Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump tha se Kamala Harris, kandidatja më e sigurt demokrate në zgjedhje, është edhe më keq se presidenti Joe Biden, duke e quajtur atë “zëvendëspresidenten më të paaftë, më të papëlqyeshme, më të majtën në historinë amerikane”. “Ajo është e tmerrshme, ajo është edhe më e keqe se Biden,” tha Trump. Ai e krahasoi Biden me një luftëtar që mori një “mësim të mirë” dhe u tërhoq nga lufta.
Author: tirana
GJERMANI- Për të tërhequr punëtorë nga jashtë, qeveria gjermane planifikon të vendosë stimuj tatimorë për ta. Ka dhe masa të tjera lehtësuese. Si pjesë e “iniciativës së saj të rritjes”, qeveria gjermane planifikon të prezantojë një dispozitë sipas së cilës profesionistët e sapoardhur në Gjermani mund të kenë 30, 20 dhe 10 për qind të pagës së tyre bruto pa taksa për tre vitet e para. Për këtë përfitim do të përcaktohet një kufi i poshtëm dhe i sipërm për pagën bruto. Pas pesë vitesh, është planifikuar të vlerësohet efektiviteti i kësaj mase. Në Gjermani, si rregull, aplikohet një taksë progresive…
Një zjarr i madh ka dal jashtë kontrollit në veri të Kalifornisë, i cili në tre ditë është bërë një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në këtë shtet perëndimor të SHBA-së. Zjarri i quajtur Park Fire,më i madhi i Kalifornisë këtë verë kishte djegur tashmë gati 1.4 milionë hektarë që nga mëngjesi i djeshëm, duke e bërë atë të shtatin më të madh në historinë e shtetit. The following footage shows the #ParkFire as it continues to show extreme fire behavior, destroying buildings and prompting evacuation orders for thousands of people. Firefighting personnel continue to face challenging conditions…
Thyerja e rekordit të vizitorëve të huaj për tre vite rresht duket se krijoi vetëbesimin se Shqipëria kishte një turizëm të palëkundur. Rritja e kërkesës në akomodim, por edhe restorante, bëri që një valë e parë rritjeje çmimi të përfshinte kryesisht Jugun e vendit në maj me një nivel deri në 20%. Kjo u pasua me një të dytë, që në disa raste të izoluara shkonte deri në dyfishim të çmimeve. Ishin pikërisht këto raste, që pasi bënë xhiron e rrjetit, krijuan perceptimin se Shqipëria nuk ishte më një destinacion i lirë, duke frenuar të huajt. Operatorët turistikë pohojnë se…
Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin Zgjedhor. Takimi pritet të nisën në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve, ndërsa mbledhja do të jetë e ndarë në disa panele, ku do të miksohet puna e partisë dhe ajo e qeverisë së Edi Ramës. Më konkretisht puna e Kongresit të PS-së do të jetë e ndarë në tre sesione, ku në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministrat do të parqesin arritjet e deritanishme, ku më shumë do të jenë fjalime për propagandë. Ndërsa në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni…
Dy automjete kanë marrë flakë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Sipas informacioneve të para, janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të një shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.
Dashi Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër mund të ndiheni në ankth për disa çështje të pazgjidhura, por tani është koha të reagoni dhe të mos dekurajoheni. Në dashuri këto janë javë ndryshimesh të thella. Kontaktet e reja janë të preferuara. Demi Nesër Hëna do të jetë në shenjën tuaj: do t’ju japë energjinë e duhur për të rikthyer jetën tuaj të dashurisë në epiqendër. Mund të filloni ta lini pas të kaluarën, duke ditur që gushti do të jetë një muaj shumë premtues për ndjenja dhe takime. Duhet të zgjidhësh disa çështje. Binjakët Jeni shumë të zënë me punën,…
Shqipëria Vijojnë masat ajrore të qëndrueshme të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar duke bërë që të ketë intervale me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat e lehta të shfaqen në një pjesë të mirë të vendit tonë, ku më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore por ato nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona. Vija bregdetare mbetet me intervale të gjata me…
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar orët e para të mëngjesit në lagjen “Mark Lula”, Shkodër. Policia njofton se lënda plasëse është vendosur pranë derës së banesës të shtetasit R. G. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, por vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. “Rreth orës 03:36, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, pranë derës së banesës të shtetasit R. G., është hedhur një sasi e vogël…
Pesë vatra zjarri janë evidentuar sot në zonën e Lezhës, ndërsa janë vendosur nën kontroll katër prej tyre dhe një person është arrestuar. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përmes një postimin në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga arrestimi i të dyshuarit, ndërsa nënvizon se zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Shëngjin. “Pesë vatra zjarri sot në zona të ndryshme në Bashkinë Lezhë. Policia e Shtetit ka arrestuar deri më tani një person të dyshuar si fajtor për zjarrvënie. Janë vënë nën kontroll katër vatra zjarri dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët në Shëngjin”, shkruan Balla. Policia e Lezhës…
Chelsea transferon një portier tjetër, pasi Robert Sanchez nuk ka bindur. Drejtuesit e klubit londinez u vunë në lëvizje për të garantuar një portier të përshtatshëm për trajnerin e ri italian që pasoi Mauricio Pochettinon dhe ky është Filip Jørgensen. Portieri i lindur në vitin 2002 në Lomma të Suedisë, por i natyralizuar danez, 1.90 metra i gjatë, do të merret nga Villareali. Gazetari i njohur Fabrizio Romano shkruan se marrëveshja mes klubeve është mbyllur: Chelsea do t’i paguajë 24.5 milionë euro klubit spanjoll për nënshkrimin e portierit të talentuar 22-vjeçar, me një marrëveshje afatgjatë.
Lëvizja terroriste Hezbollah, e mbështetur nga Irani, të shtunën lëshoi raketa mbi Izraelin, ku të paktën një prej tyre goditi një fushë futbolli ku fëmijët po luanin në qytetin verior të Izraelit, Majdal Shams, pranë kufirit me Sirinë. Raportet e para thonë se të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 29 të plagosur, shumë prej të cilëve mendohet se janë fëmijë. Fusha e futbollit në qytetin me shumicë Druze është një skenë e dhunës tronditëse dhe humbjes më shkatërruese të jetëve në veri që kur Hezbollahu hyri në luftë në emër të entitetit terrorist Hamas më 7 tetor. Shërbimi i…