Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve. Zjarri prej te enjtes paradite vijon në vendgrumbullim ndërsa sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gatishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit. Veç tyre ndihme ka patur edhe nga ministria e mbrojtjes, nga biznesi apo edhe mjete të aeroportit. ”Zjarri është vendosur nga dora e njeriut, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dore njeriu pas zjarrit. Pasi me parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk…

Read More

Në “Max Marlock Stadium” Juventusi humbi 3-0 nga vendasit e Nuremberg. Testi miqësor foli për djemtë e Miroslav Kloses që edhe pse në Bundesliga 2 surprizuan një emër si “Zonja e Vjetër”. Jander në pjesën e parë dhe Forkel e Janisch në fundin e lojës ishin autorët për vendasit. Kështu, trajneri i ri i Juves, Thiago Motta debuton me humbje në stolin e bardhezinjve, me një ndeshje dhe lojë për t’u harruar. Paçka se në fushë ishin shumë emra të rinj, ky nuk është një justifikim për rekordmenët e Serie A. Nga fillimi e nisi edhe Luis Hasa, talenti i…

Read More

Një alpinist nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Alpeve, në vendin e quajtur “Maja e thatë” mbi Valbonë. Incidenti tragjik ka ndodhur në një terren shumë të thepisur dhe shkëmbor, ndaj nuk mund të ndërhyhet as në rrugë tokësore dhe as me helikopter, përveçse nga alpinistë të certifikuar që varen me litar për nxjerrjen e trupit të pajetë. Për pasojë është njoftuar grupi i Alpinistëve nga Kosova për të nxjerrë trupin.

Read More

Nga: Andi Bushati Vendimi i Sali Berishës për të pranuar variantin e Ramës kundër listave të hapura nuk është vetëm një goditje morale dhe imazhi për opozitën. Me vitet që ka në krye të PD-së dhe me të gjitha ato që ka kaluar mbi shpinë, lideri “non grata” ngjan i pa oksidueshëm përballë skrupujve të tillë. Pra, akuzat se ai përsëriti një pakt okult me armikun e tij më të madh, ato se bëri një marveshje të ngjashme më atë të 2008, të anatemuar nga të gjithë, apo se tradhëtoi qytetarët shqiptarë, të cilëve u premtoi të vendosin me votën…

Read More

5 turistë nga Gjermania kishin mbetur të bllokuar me automjetin e tyre pasi humbën rrugën gjatë eksplorimit në mal në fshatin Përcëllesh, Tiranë. Policia pasi kanë marrë njoftimin blutë kanë kanë organizuar punën dhe iu kanë shkuar në ndihmë turistëve. Policia e Tiranës fton të gjithë që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin 112. Njoftimi i plotë i Policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i vijnë në ndihmë 5 turistëve nga Gjermania, të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar figurën e Adem Demaçit në 6-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Kurti e cilësoi Demaçin si “busulla e lirisë për popullin dhe shoqërinë e Kosovës”, ndërsa shtoi se ai ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare qysh në rini. ”Vepra dhe jeta e Adem Demaçit ishin një, sepse Baci Adem e shkroi në vepër jetën e tij dhe e jetoi veprën e tij të shkruar, në burg a në liri, në libra a në organizime, kudo dhe kurdo, çdo ditë, deri në frymën e fundit”,-shkruan Kurti. Shkrimi i plotë nga Albin Kurti Sot…

Read More

Sot në orën 19:30 në Paris zhvillohet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të 33-ta në historinë moderne. Ekipi i Shqipërisë do përfaqësohet me tetë sportistë, teksa atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj do mungojnë në ceremoninë hapëse, duke u bashkuar me ekipin vetëm më 29 korrik. Djemtë dhe vajzat kuqezi duken gati në Paris, teksa janë nisur për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse që do jetë e veçantë. Kuqezinjtë nisin aktivitetin më 27 korrik me qitësen Manjola Konini, për të vijuar me datat e tjera. Vëmendja do jetë në datën 4 gusht në orën 10:30 të paradites, kur në…

Read More

Me një retorikë të ashpër, kreu i grupit parlamentar të PD, si dhe nënkryetar i kësaj force politike, Gazment Bardhi mori në mbrojtje marrëveshjen e arritur mes PD dhe PS për ndryshimin e kodit zgjedhor, duke iu kundërpërgjigjur edhe disa ligjvënësve demokratë që u rreshtuan kundër dhe e quajtën pazar të turpshëm. Duke i cilësuar ata brenda kampit blu që kritikuan ndryshimet, si “dashnorë të listave të hapura” Bardhi i ftoi që të heqin dorë nga mandatet për t’i lënë vend atyre që kanë marrë më shumë vota se ta, por janë renditur më poshtë në listë dhe nuk kanë…

Read More

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dalë kundër ndryshimeve zgjedhore, duke e quajtur një pazar mes Ramës dhe Berishës. Shehi kujtoi edhe kaosin e deputetëve të Berishës në Kuvend, duke thënë se flakadanët dhe ajo beteja e madhe qenkan bërë me qëllim për të arritur këtë marrëveshje. Për të kjo marrëveshje është turpi i opozitës dh eu bëri thirrje kolegëve opozitarë që të mos e votojnë draftin. Me ironi, Shehi tha se kanarinat zgjidhen në kafaz, referuar listës ku 1/3 do jetë e mbyllur. ”Ky është vendi i kanarinave, kanarinat i zgjedhin në kafaz, nuk fluturojnë, se në kafaz është…

Read More

Kryeministri Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama janë pritur nga çifti presidencial francez, në kuadër të hapjes së Lojërave Olimpike, këtë këtë vit mbahen në Paris. Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë me ndjekësit këtë video. “Paris, pritja e presidentit të Francës, Emanuel Macron, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike”, shkruan Rama. Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të nisë sot, 26 korrik. Në “Paris 2024” Shqipëria merr pjesë për herë të dhjetë në olimpiadë. Ekipi kuqezi përbëhet nga tetë sportistë, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës…

Read More

Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris zhvilluan të enjten takimeve të veçanta me udhëheqësin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e zotit Netanyahu në Uashington vjen në një moment delikat të konfliktit në Gazë e mes paqartësisht në politikën amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë detaje. Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit izraelit në mesin e një ‘stuhie politike’ në Shtetet e Bashkuara, u përqëndrua tek bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë. Presidenti Biden ishte i rezervuar në komentet e tij. “Mirë se…

Read More

Greqia thotë se nuk do të tolerojë asnjë aktivitet të paligjshëm turk brenda zonës ekskluzive ekonomike të krijuar nga marrëveshja e vitit 2020 midis Athinës dhe Kajros. “Asnjë ‘respekt’ nuk është treguar nga pala turke dhe si rrjedhojë asnjë respekt nuk do të tregohet në të ardhmen nga Forcat e Armatosura Greke ndaj veprimeve të paligjshme të Turqisë brenda zonës së përcaktuar ligjërisht midis Greqisë dhe Egjiptit, siç parashikohet nga Kushtetuta e Republikës së Greqisë”, tha Ministria e Mbrojtjes. Ky paralajmërim vjen pas një incidenti detar në Egjeun juglindor, ku një flotilje me anije turke u afrua pranë ishujve grekë…

Read More