Petro Gjikuria kandidati i opozitës për zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë që do të mbahen më 4 gusht, ka kallëzuar në SPAK, Vangjel Tavon. Mësohet se Gjikuria e ka kallëzuar kandidatin socialist në SPAK për shkak të transferimit të Gjendjes Civile nga Dropulli në Himarë. Kallëzimi është bërë në SPAK me datë 23 korrik.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka nisur projekti kërkimor shkencor “Lin 3, gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro-zviceran në fshatit Lin. Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Gjenevës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë. “Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqendrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njëjtës periudhë në pellgun e Korçës”, thotë Rama.…
Rita Ora ka qenë e detyruar të anulojë paraqitjen e saj të planifikuar në “Campus Festival” të Hungarisë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook. “Hungari, Festivali Campus. Mbrëmë më duhej të shkoja urgjent në spital dhe u largova në orën 7 të mëngjesit sot. Për fat të keq, jam duke pritur të kalojë një gur në veshkë. Falënderoj të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor për durimin dhe ndihmën me dhimbjen time. Premtoj se do të kthehem së shpejti, më vjen shumë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një reagim pas votimit në Kuvend, ku PD bashkoi votat me PS-në për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor me 106 vota, theksoi se nuk ka asnjë pakt me socialistët për Reformë Zgjedhore. “Gjatë dy ditëve të fundit ju keni dëgjuar qindra e qindra herë të shqiptohet dhe lakohet fjala ‘Reformë Zgjedhore’ apo pakt marrëveshje Berisha-Rama etj. Lidhur me këtë zhurmnajë të madhe ju deklaroj sa vijon: Së pari të gjithë ata që bëjnë fjalë për Reformë Zgjedhore në këtë rast mashtrojnë me qëllim apo janë vetë të mashtruar. Nuk ekziston absolutisht asnjë…
Sipas ”Wall Street Journal” dueli mes Kamala Harris dhe Donald Trump është në barazpeshë, me nënpresidenten pak përpara me dy pikë, përkatësisht 49% me 47% që zotëron republikani. Harris ka arritur të kapërcejë avantazhin prej gjashtë pikësh që Trump kishte ndaj Joe Biden përpara tërheqjes së tij. Sondazhi tregon gjithashtu mbështetje më të madhe për Kamala në mesin e votuesve me ngjyre. Shifrat mund të ndryshojnë sërish pas mbështetjes zyrtare të Obamës dhe bashkëshortes së tij, Michele. Ndërkohë, JD Vance, zëvendësi i Donald Trump, korrigjon qasjen e tij pas ortekut të kritikave për drejtimin e gishtit nga “gratë pa fëmijë…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla këtë të shtunë mësohet se është takuar me strukturat e policisë në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj. Balla është informuar nga Drejtori i DVP Gjirokastër Ardian Cipa lidhur me problematikat dhe masat e marra për ruajtjen e rendit publik në këtë qark. Pritet njoftim nga Ministria e Brendshme mbi ato çfarë u ka thënë apo kërkuar Ministri i Brendshëm strukturave të Policisë në Memaliaj një javë pas ngjarjes së rëndë në këtë qytet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Lindita Nikollës për t’ u dorëhequr nga posti i kryetares së Kuvendit. Veliaj shprehet se Nikolla e ka drejtuar Kuvendin me urtësinë dhe mirësinë e saj, duke e cilësuar atë një frymëzim për të gjithë ata që duan ta çojnë vendin përpara. “Lindita Nikolla është një nga gratë më të forta që unë njoh, e cila, në këto 3 vjet jo të lehta në krye të Kuvendit të Shqipërisë, e drejtoi atë me urtësinë dhe mirësinë e saj ngjitëse, gjithmonë e qetë përballë çdo situate, sado anormale të…
Deputetët para se t’i drejtoheshin bregdetit miratuan 24 aktet e fundit për sesionin e verës. Votimi në seancën maratonë reflektoi marrëdhënien e brishtë brenda kampit opozitar dhe ndasinë e thellë për ndryshimet në ligjin zgjedhor e cila rrezikon të prishë ekuilibrat mes aleatëve në të ardhmen. Demokratët e Sali Berishës zgjodhën të bëjnë pakt me socialistët e Edi Ramës, duke bashkuar votat ne Parlament për të forcuar peshën e kryetarëve në hartimin e listave për deputet. Kundër paktit të dy partive të mëdha, u rreshtua Enkelejd Alibeaj dhe Dashnor Sula, i cili ishte i vetmi nga grupi i PD-se që…
I lindur dhe i rritur në Shkup aty ku ka nisur dhe rrugëtimin drejt futbollit. Feta Fetai i cilësuar ndryshe Modric shqiptar për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike por edhe pozicionit të njëjtë në fushë me yllin madrilen, rrëfen në rubrikën “Talenti Shqiptar” hapat e tij të parë në futboll. Futbollisti kuqezi tregon se personi që e ka shtyrë drejt futbollit është daja e tij që e përkrah në çdo hap së bashku me prindërit. Për 8 vite me radhë Fetai ka qëndruar te ekipi i Shkupit, për të kaluar më pas te Rabotnicki aty ku sezonin e kaluar…
Partneri i Dafina Zeqirit feston sot ditëlindjen. Këngëtarja nuk i kurseu disa dedikime romantike për Kreshnikun në profilin e saj në Instagram. ”Jo vetëm sot. Çdo ditë është dita jote zemra ime. Urime ditëlindja jetë”- shkruan Dafina, krahas fotos ku Kreshniku i është ulur në gjunjë dhe e ka propozuar për martesë. Kujtojmë se Dafina ka zbuluar publikisht disa muaj më parë se 2024 do jetë viti që çifti do kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë. Dhe fansat po presin një dasmë speciale.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.166 të vitit 2021 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurve: Jusel Mici, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim të thjeshtë me shtetasin Mendim Domi, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1,…
Dritan Dajti ka lënë për pak orë qelinë, duke marrë leje nga instancat përkatëse, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ëmës. Në foton e publikuar shfaqet Dritan Dajti, i rrethuar nga forca të shumta policie. Dritan Dajti është një ndër emrat më të përfolur të botës së krimit, pas vrasjes së katër policëve, ngjarje që tronditi vendin. Ai u prangos në vitin 2009 dhe u vu nën akuzë për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, por këto akuza ai i mohoi duke deklaruar se qëlloi…