Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Gramsh, ku një 46-vjeçar është kapur mat duke vjedhur në varreza. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet S.S., banues në Cërrik. “Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin S. S., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap në flagrancë brenda rrethimit të varrezave, me një çantë me disa materiale relike që dyshohet se kanë qenë të vendosura nëpër varre.”, sqaron policia. Sakaq, policia njofton se një 36-vjeçar ka rënë në pranga shtetasi me inicialet E.S., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës…
Author: tirana
Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e zhvilluar sot me praninë e 9 anëtarëve, si dhe të ftuarve përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, misionit EU4 JUSTICE etj, miratoi emërimin e 23 magjistratëve të rinj në Prokuroritë e rretheve. Prokurorët janë emëruar në rrethet Korçë, Lezhë, Vlorë, Kukës, Berat etj. Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi unanimisht miratimin e vendimeve për caktimin në detyrën e prokurorit të magjistratëve pranë prokurorive respektive sipas marrëveshjes së dakordësuar, si vijon: Zonja Olta Hadushaj – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm…
Policia ka arrestuar një 33-vjeçar dhe shpallur në kërkim pesë të tjerë, pasi transportonin sasi kafeje kontrabandë. Policia njofton se të përfshirët paraqitën dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së kafesë që kanë transportuar, për të mos paguar doganë. “Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare”, thuhet në njoftim. Policia…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në fshatin Pajove. Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një furgon. Automjeti tip “Mercedes” ka bërë një manovër të gabuar duke i prerë rrugën furgonit. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia është nisur menjëherë në vendgjarje. Ky aksident ka shkaktuar vështirësi në kalimin e automjeteve të tjera pasi kanë bllokuar rrugën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael “El Mayo” Zambada, lider i kartelit Sinaloa të Meksikës, është arrestuar nga agjentët federalë amerikanë në El Paso, Teksas. Zambada, 76 vjeç, themeloi organizatën kriminale me Joaquin “El Chapo” Guzman, i cili aktualisht është i burgosur në SHBA. I arrestuar është djali i Guzman, Joaquin Guzman Lopez, tha departamenti i drejtësisë amerikane. Në shkurt, Zambada u akuzua nga prokurorët amerikanë për një komplot për të prodhuar dhe shpërndarë fentanyl, një drogë më e fuqishme se heroina që është konsideruar si shkak për krizën e opioideve në SHBA. Në një…
Një 46-vjeçar është arrestuar pasi vodhi një banesë dhe tentoi të vidhte tre të tjera në Shkodër. 46-vjeçari G.B dyshohet në muajin qershor ka vjedhur banesën e shtetasit E.D dh ka tentuar të vjedhë tre të tjera në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan. Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Zjarret e mëdha kanë shkatërruar deri në gjysmën e qytetit historik kanadez të Jasper dhe flakët janë ende jashtë kontrollit pasi zjarrfikësit përpiqen të shpëtojnë sa më shumë ndërtesa të jetë e mundur. Rrugë të tëra të qytetit kryesor në Parkun Kombëtar Jasper të Kanadasë perëndimore janë rrafshuar nga zjarri, ku videot e publikuara tregojnë rrënojat ku dikur ishin shtëpitë dhe mbetjet e djegura të makinave. Ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje, rreth 20,000 turistë dhe 5,000 banorë janë larguar nga zona malore në provincën Alberta, e cila ka qenë jashtëzakonisht e popullarizuar nga turistët për dekada. Gjatë një konference…
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në lugina dhe në male era hera-herës fiton shpejtësi deri në 9-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Dashi Duhet të vlerësoni mundësitë e reja në vendin e punës, pasi mund të garantojnë më shumë stabilitet. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, sidomos për gjithë ata që kanë dëshirë të hedhin baza solide për të ardhmen e tyre. Në dashuri, kjo e premte do të mbrojë historitë e reja. Demi Do të jeni shumë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë në bashkëpunimet tuaja, sidomos nëse ndaj sjelljeve të dëmshme në punën tuaj. Të qenit autoritar do ju lejojë që të riktheheni në lojë dhe të merrni një rol me më shumë përgjegjësi. Sa i takon dashurisë, parashikohen takime të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në zonën e Thumanës, teksa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit. Një konflikt mes dy kushërinjve ka agravuar në përplasje me armë, ku një punonjës policie, i identifikuar si Sahit Ahmeti Sela, me armën e shërbimit pas një sherri ka qëlluar në drejtim të disa personave, ku ka mbetur i plagosur Adrian Sela. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosur ka mbetur dhe efektivi Sahit Ahmeti Sela. Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive pronësie, ndërkohë, të plagosurit thuhet…
Në qytetin e Vlorës, vijon zjarri tek fusha e mbetjeve urbane. ”Ndihemi në rrezik për shëndetin dhe kjo situatë është çdo herë“, janë shprehur më herët qytetarët. Drejtori i emergjencave civile pranë bashkisë së Vlorës, Adrian Vreshtazi, sqaroi se terren ndodhen katër makina të zjarrfikëseve por edhe ato të bashkisë së Vlorës për ta mbajtur në kontroll flakët që u kthyen në rrezik edhe për 4 banesa.
Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi duke iu referuar marrëveshjes PS-PD për listat e deputetëve, thotë se e kanë tradhtuar kolegët e opozitarë. Për të këta janë njerëz që nuk kanë dëshirë të vijë opozita në pushtet, por ëndrra e tyre mbaron deri te mandati i deputetit. “Unë doja të bëja një gjë më tepër, bashkë me shumë kolegë të tjerë. Doja të mundnim Edi Ramën, të mundnim këtë qeveri që ka 12 vite që dhunon Shqipërinë. Këta donin të merrnin mandatin e deputetit. Do ta gëzojnë”, tha Shehi. “Propozimi im ishte që t’i zgjeronim zonat elektorale, me 4 zona.…