Lojërat Olimpike çelën siparin mbrëmjen e djeshme, 26 korrik 2024, teksa pjesëmarrës në këtë eveniment tejet të rëndësishëm do të jenë edhe përfaqësues dinjitozë të vendit tonë. Sipas programit të pasqyruar zyrtarisht, këtë të shtunë e para që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion është Manjola Konini. Ajo është e disiplinuar në qitje me pistoletë për femra, teksa ditën e sotme do të “provojë fatin” nga distanca 10 metër. Po ashtu, Manjola Kokini do të ketë sfidën e radhës më 2 gusht, ku këtë herë do të duhet të jetë precize në qitje nga distanca 25 metër. Shqiptarja Manjola Kokini merr…
Author: tirana
Ka mbyllur sot sezonin e gjashtë radhazi me programin e pasdites “Ftesë në 5”, ndaj edhe këtë të premte, me të ftuarit e saj, moderatorja Bieta Sulo e kishte organizuar ndryshe. Këtë herë do të ishin ata që do t’i bënin pyetjet që nuk kishin mundur gjatë herëve kur kanë qenë të ftuar. Mes shumë pyetjeve, të cilave Bieta u dha përgjigje me shumë sportivitet, erdhi edhe një pyetje nga moderatorja Kostana Morava. Duke qenë se është në të njëjtat kushte si ajo, gjithashtu nënë e një djali, Kostana e pyeti moderatoren e “Ftesë në 5” si i kishte planet:…
Mbrëmjen e djeshme, skena e festivalit “Sunny Hill 2024” në Prishtinë u ndez nga një paraqitje spektakolare e artistes me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja performoi në Kosovë, duke ofruar një performancë të zjarrtë për bashkëkombësit e saj. “Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”, kanë qenë fjalët e para në shqip, pas tri këngëve të interpretuara. “E kam prindin nga Dibra, dhe gjakun e kemi një”,ka thënë ajo në skenën ku shoqërohet nga katër valltare. Performanca kulmoi me Beben që filloi të kërcente…
Bankat qendrore po fitojnë betejën kundër inflacionit. Por lufta sapo ka nisur. Politika dhe proteksionizmi do ta bëjnë jetën të vështirë Trajektorja e inflacionit nuk u ka dhënë bankave qendrore shumë arsye për të festuar në këto vitet e fundit. Por në mbledhjen vjetore të Bankës Qendrore Europiane në Sintra, Portugali, kishte një atmosferë disi më optimiste. “E di që tingëllon paksa arrogante”, tha presidentja e BQE-së Christine Lagarde më 1 korrik, “por zbutja e inflacionit të lartë është e jashtëzakonshme”. “Ne kemi bërë shumë përparim”, tha Jerome Powell, kryetari i Rezervës Federale të Amerikës. Të tjerët pajtohen me ta.…
“E vendosur midis detit Jon dhe maleve madhështore, Himara është një qytet i vogël në bregdetin jugor të Shqipërisë me plazhe spektakolare”, shkruan Phoebe Cornish në të përditshmen britanike “Daily Express”. Ksamili është cilësuar si një perlë e fshehur e Evropës verën e kaluar, por fshati turistik në Rivierën Shqiptare ka fituar një reputacion krejt tjetër që atëherë. Plazhet e tij dikur të qetë e për të cilët vizitorët thonë se ende janë “të bukur”, janë mbushur me turistë dhe vetëm disa pika “sekrete” kanë mbetur për t’u zbuluar në zonë. Edhe pse Ksamili mbetet destinacion më i lirë krahasuar…
Këtë fundjavë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Era do të fryjë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi 10-16 m/s duke u bërë relativisht problematike.
Dashi Ky është momenti më i mirë për të patur një ballafaqim konstruktiv me kolegët tuaj, lidhur me disa çështje të mbetura pezull. Kjo e shtunë parashikon transaksione të rëndësishme financiare, ndaj duhet të jeni të gatshëm të përballeni me negociata të komplikuara. Demi Kjo e shtunë do ju gjejë shumë euforik dhe dinamik. Vini në lojë krijimtarinë tuaj, pasi kjo është një periudhë shumë e mirë sidomos në sferën profesionale. Në dashuri mos u bëni shumë grindavec. Binjakët Të gjitha fitoret e arritura në këtë moment do ju bëjnë krenar për veten tuaj dhe për të gjitha sakrificat e…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe Fatmir Mediu ishin të vetmit deputetë të opozitës që votuan pro projektligjit për planit afatgjatë të Forcave të Armatosura 2024-2033. Projektligji u miratua me 78 vota pro dhe 21 kundër. Ndërkohë, vetë Monika Kryemadhi propozoi një amendament për taksë zero për subjektet që merren me prodhimin apo mirëmbajtjen e armëve,municioneve dhe pajisjeve të teknologjisë ushtarake. “Duke pasur parasysh që industria e mbrojtjes përfaqëson një sektor të veçantë dhe kompleks, që kërkon një mbështetje të fuqishme nga qeveria dhe një strategji të mirëmenduar për zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme për shkak të tipareve…
Me 106 vota, në Kuvend u votua Kodi i ri Zgjedhor, ku edhe Lindita Nikolla njoftoi largimin nga drejtimi i Parlamentit. Në vitin 2025, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, shqiptarët do të votojnë me një kod të ndryshuar zgjedhor. Risia është dhënia mundësi shqiptarëve që jetojnë jashtë, për t’u bërë pjesë në zgjedhjes të përfaqësuesve në parlament. Amendamenti i deputeteve që kërkonin që edhe në pjesën e hapur të listës, të sigurohet që ⅓ e atyre që do të shkojnë në Parlament të jenë gra, u miratua në Kuvend. Amendamenti kishte bashkëfirmëtare Lindita Nikollën, ministren Elisa Spiropali, deputeten e PS-së,…
Me zërin që i dridhej, Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen e saj nga posti i kryetares së Parlamentit. Në mbyllje të sesionit parlamentar, Nikolla mori fjalën në fund, duke njoftuar se për arsye shëndetësore vendosi që të lërë drejtimin e Parlamentit. Pas kësaj, depuetët e pranishëm në sallë, si nga PS dhe nga opozita u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën.
Në mënyrë të befasishme, Në mbyllje të këtij sesioni parlamentar, Lindita Nikolla njoftoi fundin e rrugëtimit të saj si kryetare e Parlamentit të Shqipërisë. “Këtu sot mbyllet detyrimi tre vjeçar, për shkak të arsyeve shëndetësore“, tha Nikolla. Fjala e plotë E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy. Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare! Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar…
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Mbrojtjen e të sistemit TIMS. Në cilësinë edhe të nënkryetarit të këtij komisioni, Gogu renditi rezultatet e hetimit katër mujor e gjithëpërfshirës dhe tha se ky raport nxjerr në pah kontrastin e thellë midis dy qasjeve hetimore: njëra e karakterizuar nga akuza të nxituara dhe tjetra e bazuar në ekzaminim të plotë dhe metodik. Rezultate që siç theksoi ai gjatë fjalës në Kuvend, japin një pamje krejtësisht të ndryshme të kësaj çështje. Në emër të mazhoranës në këtë komision hetimor, i…