Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Luiza Gega tregon përse nuk mori pjesë në ceremoninë hapëse në Paris. Zbulon objektivat në Olimpiadë

21:00 / July 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1687426265 luizagega
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kampionia e Europës në garën e 3 mijë metrave me pengesa, Luiza Gega nuk ishte në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Paris 2024. Ajo thotë se nuk ka dashur që të lodhet përpara sfidës, dhe se për të është më bukur ta shohësh nga TV .

“Ishte një vendim i imi, kam qenë dy herë në lojëra olimpike, në Rio dhe në Tokio, ku kam qenë dhe flamurmbajtëse. E pashë nga TV, është më bukur ta shohësh nga TV më besoni. Është një lodhje për mua të rrija shumë gjatë, kështu që vendosa të mos shkoj aq herët, sepse unë e kam garën në datë 4 Gusht, kështu që i binte të shkoja 2 javë para dhe do ishte e lodhshme. Të paktën nga eksperienca që kam pasur. Unë nisem me datë 29, sot kam zbritur nga Korça, ku kam qenë përreth 1 muaj duke u stërvitur. Kështu që nisem pasnesër për në Paris”.

Ajo foli edhe për pritshmëritë e saj në këtë olimpiadë. “Nuk është të futem në zonën medalje sepse është shumë e vështirë, duke parë edhe konkurrentet që janë pjesa më të madhe sigurisht afrikane, që tashmë janë shpërndarë në shumë kontinente, Kazakistan, Bahren, Rumani etj., e bën akoma më të vështirë sepse besoj që gjysma e finalistëve që do të përballemi do të jenë afrikane.

Pres që të kem atë renditjen time më të mirë, që kam pasur ndonjëherë në lojëra Olimpike. Në Tokio arrita të futem në finale. Këtu objektivi im është të futem top 10-n, ose edhe më mirë. Duhet pastaj të shikoj si do të shkojë gara. Këto janë objektivat e mia, nuk është se kam shprehur kurrë medalje sepse është shumë e vështirë. Nëse aty janë 10500 sportistë në të gjithë llojet e sporteve, 2 mijë janë vetëm atletë”.

luiza gega paris 2024
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.