në pistën e atentatit. Një muaj më vonë, nga hetimet rezultoi se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe vdekja e zhytësit jo vetëm që nuk ishte atentat, por ai vdiq teksa po tentonte t’i vinte eksplozivin anijes së…

Read More

Prej muajsh Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve, por ajo që mund të thuhet me siguri deri në këtë pikë të procesit, është që do të rishikohen pensionet e ulta, nën 150 euro. Por, cili është impakti që do të sjellin këto ndryshime dhe cilat janë kategoritë që do preken? Duke ju referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, janë mbi 140 mijë persona, që aktualisht marrin një pension më pak se 150 euro në muaj. Këtu përfshihen pensionet në zonat rurale si edhe pensionet familjare në zonat urbane. Konkretisht, deri në fund…

Read More

Vajza e liderit të opozitës Argita Malltezi u pozicionua pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që u miratuan ditën e premte. Në një konferencë me gazetarët Malltezi deklaroi se në Shqipëri ende nuk ka ardhur koha për lista 100% te hapura. “Unë nuk jam eksperte e Kodit Zgjedhor, por disa gjëra janë të qarta. E para kjo nuk është reformë zgjedhore, është zbatim i e vendimeve të gjykatës kushtetuese. A ishin të volitshme? Unë mendoj që vota e diasporës duhej bërë. Janë 1.8 milion shqiptarë që jetojnë jashtë e tani do të kenë të drejtën e votës. Cështja e dytë ishte…

Read More

Të paktën 100 persona dyshohet se janë plagosur sot kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion në rajonin e Volgogradit të Rusisë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Interfax. Sipas TASS, 20 u plagosën në tren, i cili doli nga shinat, teksa në bord ndodheshin më shumë se 800 pasagjerë. Siç raporton Interfax, përplasja ka nxjerrë nga shinat tetë vagonë ​​të trenit të pasagjerëve. “Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit”, njoftuan autoritetet, duke shtuar se janë përfshirë 324 anëtarë të kërkim-shpëtimit. Treni po shkonte nga Kazan në Adler në Detin e Zi. In the Russian Volgograd region, 8…

Read More

Vendet e grupit G20 duhej të binin dakord për një taksë për super të pasurit. Por SHBA dhe Gjermania ishin kundër. Në fund, gjithçka përfundoi me një deklaratë të zbutur dhe jo të detyrueshme: “Me respekt të plotë për pavarësinë tatimore të vendeve individuale, ne do të bëjmë çmos për të taksuar efektivisht shumë të pasurit “. Pas takimit të ministrave të Financave, ministri brazilian i Financave, Fernando Haddad, shprehu kënaqësinë e tij për këtë deklaratë të përbashkët. “Lufta kundër urisë, varfërisë, pabarazisë si dhe taksimi i super të pasurve janë tashmë në agjendën ekonomike ndërkombëtare. Duhet arritur një të…

Read More

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS, deputetë socialistë po firmosin për propozimin e kryeministrit Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare e Kuvendit. Propozimin Rama e bëri dje në Kongresin e PS, ku Spiropali do të zërë vendin e Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen në seancën plenare të së premtes (26 korrik), për arsye shëndetësore. Një ditë pas kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar ku ka prezantuar ministrat e rinj që do të drejtojnë Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe të Financave deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Burime…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas disa operacioneve të suksesshme të Policisë në disa qytete, për zbardhjen e ngjarjeve apo parandalimin e akteve kriminale. Në një postim në rrjetet sociale, ministri Balla thekson se reagimi në kohë dhe me profesionalizëm për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje, janë domosdoshmëri për të rritur akoma më shumë parametrat e sigurisë në vend. “Përgëzime Policisë së Shtetit Krujë, Vlorë, Himarë, Sarandë, forcave Shqiponja dhe atyre operacionale për finalizimin e disa operacioneve gjatë 24 orëve të fundit. Duhet bërë gjithçka për…

Read More

Në një postim në rrjetet sociale, kryertari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka hedhur një foto pas takimit që ka patur këtë fundjavë me kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan. Veliaj shprehet se e ka uruar homologun për rizgjedhjen, por edhe për fitoren e Partisë Laburiste. “I lumtur që takova mikun tim të mirë, Sadiq Khan, të cilin e urova për rizgjedhjen si kryebashkiak i Londrës, por edhe për fitoren fantastike të Partisë Laburiste. Është inkurajuese të shohësh se si narrativa progresiste po merr vëmendjen e nevojshme në një Europë të polarizuar”, shkruan Veliaj.

Read More

Shpërthen zjarri te masivi i pishave në lagjen Gërhot në Gjirokastër. Zjarrfikësit me mbërritjen në vendngjarje konstatuan vatrën e zjarrit, e cila po përhapej me shpejtësi duke mare drejtimin verior. Gjithë shërbimi zjarrfikës, përveç një grupi shërbimi, i cili qëndron i gatshëm në stacion, janë në operacion. Zjarri po merr përmasa të mëdha dhe po kërkohet ndihmë që të vinë edhe forcat vullnetare.

Read More

Kulmi i sezonit turistik i ndryshoi faqen plazhit publik në qytetin e Vlorës. Për qytetarët dhe pushuesit nuk ofrohet vetëm hapësirë e lirë, por edhe çadra falas. Këto kushte më të mira, i kanë rikthyer pushuesit pranë plazhit publik, por të shumtë janë ata që thonë se vetë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen më shumë dhe t’i ruajnë investimet, pasi edhe një vit më parë bashkia vendosi çadra e shezlongë në këtë zonë, ndërsa u thyen të gjitha. Besnikë të plazhit publik nuk janë vetëm vendasit, por edhe shqiptarët e diasporës. “Mua më pëlqen shumë Vlora dhe plazhet janë shumë të…

Read More

Aktori dhe moderatori Agron Llakaj, ka bërë një tjetër dedikim prekës për bashkëshorten e tij Konstandinën, e cila u nda nga jeta dy muaj më parë. Sot Agroni dhe Konstandina do të festonin 40 vjetorin e martesës. Në këtë ditë të veçantë Llakaj i ka bërë një dedikim të ndjerë bashkëshortes së tij. Postimi: Sot do festonim 40 vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër.

Read More

Janë votuar dje anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, tha se “risi e procesit të votimit është se mbi 90 % e kandidatëve të propozuar për t’u zgjedhur anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste vijnë për herë të parë”. Duke folur për mediat, pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste, pas punimeve të Kongresit të PS-së, Klosi tha se, u zhvillua një proces votimi për 12 qarqet e vendit në bazë të propozimeve që ishin mbledhur nga e gjithë baza. “Ishin 260 kandidatë për t’u zgjedhur në…

Read More