Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

E krahasojnë me Modric, Feta Fetai: Ndjenjë e papërshkrueshme kur vesha fanellën kuqezi

15:10 / July 27, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
modric
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I lindur dhe i rritur në Shkup aty ku ka nisur dhe rrugëtimin drejt futbollit. Feta Fetai i cilësuar ndryshe Modric shqiptar për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike por edhe pozicionit të njëjtë në fushë me yllin madrilen, rrëfen në rubrikën “Talenti Shqiptar” hapat e tij të parë në futboll. Futbollisti kuqezi tregon se personi që e ka shtyrë drejt futbollit është daja e tij që e përkrah në çdo hap së bashku me prindërit.

Për 8 vite me radhë Fetai ka qëndruar te ekipi i Shkupit, për të kaluar më pas te Rabotnicki aty ku sezonin e kaluar bëri edhe hapin e madh në karrierë me transferimin në Kroaci te Lokomotiva Zagreb.

Mesfushori kuqezi ka luajtur edhe me të rinjtë e Maqedonisë së Veriut por ftesën e Shqipërisë e ka pritur gjithmonë. Momentin e debutimit me Kombëtaren U-21 ai e cilëson si një ndjenjë e papërshkrueshme.

Feta, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Ku e keni nisur dhe kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

Futboll kam nisur të luaj që i vogël në lagjen ku jam rritur në Shkup me shokët e mi. Në moshën 7-vjeçare u regjistrova në ekipin e lagjes FC Shkupi. Njeriu që më ka shtyrë drejt këtij sporti është daja im i cili më përkrah në çdo hap së bashku me prindërit e mi.

Na trego pak për hapat e tua në karrierë? Cili ka qenë ekipi juaj i parë? Po ekipet e tjera?

Ekipi im i parë është Shkupi. Kam luajtur aty për 8 vite me radhë e për të vazhduar më pas te Rabotnicki. Tani aktivizohem në Kroaci te ekipi i Lokomotiva Zagreb.

Feta, në muajin mars të këtij viti pranuat ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë U-21 dhe deri më tani keni zhvilluar dy ndeshje. Si u ndjetë kur zbritët në fushë me fanellën kuqezi?

Kur kam zbritur një fushë ishte një ndjenjë e papërshkrueshme e cila vetëm përjetohet dhe është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Dua të falënderoj Federatën dhe trajnerin e ekipit Kombëtar U-21, Alban Bushin, për mundësinë e dhënë dhe besimin që kanë tek unë.

Jeni cilësuar si “Modric i ri” por a është në të vërtetë Modric idhulli juaj?

Po është e vërtetë për shkak të pozicionit që luaj dhe ngjashmërisë fizike me Modric më kanë cilësuar si Modric shqiptar. Jam krenar për këtë krahasim, ai është idhulli im dhe shpresoj që edhe unë të kem një karrierë si ai.

Si do ta cilësonit sezonin e fundit me Lokomotiva Zagreb dhe ku e sheh veten në të ardhmen?

Ishte sezoni im i parë me Lokomotiva Zagreb, paksa i vështirë deri sa u ambientova dhe u përshtata me ekipin. Tani ndihem mirë dhe shpresoj që të kontribuoj sa më shumë për ekipin. Për momentin jam i fokusuar për të bërë një sezon sa më të mirë me Lokomotiva Zagreb.

Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull?

Lojtari shqiptar që më motivon është Kristjan Asllani. Karriera e tij është në rritje dhe luan me një klub të madh siç është Interi. Gjithashtu në Europian bëri paraqitje të shkëlqyera dhe është një lojtar i rëndësishëm për Shqipërinë.

Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll?

Kam dy objektiva për të ardhmen. E para të luaj në një nga 5 ligat më të mira në Europë dhe e dyta të bëhem sa më shpejt pjesë e Kombëtares A.

Ëndrra më e madhe me Kombëtaren shqiptare si futbollist?

Ëndrra më e madhe është padyshim të kualifikohemi sërish në Europian dhe të luftojmë për t’u kualifikuar edhe në Botëror. Dua të jap kontributin tim për të arritur këto objektiva dhe shpresoj që në të ardhmen ëndrra të më bëhet realitet.

Feta Fetai
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.