Duke lëvizur i qetë me biçikletë në qytetin bregdetar të Durrësit, një 32-vjeçar u vidhte bizhuteritë qytetarëve në rrugë. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 32-vjeçari me iniciale G.M. i tërhoqi nga qafa varëset e floririt dy grave. I riu, banues në Kavajë, u vu në pranga nga policia dhe ndaj tij ka nisur hetimi nga Prokuroria e Durrësit.
Author: tirana
Alban Bengasi, që ofroi para për të vrarë ish-bashkëshorten do të lërë qelinë! Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi ta lirojë avokatin. Sipas Apelit të GJKKO-së, Begasit i ka mbaruar periudha e dënimit. Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, e dënoi Alban Bengasim me 1 vit e 4 muaj burg, pasi i ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro për të dhunuar ish-bashkëshorten, Blerta Bengasi. Pas përfundimit të hetimeve të SPAK, rezultoi se Bengasi, është përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Dumanit, ku thuhet se i kishte ofruar atij shumën prej 120 mijë eurosh për…
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, ka reaguar në lidhje me vendimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, për t’u larguar nga posti. Ai e quajti Nikollën si “fuqia e qetë e Kuvendit”, ndërsa kujtoi momentet të cilat tha se kishin krijuar një situatë jo vetëm të pakëndshme por madje të rëndë. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se pavarësisht të gjithave, Nikolla ia doli të ishte aty pavarësisht të gjithave. Postimi i plotë: LINDITA NIKOLLA ISHTE FUQIA E QETE E KUVENDIT! NJE GRUA E DENJE-PLOTE DINJITET, SERIOZE, E PERMBAJTUR, E PERULUR, KURRE ARROGANTE, E PAQTE ne nje…
Një 52-vjeçar është vënë në pranga në Velipojë me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Shpëtim Memolla nga Peqini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion”. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, në prezencën e Avokates së Popullit, znj. Erinda Ballanca, ambasadorit të Mbretërisë Britanike, Alastair King-Smith, ambasadorit të Mbretërisë së Holandës, përfaqësuesve nga ambasada e SHBA, autoriteteve vendore, përfaqësuesve të besimeve në Pogradec dhe organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e burgjeve, inauguruan Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të ri në Pojskë, Pogradec. Kjo strukturë moderne, ndërtuar në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe Komitetit për Parandalimin e Torturës (CPT), do të akomodojë vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin.…
Vazhdon problemi me zjarret në qarkun e Shkodrës. Në Malin Kolaj dhe fshatin Rrjoll vijon të jetë një vatër zjarri aktive. Sipas vlerësimeve paraprake nga ADZM, sipërfaqja e përshkruar nga zjarri është rreth 30 ha. Në shuarjen e vatrave në këtë zonë morën pjesë 12 punonjës të ADZM, 6 efektivë zjarrfikës me 2 automjete zjarrfikëse, 23 ushtarë dhe 8 persona nga komuniteti. Momentalisht vatrat e zjarrit po monitorohen nga specialistë të ADZM. Për ditën e nesërme kërkohet mbështetje me 30 efektiv të F.A. Në Bashkinë Vau Dejës vatra e zjarrit në Malin e Jushit është vënë nen kontroll, gjatë ditës…
Bamir Topi ka lëshuar deklarata të forta për Sali Berishën, ndërsa shprehet se ai është një rast që duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nga sociologë, psikologë etj. Nëse Berisha drejton opozitën që quhet si institucioni i shpresës, sipas Topit është e ndaluar që të shpresosh dhe të ëndërrosh. “Burimi i ujit në kuptim metaforik, kalon tek këta të dy, Berisha-Rama. Këta ishin ata që bënë 2008-ën. Berisha e di shumë mirë që ç’kishte për të ndodhur, ndodhi. Kur unë them fenomeni Berisha në 34 vite duhet të studiohet në mënyrë shkencore, nuk po bëj ironi. Në mënyrë shkencore duhet…
Mbrëmjen e djeshme në Kuvend u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbi ngjarjen ka reaguar avokati Genc Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e ë rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët. Ai ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen. Postimi i plotë nga Genc Gjokutaj: Te dashur Shqiptare! Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore! As…
Rreth 4,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kaliforni nga një zjarr i madh që vazhdoi të rritet në mënyrë të rrezikshme të premten, pavarësisht ndërhyrjes së 1,700 zjarrfikësve, duke ngritur shqetësime tek autoritetet. Që kur shpërtheu në Kaliforninë veriore të mërkurën pasdite, Zjarri ka djegur më shumë se 720 kilometra katrorë pyll dhe 134 ndërtesa që nga dita e djeshme dhe mbetet i pakontrolluar, sipas Shërbimit CalFire të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni. Zjarri po përhapej me shpejtësi te këmbësorëve në një zonë rurale tre orë me makinë në verilindje të San Franciskos.…
Lojërat Olimpike çelën siparin mbrëmjen e djeshme, 26 korrik 2024, teksa pjesëmarrës në këtë eveniment tejet të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësues dinjitozë të vendit tonë. Sipas programit të pasqyruar zyrtarisht, këtë të shtunë e para që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion është Manjola Konini. Ajo është e disiplinuar në qitje me pistoletë për femra, teksa ditën e sotme do të “provojë fatin” nga distanca 10 metër. Po ashtu, Manjola Kokini do të ketë sfidën e radhës më 2 gusht, ku këtë herë do të duhet të jetë precize në qitje nga distanca 25 metër. Shqiptarja Manjola Kokini merr…
Ka mbyllur sot sezonin e gjashtë radhazi me programin e pasdites “Ftesë në 5”, ndaj edhe këtë të premte, me të ftuarit e saj, moderatorja Bieta Sulo e kishte organizuar ndryshe. Këtë herë do të ishin ata që do t’i bënin pyetjet që nuk kishin mundur gjatë herëve kur kanë qenë të ftuar. Mes shumë pyetjeve, të cilave Bieta u dha përgjigje me shumë sportivitet, erdhi edhe një pyetje nga moderatorja Kostana Morava. Duke qenë se është në të njëjtat kushte si ajo, gjithashtu nënë e një djali, Kostana e pyeti moderatoren e “Ftesë në 5” si i kishte planet:…
Mbrëmjen e djeshme, skena e festivalit “Sunny Hill 2024” në Prishtinë u ndez nga një paraqitje spektakolare e artistes me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoi në Kosovë, duke ofruar një performancë të zjarrtë për bashkëkombësit e saj. “Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”, kanë qenë fjalët e para në shqip, pas tri këngëve të interpretuara. “E kam prindin nga Dibra, dhe gjakun e kemi një”,ka thënë ajo në skenën ku shoqërohet nga katër valltare. Performanca kulmoi me Beben që filloi të kërcente…