Author: tirana

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i akuzuar për vjedhje makinash. Sipas informacioneve 24-vjeçari Markos Berberaj vodhi 2 automjete, me qëllim për t’i shitur. Dyshohet se i riu gjatë një jave, ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë. Njoftimi: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një jave hetime me metoda speciale, operacioni i koduar “The Robber”. Vodhi 2 automjete, për t’i shitur, kapet dhe vihet në pranga…

Read More

Shqipëria, BE dhe BERZH kanë firmosur një marrëveshje për marrjen e 136 milionë euro grant nga Bashkimi Evropain për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Marrëveshja u nënshkrua sot (26 korrik), nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri Ekatarina Solovova. Teksa ka shprehur vlerësimet për mbështetjen e BE përmes fondeve për zhvillim të infrastrukturës së rëndësishme për vendin, Ministri Mete tha se granti prej 136 milionë euro është më i madhi i akorduar ndonjëherë. Ky grant do të shërbejë për krijimin e një sistemi modern të transportit, tha Mete,…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga salla e Kuvendit iu drejtua komuniteteve dhe publikut për një bashkëpunim më të madh në rastet e zjarrvënieve. Balla tha se nga qytetarët duhet të sinjalizohen menjëherë shërbimi zjarrfikës për të vënë nën kontroll jo vetëm vatrat e zjarrit, por për të çuar para drejtësisë edhe zjarrvënësit. “Kam patur një takim me gjykatat javën e kaluar, duhen dënime ekzemplare ndaj zjarrvënësve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar deri më tani banesat e qytetarëve, por përsa i takon pemëtarive të mbjella nga fermerët, kullotat e pyjet, dëmet janë shumë të mëdha”, tha Balla. Ai kërkoi një refklemtim…

Read More

Referohet në prokurori Ardiana Kalaja, pak ditë pasi u shfaq duke bërë qitje. Por nuk është kjo arsyeja për të cila policia nisi procedim kryesisht. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se procedimi ka nisur për shkak të një deklaratë të saj publike ku ka thënë: Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës. Për këtë deklaratë të saj, policia kërkon hetime për…

Read More

Deputeti i PS, Eduard Shalsi vlerësoi projektligjin për akcizat, ndërsa u ndal gjerësisht te koncesioni i pullave fiskale. Ai tha se me koncesionin e parë, çmimi ishte më i lartë, ndërkohë që nuk u kursye duke ironizuar opozitën. “Me të drejtë Erioni tha se ky është një nga koncesionet më të mira (Koncensioni për pullat fiskale). Ne kishim çmimin më të lartë për këtë koncesion më parë. Kur ri dëgjoj të flasin, hipokrizia ka arritur kulmin. Disa prej jush kanë qenë pjesë e sipërmarrjeve, po i lë mënjanë HEC-eve. E harruat ça bënit kur kishit në dorë skanerin e kontejnerëve?…

Read More

Mbrëmjen e djeshme në Thumanë një konflikt mes kushërinjve agravoi deri në të shtëna me armë zjarri, e për pasojë mbetën të plagosur tre persona. Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja, ku është përdorur një kallashnikov dhe arma e shërbimit të policit, Sahit Sela, i cili është edhe një nga të plagosurit, së bashku me Ardian dhe Fatos Selën. Sherri erdhi si shkak i konflikteve për kufijtë e një sipërfaqeje toke. Tre kushërinjtë ishin takuar fillimisht dje në mëngjes, ku ishin konfliktuar me fjalë dhe me sende të forta. Më pas takimi u përsërit dje në mbrëmje, por këtë…

Read More

Policia ka publikuar një plan masash për mbarëvajtjen e Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare që do të zhvillohet më datë 27.07.2024, në qytetin e Pogradecit. Në orën 19:00 shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, i cili përfshin dy disiplina. Disiplina e parë (21 km) “half maratonë”, e cila starton nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit; Disiplina e dytë (10 km) “mini maratonë”, e cila starton nga qendra e qytetit të…

Read More

Gjykata e Tiranës ka shpallur msokoepetncë për “21 janarin” duke i kaluar dosjen SPAK. Kujtojmë që prej 16 Korrikut “21 Janari” ka nisur të hetohet nga SPAK pas urdhërit të dhënë nga Gjykata e Lartë, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Ishin familjarët e Aleks Nikës ata të cilët bënë rekurs në Gjykatën Ndëkrombëtare të të Drejtave të Njeriut, që dosja e “21 Janarit” të hetohej nga SPAK. Këtë të hënë në SPAK dhanë dëshminë e parë dy familjarët e Aleks Nikës, bashkëshortja Rajmonda Nika, dhe xhaxhai Mark Nika. Njoftimi: Nisur nga interesimi i vazhduar i…

Read More

Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarri që u përhap me shpejtësi dhe rrezoi banesa. Në pranga u vu shtetasi B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë rrezikuar banesa në zonë, janë djegur sipërfaqe toke të mbjella me ullinj dhe pemë frutore, si dhe janë djegur sipërfaqe pyjore; Po ashtu u arrestua edhe shtetasi Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e…

Read More

Karabinierët e Vittorio Veneto në Itali kanë identifikuar dy personat përgjegjës për një grabitje bankare dhe dy tentativa për grabitje në institucionet e kreditvs. Drogë u sekuestrua gjithashtu edhe në strehën e tyre në Caorle. Karabinierët e kompanisë Vittorio Veneto (Treviso) në bashkëpunim me ata të Ortisei (Bolzano) kanë identifikuar autorët e dyshuar të dy tentativave për grabitje dhe një grabitje të suksesshme që ndodhën me shpejtësi nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit në tre institucione kredidhënëse. Ata janë dy kriminelë të rrezikshëm shqiptarë, njëri u arrestua ditët e fundit ndërsa bashkëpunëtori është ende në kërkim. Në strehën…

Read More

Belgjika, Gjermania dhe Estonia janë tre vendet me përqindjen më të lartë në Europë për përdorimin e kartave bankare në pagesat e kryera për shërbime e produkte të ndryshme. Megjithatë, në nivel kombëtar, Lituania vazhdoi të ketë peshën më të madhe të pagesave me karta si përqindje e numrit total të pagesave pa para (78%). Numri i pagesave pa kontakt në Evropë me kartë në gjysmën e dytë të 2023 u rrit me 16% në 23.2 miliardë krahasuar me gjysmën e dytë të 2022, me vlerën totale që u rrit me 17.5% në 0.6 trilionë euro. Numri i kartave të pagesave të…

Read More

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Gramsh, ku një 46-vjeçar është kapur mat duke vjedhur në varreza. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S.S., banues në Cërrik. “Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin S. S., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap në flagrancë brenda rrethimit të varrezave, me një çantë me disa materiale relike që dyshohet se kanë qenë të vendosura nëpër varre.”, sqaron policia. Sakaq, policia njofton se një 36-vjeçar ka rënë në pranga shtetasi me inicialet E.S., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës…

Read More