Author: tirana

I pakënaqur me disa prej deputetëve të vet, Rama u kërkoi ndjesë votuesve, pasi sic u shpreh disa prej tyre, kujtohen për elektoratin vetëm për zgjedhje, apo u bien dyerve në zyrat e shtetit vetëm kur kanë nevojë për të zgjidhur hallet e veta, apo të familjarëve të tyre “Dua ti kërkoj ndjesë sot atyre që deputetë nuk janë, por që kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre, që një grusht njerëzish të PS të jenë këtu sot si deputetë. Dua t’u kërkoj ndjesë për ata deputetë që janë të ulur mes nesh që nuk e…

Read More

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni, në fjalën e saj në Kongresin Zgjedhor të PS-së tha se Shqipëria 2030 do të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian. Pirdeni u shpreh se Shqipëria u rendit e para në rajon për ofrimin e shërbimeve publike digjitale, sipas saj me 3.1 mln shqiptarë të regjistruar në e-Albania. Më tej tha se vala e rienergjizimit shoqërohet edhe me frymën antikorrupsion, në aspektin e modernizimit të proceseve të punës dhe cilësisë së filtrave amdinistrativë. “Përtej bukurive natyrore, zonave urbane që vizitohen gjithnjë e më shumë, vazhdon puna në kantieret për rilindjen…

Read More

Spiropali: Ky kongres është një çast reflektimi për të parë se ku kemi qenë, për të vlerësuar se çfarë kemi bërë dhe për të vendosur se çfarë do të bëjmë edhe më mirë nesër. Të bekuar nga besimi i publiku dhe të detyruar prej tij të vazhdojmë të jemi ende e vetmja alternativë që duhet të bëjmë edhe më shumë se sa dimë deri tani. Miq e kundërshtarë, ind e të tjerë kanë pritshmëri të jashtëzakonshme për atë që do ndodhë sot, të bindur se vendimet që do marrin ndikojnë e reflektojnë në jetën e gjithë vendit. Kjo dëshmon jo vetëm…

Read More

Lindita Nikolla, e cila në seancën e fundit plenare për këtë sesion njoftoi dorëheqjen nga posti i Kryetares së Kuvendit, është shfaqur në Kongresin e Partisë Socialiste, punimet e së cilës zhvillohen në Pallatin e Kongreseve. Nikolla qëndron krah kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Blendi Klosi. Nikolla deklaroi se arsyeja e dorëheqjes së saj lidhet me një situatë personale shëndetësore

Read More

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Krujës. Blutë njoftojnë se dy të arrestuarit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Survejimi”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë. Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet. Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për…

Read More

Në Vaun e Dejës kanë vijuar kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat e kontrolleve nga ajri në zona me terren shumë të vështirë, janë gjetur dhe u asgjësuar 8602 bimë kanabis. Policia njofton se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Njoftimi i policisë: Nga kontrollet intensive të territorit nga ajri dhe grupet e kontrollit nga toka në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 8602 bimë kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër…

Read More

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 83-vjeçarin Agim Shkullaku, i cili 3 ditë më parë në Korçë, plagosi me çifte djalin e tij. I moshuari qëlloi të birin gjatë një konflikti për motive të dobëta. Pak ditë më parë para grupit hetimor 83 vjeçari është shprehur se e ka plagosur djalin e tij në gjëndje të rënduar psikologjike pas dhunës së ushtruar nga djali.

Read More

Ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste. Bëhet me dije se gjatë Kongresit do të votohet Asambleja e re Kombëtare, e cila del nga delegatët. Asambleja e PS ka rreth 400 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit. Në kongres parashikohet të ketë edhe dy panele ku do të flitet për mirëqeverisjen, antikorrupsioni, turizmin. Veç Ramës pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes. Gjatë kongresit pritet të bëhet edhe një analizë çfarë ka arritur në këto tre vite qeverisja socialiste.

Read More

Një valë e nxehtë që ka prekur Iranin ka detyruar autoritetet të shkurtojnë orët e punës në objekte të ndryshme dhe të urdhërojnë të gjitha institucionet qeveritare dhe tregtare të mbyllen. Temperaturat varionin nga 37 gradë Celsius në 42 gradë Celsius në kryeqytetin, Teheran. Agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës Islamike (IRNA) tha se bankat, zyrat dhe institucionet publike në të gjithë vendin do të mbyllen për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe për të ruajtur energjinë dhe se vetëm shërbimet e urgjencës dhe agjencitë mjekësore do të përjashtohen. Babak Yektaparast, një zëdhënës i departamentit të urgjencës të vendit, tha…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit janë raportuar 29 vatra zjarri, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, raportohet se është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 23 vatrave. Ndërkaq, vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve të Bashkisë Vlorë, nga forcat e pushtetit vendor dhe qëndror. Vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe Torovicë të bashkisë Lezhë, vijojnë me intesitet të ulët dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Po ashtu është shmangur tërësisht rreziku për banesat nga…

Read More

Tashmë është bërë publike lidhja e dashurisë mes Mozzik dhe Lotina Hazirit. Lidhja e tyre është ndër më të komentuarat në rrjet. Mozzik ditën e sotme ka postuar një fotografi në Facebook-un e tij me babin e Lotinës, politikanin Lutfi Hazirit. Në postimin e tij ai shkruan: “Një pasdite me Lutën. Shëndet dhe të mira për ju! Lutën e kam njohur personalisht përmes fjalës më të bukur që mund të më kishte thënë. Kujdesuni për njëri tjetrin si për sytë që keni”. Duket se ata kanë një raport mjaft të mire së bashku dhe Mozzik nuk i mungojnë këshillat nga…

Read More

Në ditën e dytë të Lojërave Olimpike në “ Paris 2024” nuk munguan befasitë dhe medaljet e shumta. Sa i përket medaljeve, Australia ka dominuar në garat e notit dhe udhëheq renditjen medaljeve me pesë të tilla duke mbajtur provizorisht vendin e parë, pasi ka fituar tri të arta dhe dy të argjendta. Në vendin e dytë vjen Kina me dy të arta dhe një të bronztë. SHBA-të mbajnë vendin e tretë me pesë medalje: një të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta. Medalje të arta deri më tani kanë fituar edhe Franca, Belgjika, Japonia, Kazakistani, Gjermania dhe…

Read More