Një ditë pasi ra nga lartësia e Majës së Thatë në Tropojë, është nxjerrë trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova. Kërkimet për trupin kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë, së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës. “Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit L. A., 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut. Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë…
Author: tirana
Një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një person me probleme të shëndetit mendor, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në lagjen “Pavarësia”. “Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e…
Kampionia e Europës në garën e 3 mijë metrave me pengesa, Luiza Gega nuk ishte në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Paris 2024. Ajo thotë se nuk ka dashur që të lodhet përpara sfidës, dhe se për të është më bukur ta shohësh nga TV . “Ishte një vendim i imi, kam qenë dy herë në lojëra olimpike, në Rio dhe në Tokio, ku kam qenë dhe flamurmbajtëse. E pashë nga TV, është më bukur ta shohësh nga TV më besoni. Është një lodhje për mua të rrija shumë gjatë, kështu që vendosa të mos shkoj aq herët, sepse unë…
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i konsideron si regres ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u miratuan një ditë më parë me 106 vota në Kuvendin e Shqipërisë, pas një dakordësie mes PS dhe PD-së. Sula ishte një nga ligjvënësit që votoi kundër paketës së propozuar, veçanërisht sa i takon listës së kandidatëve për deputet, e cila do të jetë 1/3 e fiksuar dhe 2/3 e hapur. Postimi nga Dashnor Sula Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor janë regres, aq më shumë për opozitën! Dje në Parlament votova kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Qytetarëve i’u tentua ti shiteshin këto ndryshime me karremin e…
Pasi Kuvendi miratoi me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Ligjeve i është drejtuar Presidentit Bajram Begaj me një kërkesë për autorizim paraprak që ndryshimet të futen në fuqi menjëherë. Presidenti Begaj ka refuzuar që të japë autorizimin për futjen e ndryshimeve menjëherë në fuqi, duke thënë se ligji do duhet që të kalojë procedurat normale të dekretimit.
Vesa Luma ka shprehur hapur kritikat e saj ndaj disa kolegëve të estradës që këndojnë playback në skenat e mëdha të festivaleve vendore. Ajo la të kuptohet se është fjala për festivalin “Sunny Hill” që po organizohet këto ditë në Prishtinë, e që njëherësh është festivali më i madh në Kosovë. Përmes një postimi në InstaStory, Vesa Luma ka treguar pakënaqësinë e saj ndaj këngëtarëve që nuk shfrytëzojnë mundësinë për të performuar live në skena të tilla të rëndësishme. Ajo shpreh habinë e saj se si disa artistë ende preferojnë të këndojnë ‘playback’ edhe pas 10-15 vitesh karrierë, duke pyetur…
Plazhet e jugut të Shqipërisë janë më të kërkuara për pushuesit e huaj. Kryeminstri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale opinonet e turistëve, të cilët kanë zgjedhur për të pushuar plazhet e vendit tonë, si Himarën, Borshin, Jalën e Dhërmiun. “Gjen pushues nga e gjithë bota që po shijojnë detin, motin e bukur, ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare dhe ushqimin fantastik, ndërsa bizneset konfirmojnë hartën e gjerë të turistëve që kanë frekuentuar bregdetin tonë, që nga vendet nordike e madje edhe vizitorë nga Argjentina e largët”. Pushuesit janë nga shtete të ndryshme. Ata vlerësojnë plazhet e pastra, mikpritjen e ushqimin…
Mbrëmë Lindita Nikolla bëri me dije se nuk do të jetë më në krye të Kuvendit, dhe kanë nisur të diskutohen emrat se kush do të jetë potencialisht pasuesi. Në PS sa vjen e ngushtohet rrethi i atyre të cilëve Edi Rama do t’i besojë drejtimin e Parlamentit. Më herët u fol për kandidaturën e mundshme të Elisa Spiropalit, por gjatë orëve të fundit është duke u artikuluar edhe kandidatura e Bledi Çuçit. aktualisht kreu i grupit parlamentar të PS-së. Megjithatë, do të jetë Edi Rama, ai i cili mund të preferojë ta anonçojë emrin e kryetarit të ri të…
E diela shënon 100 ditë deri në datën e zgjedhjeve Presidenciale në SHBA. Gjithashtu kjo e dielë shënon edhe 1 javë nga njoftimi i Presidentit Joe Biden që ndryshoi peizazhin politik, pasi u tërhoq nga gara për një rizgjedhje si President. Biden e bëri lëvizjen e tij mes presionit në rritje nga brenda Partisë Demokratike që ai të largohej pas një performance katastrofike në debatin e parë presidencial të muajit të kaluar me Trump. Mbështetja e menjëhershme e Presidentit ndaj ZvPresidentes Kamala Harris të dielën e kaluar ndezi një rritje të përkrahjes për të nga guvernatorët demokratë, senatorët, anëtarët e…
Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u fut për t’u larë në detin e Durrësit. Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për t’u larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.
Nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës, në dy ditët e fundit kanë hyrë e kanë dalë afro 30 000 shtetas shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por edhe të huaj. Pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar se vijnë për të kaluar pushimet në bregdetin tonë, ndërkohë që një pjesë jo e vogël e shtetasve të huaj të ardhur nga vendet e Europës Lindore kanë bërë me dije në stacionin kufitar se përdorin vendin tonë për të kaluar tranzit në BE. Fluksi i këtyre dy ditëve është më i larti i hyrje-daljeve nga Maqedonia e Veriut në drejtim të…
Medalja e parë e Lojërave Olimpike “Paris 2024” u fitua nga Kina. Huang Juting dhe Sheng Lihao u renditën të parët në disiplinën e qitjes, në garën e përzier me karabinë, në distancën 10 metra. Ata mposhtën në finale çiftin nga Koreja e Jugut, të përbërë nga Keum dhe Park, me rezultatin e përgjithshëm 16 me 12. Medalja e bronzit u fitua nga Kazakistani, falë konkurrimit të suksesshëm të çiftit të përbërë nga Le dhe Satpajev. Prej startit të Olimpiadës, Kina konfirmohet si superfuqi e Lojërave dhe mbetet një prej vendeve kandidate për vendin e parë në renditjen e përgjithshme…