Kuvendi miratoi projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (ONVV), që krijon mundësi bashkëpunimi dhe hapësira të shumta për prodhuesit shqiptarë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “Shqipëria është vendi i 50-të që i bashkohet kësaj organizate, e cila këtë vit feston 100-vjetorin e themelimit”. Denaj thotë se nëpërmjet miratimit të këtij projektligji, një fokus të veçantë merr harmonizimi me praktikat ndërkombëtare, minimizimi i barrierave tregtare dhe mbrojtja e konsumatorëve, si dhe do të përfitojmë nga një rrjet prej rreth 1000 ekspertësh. “Miratimi i këtij projektligji është në përputhje me programin…
Author: tirana
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi ndërmorën operacionin e përbashkët “Kidnaping”, të zhvilluar në territorin e Malit të Zi, për lirimin e 11 emigrantëve nga vendet e treta, të cilët ishin marrë peng nga emigrantë afganë. Policia e Shtetit njofton se pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar. “Si rezultat i angazhimit maksimal, në një operacion ndërkombëtar për lirimin e 11 shtetasve (emigrantë ilegalë,…
Në Kuvendin e Shqipërisë, vijon seanca plenare ku deputetët po japin qëndrimet e tyre për draftin e Kodit të ri Zgjedhor. Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj, thotë se PD me veprimet në Kodin Zgjedhor, i ka dhuruar Ramës mandatin e katërt qeverisës. ”Sot nuk ka më opozitë, është arritur bashkëqeverisja, dhe përsa kohë është ndarë pazari, e vetmja gjë mbetet ku do jem si deputet nesër. Po e bëj ndryshimin që të strukem te listat e fiskuara. Shqiptarët nuk kanë pse i votojnë se e kanë të sigurt, vetëm 40 do të quhen deputetë të shqiptarëve. Frika e vetme që…
Deputetja e pavaruar, Flutura Açka dha votën kundër për daftin e ndryshimeve elektorale. Açka u tregua e ashpër edhe me deputetët opozitarë, duke i akuzuar si njerëz që kanë përfituar leje ndërtimi dhe janë më të fuqishëm se disa ministra. Ajo u shpreh se opozitarë të tillë kanë ndërruar edhe shtëpi dhe tani jetojnë në vila luksoze në kodra, komenti i cili ngjalli dhe irrtimin e Edmond Spahos, deputetit të Rithemelimit. ”Unë jam prej atyre njerëzve që kanë qenë jashtë Parlamentit dhe politikës. Në 2021 hyra në Parlament për ta njohur nga brenda politikën. Nga jashtë e kam kritikuar si…
Një pazar mes Berishës dhe Ramës e quan Lulzim Basha, draftin e Reformës Zgjedhore të dakordësuar mes PD dhe PS, ndërsa tha se me 1/3 e listës së mbyllur do të futen në Kuvend kamikazët e kryetarëve. Sipas Bashës, pazari mes Berishës e Ramës ka nisur me amnistinë penale, më pas me vendimin e Apelit që i kaloi vulën Berishës dhe sot mbyllet me Reformën Zgjedhore. Nga foltorja e parlamentit, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi akuza se pazari mes Ramës e Berishës do të përmbyllet me goditjen e SPAK, pasi të dy kanë frikë nga drejtësia. ”Kamikazët i duhen…
Janë 237 mijë e 884 prona, pjesa më e madhe banesa, ndjekur nga njësitë socio-ekonomike dhe ato të kombinuara që pritet të marrin një certifikatë pronësie. “Ligji i legalizimeve është përdorur si një kalë beteje në fushata elektorale. Ideja e marrjes së një certifikate e leje legalizim i është tundur votuesit shqiptar para syve siç gjuetari përdor karremin për prenë e tij”, tha kryetari i shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi. Tirana është bashkia me numrin më të madh të pronave në proces legalizimi, ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Kamza dhe Vola. Ndërkohë, Hasi, Libohova, Pusteci, Këlcyra dhe Skrapari janë bashkitë…
Denis Mekolli, avokati mbrojtës i Selam Hykës, një nga të arrestuarit për abuzim seksual ndaj një 16-vjeçareje në Korçë, thotë se për të nuk rezulton në asnjë moment që ka patur dhunë fizikë apo psikologjie ndaj të mitrës dhe se ky është fakt i vërtetuar. “Me provat që kemi parë deri në këto moment, nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm sepse vepra penale që akuzohet i mbrojturi prej meje, shikohet në disa pikëpamje. E para është që edhe nëse ka ndodhur ngjarja, të provojë dhunën. S’rezulton në asnjë moment që të ketë patur dhunë apo elementë të saj, si fizikë…
Policia e Krujës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri gjatë ndërhyrjes së efektivëve në një parcelë ku ai kishte kultivuar bimë narkotike. “Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Danger”. Si rezultat i tij u arrestua shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Arrameras”. Kontrolli i policisë u krye në vendin e quajtur…
Pas një heshtje që pasi Biden u tërhoq si kandidat i demokratëve për president, vetëm sot Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle miratuan kandidaturën e Kamala Harris për presidente. Mesazhin çifti Obama ia dha me anë të një telefonate. “Ne telefonuam për të thënë se, Michelle dhe unë jemi krenar për ju dhe ju mbështesim si kandidate për të hyrë në Zyrën Ovale”, theksoi Barack Obama. Ndërsa për gruan e tij, Michelle, “nëse Kamala zgjidhet do të jetë historike”. Harris shprehu mirënjohjen e saj për miratimin dhe miqësinë e tyre të gjatë. Obama fillimisht e refuzoi miratimin e Kamala…
Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj gjatë fjalës së saj në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ngriti pyetjen pse kritikët kanë frikë me këtë listë, apo se s’do jenë në listën e mbyllur. ”Kur dëgjoj kolegët që thonë duam sistem maxhoritar, s’duam sistem mazhoritar, duam lista 100% të hapura. Ky është populizëm, e provuam këtë gjë dhe zgjedhjet e fundit e kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë cilësinë e deputetëve. Cilësia e atyre që vijnë në Kuvend e detekton politikën. Ka qenë një qasje e duhur që të rishikonin listën si do propozohet lista e kandidatëve për deputetë. Më duket ironike që…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, David Wisner, i cili është në përfundim të misionit të tij në Tiranë. Në bisedën e zhvilluar, ministri Balla ka falënderuar diplomatin e lartë amerikan për kontributet e dhëna për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe ka vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Brendshme në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve për luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale. Postimi i plotë Ndërsa misioni i të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA…
Nazmi Gripshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës por këtë herë në arenën europiane, pasi shënoi golin e parë me fanellën e Astanës në Kupën e Ligës. 27-vjeçari realizoi golin e vetëm për skuadrën kazake në Ligën e Konferencës teksa Astana e tij barazoi 1-1 ndaj klubit moldav, Milsami. Mesfushori realizoi në të 57-të, por vendasit nuk arritën ta mbanin avantazhin deri në fund dhe kualifikimi do te vendoset ne Moldavi pas një jave. Çinari ka shkëlqyer me paraqitjen e tij duke shënuar dy gola me Noah në suksesin 7-0 që klubi armen arriti ndaj maltezeve të Silema. Shkodrani ishte…