Author: tirana

Malësi e Madhe; I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, vihet në pranga 43-vjeçari. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: A. Q., 43 vjeç, banues në fshatin Goraj. Ky shtetas dyshohet se më datë 27.07.2024, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, i cili është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit Vukpalaj. Drejtoria Vendore e Policisë…

Read More

Shtesa natyrore e vendit tonë është tërësisht e varur nga numri i grave në moshë riprodhimi, por ato po pësojnë rënie të shpejtë. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se vitin 2023 në të gjithë vendin ishin vetë 508 mijë gra në moshën e riprodhimit (15-49 vjeç) nga mbi 710 mijë që u ishin ne censin 2011. Numri i tyre ndërmjet dy censeve ka rënë me mbi 28%, ose me shumë se dyfishi i popullsisë e përgjithshme (14%). Në grup-moshat e reja, me potencialin më të madh për të lindur fëmijë, rënia ishte mbi 40 për qind. Tkurrjen më të…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta përgjatë relieveve malore në veri dhe në lindje të vendit, nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht pas orëve të mesditës era fiton shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzim…

Read More

Dashi Edhe pse do dëshironi te kaloni me tepër kohe me partnerin, nuk do e keni këtë mundësi. Te dy do jeni shume te angazhuar dhe nuk do mundeni dot te shkëputeni. Beqaret do ndihen mjaft mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar duhet ta verifikoni mire buxhetin para se te kryeni çdo lloj shpenzimi. Demi Pozicionimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite sa për te ndikuar pozitivisht tek jete juaj ne çift. Çdo gjë do jete si zakonisht dhe here pas here…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se Kongresi i sotëm ishte përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në 2025. Teksa ka postuar foto nga dita e sotme e Kongresit, Veliaj uron dhe anëtarët e sapozgjedhur nga qarku i Tiranës për në Asamblenë Kombetare tw PS. “Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025.Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble ngaTirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara!Forca”, shkruan Veliaj.

Read More

Për statistikë, – kabineti Rama III (2021-2024): Nga 16 ministra rezulton se 10 janë ndryshuar plotësisht, 6 pjesërisht, ndërkohë që zv/kryeministri vijon në kërkim ndërkombëtar. Kumbaro, e vetmja ministre e mbijetuar nga kabineti nga Rama I i vitit 2013. Nga ministrat e ndryshuar, disa ikën pa lënë gjurmë politike / institucionale, disa të përfshirë në skandale/hetime, disa u promovuan më lart në Kuvend. Bilanci i ministrave dhe kabinetit? Si zgjidhen dhe ndryshohen ministrat? Sa përputhen me sektorët ku emërohen? Cili është kriteri i karrierës? Ishte premtuar se do të kishte analiza publike (2013), por para dhe pas 2013 asnjëherë nuk…

Read More

Nga Skënder Minxhozi E kërkoi, ju plotësua dëshira?! Ndoshta po, ndoshta jo. Pak orë pasi Rama dhe Berisha ranë dakord për formulën e llogaritjes së mandateve parlamentare në zgjedhjet e ardhshme, Sali Berishës i është “plotësuar” një tjetër dëshirë madhore: që të shkojë në zgjedhjet e ardhshme me qeveri teknike! Brenda harkut të më pak se një minute, Edi Rama ka shkarkuar gjatë fjalimit në kongresin e sotëm, tre ministrat më të rëndësishëm të qeverisë, duke i zëvendësuar me të rinj. Që të tre, jo përfaqësues politikë të maxhorancës, por prurje teknike. Një qeveri që në shtyllën e saj kurrizore…

Read More

VOA Socialistët e thirrur sot në Kongresin e tyre për të zgjedhur Asamblenë e re kombëtare, u përballën me ndryshime surprizë të Qeverisë, të njoftuara nga kyeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij të gjatë. Ato përfshijnë postet thuajse më të rëndësishme të një kabineti qeveritar, dy prej të cilave, ministria e Brendshme dhe ajo Financave, kishin drejtuesë të emëruar jo shumë kohë më parë. Zoti Taulant Balla u emërua në Ministrinë e Brendshme në korrik të vitit të shkuar. Tani ai duhet t’i lëshojë vendin, një vartësi të tij, drejtuesit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit,…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme para mbështetësve të tij në lidhje me ndryshimet e lajmëruara nga kreu i qeverisë Edi Rama ditën e sotme. Berisha u shpreh se në Partinë Socialiste nuk ekziston asnjë forum tjetër “përveç njishit”, ndërsa shtoi se “të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij.” Ai vijoi duke e cilësuar kongresin e socialistëve si “aktin politik të metamorfozës së rilindjes”. Fjala e plotë e Berishës: Mirëmbrëma dhe përshëndetje më të përzemërta, mirënjohjen të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qendrestareve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.Të dashur miq!Sot para…

Read More

Ardian Çapja, i konsideruar nga SPAK si kreu i një grupi kriminal që urdhëronte vrasje për hakmarrje, është marrë në pyetje nga hetuesit belgë, brenda qelive të burgut të Burrelit, ku është trasferuar dhe vuan dëimin me burgim të përjetshëm. Burime për VNA thanë se belgët e pyetën Çapjan për disa personazhe të njohur të botës së krimit në vend, si dhe për marëdhëniet që kishte me Bledar Mucën, i cili u ekszekutua në Belgjikë. Dëshmia e Ardian Çapjas mbahet top sekret, por mendohet se mund ti shërbejë hetimeve që autoritetet belgë po kryejnë rreth eksponentëve shqiptarë të krimit. Një…

Read More