Author: tirana

I surpizuar nga lëvizjet e fundit në qeveri ishte edhe Niko Peleshi, i cili u largua si ministër i Mbrojtjes dhe në vend të tij u emërua Pirro Vëngu. Pas daljes nga mbledhja e Kongresit, Peleshi ka thënë për mediat se nuk ishte informuar për këto ndryshime. Peleshit pas shkarkimit si ministër i Mbrojtjes, Rama i besoi postin e kreut të grupit parlamentar socialist i mbajtur deri më sot nga Bledi Çuçi, i cili tashmë do të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit. “Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030,…

Read More

Vetëm pak minuta pasi përfundoi fjalimin e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ku propozoi edhe disa ndryshime në qeveri, Rama “zbarkoi” në Presidencë. Kryeministri i ka paraqitur personalisht kreut të shtetit Bajram Begaj propozimet për emrat e ministrave të rinj. Pritet që këto ndryshime të dekretohen brenda ditës, ndërsa Rama ka lënë Presidencën vetëm pas 15 minutave, duke u shfaqur i buzëqeshur.

Read More

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri. Ervin Hoxha u propozua për të marrë drejtimin e Ministrisë Brendshme, duke zëvendësuar kështu, Taualant Ballën. Ky i fundit, u propozua për t’u bërë ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ervin Hoxha sefundmi mbante postin e drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Por kush është Ervin Hoxha? Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Kongresit të PS njoftoi 4 ndryshime në kabinetin qeveritar, mes tyre edhe ministrin e Mbrojtjes, post të cilin e mbante Niko Peleshi. Në krye të dikasterit të Mbrojtjes Rama propozon Pirro Vengun, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Portit Durrës. Pirro Vengu ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Ai ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu Vëngu ai ka mbajtur më parë edhe postin e shefit të kabinetit në ministrin e Jashtme që dikur drejtohej nga Ditmir Bushatit. Po ashtu kreu i…

Read More

Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i Financave propozuar sot nga kryeministri Rama në kongresin e Partisë Socialiste. Malaj aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Burimeve Natyrore (AKBN) Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë. Ai ka një përvojë të pasur pune në…

Read More

Gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e PS-së, Edi Rama tha se jo 50 vjet, por nuk ka asnjë problem të rrinë dhe 100 vjet, pasi nuk i ndalon askush. Ai tha më tej se në vitin 2013 kanë ngritur makinë elektorale që kanë marrë vetëm fitore. “E ndërsa ne të tjerë këtu do të jemi të tërhequr në organizatat e katundeve, Rinia e e Majko do duhet ta mbajë PS-në në udhëheqje. Do të thoni pse sa do të rrimë ne në pushtet, 50 vjet? Po pse të mos rrimë 100?! Kush na e ndalon? Ja sheshi ja mejdani…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, nuk i ka kursyer batutat me deputetin Pandeli Majko, për të cilin tha se “është i vetmi i pavdekshëm”. Teksa parashikoi ‘fatin politik’ udhëheqësen e ardhshme të PS nga radhët e Akademisë Politike, Helenës pas shumë vitesh, kur ndoshta ai vetë mund të jetë më në këtë botë, tha se dëshmitar për këtë do të jetë Pandeli Majkon. Sipas Ramës deri në atë kohë nuk dihet se njerëz Majko do të ketë përcjellë në varrezat e Sharrës dhe Tufinës, duke shtuar se është edhe mik me Erion Veliaj dhe gjenë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme ndryshime ne qeveri. Taulant Ballan nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin. Ndërkohë që Ballën në Ministrinë e Brendshme pritet ta zëvendësoje, Ervin Hoxha. Rama njoftoi se Niko Peleshi nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes por këtë post do e drejtojë Pirro Vengu. NDRYSHIMET: Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha Peterit Malaj, Minister i Financave Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Read More

Rama në fjalën e tij në Kongresin e PS u shpreh se emigrantët janë kontributorët më të mëdhenj në ekonominë kombëtare. Rama: Shqiptarët e Evropës, janë kontributorë të mëdhenj në ekonominë kombëtare. Duhej prej kohësh ta gëzonin të drejtën e votës. Pavarësisht dëshirës, sanksionimi i kësaj, mori kohë të gjatë, në mungesë të votave të nevojshme. U them bujrum,. Shqipëria është shtëpia juaj, për të investuar, por edhe për të votuar. Nëse nuk vini të votoni këtu, dërgojeni votën me postë”

Read More

TIRANË- Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste. Ai tha se kongresi i sotëm është nisja zyrtare e projektit jo vetëm Shqipëria 2030 por edhe projekti PS 2030. Më pas Rama shprehu falenderimet e tij për ish-kryetare e Kuvendit, Lindita Nikollën për të cilën tha se ishte shembulli sesi duhet të jetë individi i zgjedhur nga komuniteti i PS. Më herët Nikolla u fotografua e ulur pranë kryeministrit Rama në sallën e Pallatit të Kongreseve. Rama: Të nderuar kongres i PS, shokë, shoqe, miq dhe të ftuar! Ky është një stacion në rrugëtimin e PS. Jo…

Read More

Bora Muzhaqi ka prezantuar sot platformën “Deputeti që Duam”, një risi që Partia Socialiste e aplikoi për herë të parë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, e cila kishte si synim të përthithte kandidatura nga jashtë radhëve të saj, por që kishin ambicien për të qenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Muzhaqi është një prej të rinjëve që asokohe kandidoi në këtë platformë dhe u përzgjodh  si kandidate për deputete, e që më pas nga Partia Socialiste do ti besohej edhe detyra e zëdhënëses së fushatës elektorale, e zëvëndësministres së arsimit dhe Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Në fjalën…

Read More