Në Tiranë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që mësohet se po kryhen pas dakordësimit mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike të opozitës, u pritën me reagime të ndryshme nga ekspertët e pavarur. Ndryshimet përcaktojnë listat e hapura të deputetëve në 2/3 e tyre si dhe mundësimin e votimit të shqiptarëve nga jashtë vendit përmes postës. Por, ndërsa vlerësojnë hapat për votimin e zgjedhësve nga jashtë, nga ana tjetër ekspertët pohojnë se listat e mbyllura në 1/3 e tyre po bëhen për interesa personale të politikanëve kryesorë dhe dëshmojnë mungesën e vullnetit politik të partive më të mëdha për zgjedhje tërësisht të…
Author: tirana
”Atentat ndaj demokracisë shqiptare”, e quan Lulzim Basha listat e mbyllura për deputetët, sikurse parashikon drafti për ndryshimet në kodin zgjedhor, i dakorduar mes PS-së dhe PD-së. Basha akuzon Sali Berishënm, duke thënë se është bërë ortak me Edi Ramën. ”Ata që na kanë akuzuar si bashkëpunëtorë të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve, tashmë janë ortak të përbashkët për të shkrirë praktikisht në një Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Rithemelimin. Atentati ndaj demokracisë shqiptare, i cili është konkluduar ditën e djeshme, do të bëjë pikërisht këtë, të rimbyll listat e hapura me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtë…
Adriatik Lapaj nga lëvizja ”Shqipëria Bëhet”, thotë se marrëveshja për votën e diasporës është arritja më e madhe politike e 20 viteve të fundit dhe që e quan një fitore të jashtëzakonshme. ”Drafti që ne kemi çuar është pranuar në një pjesë shumë të madhe, është bashkuar me draftin e dakordësuar nga partitë parlamentare. Ai adreson në pjesën dërrmuese atë që kishim kërkuar. Ajo që nuk u adresua ishte vetëm ngritja e një komisioni të posaçëm pranë KQZ, të përbërë nga 5 anëtarë të pavarur, si hap i parë i depolitizimit të administratës zgjedhore. Miratimi i votës së diasporës është…
25 yjet më të mirë të futbollit botëror të shekullit të 21-të, dhe lista nuk është se nuk ka befasi. Me disa nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që luajtën dhe luajnë gjatë shekullit të 21-të, tifozët e futbollit sot janë jashtëzakonisht me fat. ESPN u kërkoi lexuesve të tyre të votonin dhe pasi grumbulloi mijëra vota, dolën me 25 yjet më të mirë të shekullit të 21-të. Lionel Messi doli në krye të listës me Cristiano Ronaldon të dytin; do të ketë argumente se cili nga të dy duhet të ishte i pari, por nuk mund…
Partia e Lirisë mblodhi këtë të enjte Komisionin për Diasporën. Presidenti i PL-së, Ilir Meta gjatë fjalës së tij, tha se programi i forcës politike që ai drejton ka pesë pioritete, një prej të cilëve është edhe diaspora. Meta nënvizoi se qëllimi është që vendit t’i shtohen 4 milionë shqiptarë, që janë larguar nga vendi për shkak të keqqeverisjes. Po ashtu Meta premtoi krijimin e një ministrie për diasporën dhe politika fiskale lehtësuese për rikthimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. ”Duhet të jemi të vëmendshëm për të mbrojtur vendin tonë në edukimin e fëmijëve tanë, si brenda vendit, ashtu…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, zhvilloi sot një takim në Qendrën për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore-SELEC, me qendër në Bukuresht, në kuadër të vizitës zyrtare në Rumani. Gjatë vizitës, delegacioni shqiptar u prit nga drejtori i përgjithshëm i SELEC, Oguz Serkant Akin, i cili e njohu drejtuesin e Policisë shqiptare me aktivitetin e organizatës, që bashkon sinergjitë e policive dhe autoriteteve doganore të 11 vendeve anëtare, me synimin për të përmirësuar luftën kundër të gjitha formave të krimeve ndërkufitare, përfshirë krimet e rënda dhe atë të organizuar, si dhe për të lehtësuar bashkëpunimin në Evropën Juglindore.…
Shqipëria turistike vijon që të promovohet nga mediat botërore. Leskoviku është cilësuar si një nga 100 vendet në botë, që duhet vizituar nga turistët në vitin 2024 nga gazeta e njohur ”Time Magazine”. ”Pas rënies së komunizmit në vitin 1990, qytetet prodhuese të verës si Leskoviku u harruan. I emëruar për masivin gëlqeror që ngrihet mbi minaren e tij të vetme, Melesin është një hotel, restorant dhe distileri në një. Melesin premton më shumë se thjesht një fundjavë unike, është porta për në Vjosën e zhurmshme, e cila u kurorëzua si Parku i parë Kombëtar i Lumit të Egër në…
Aktorja Jennifer Aniston ka kritikuar kandidatin për zëvendëspresident të Donald Trump, JD Vance, për komentet që ai bëri duke i quajtur demokratët një “grumbull zonjash pa fëmijë dhe me jetë të mjerueshme”. Aktorja e Friends, postoi një intervistë të Vance, e cila është shpërndarë gjerësisht që nga përzgjedhja e tij si kandidati i Trump për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. “Me të vërtetë nuk mund ta besoj se kjo vjen nga një zëvendëspresident i mundshëm i Shteteve të Bashkuara”, shkroi ajo në Instagram. “Gjithçka që mund të them është… Zoti Vance, lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijët…
Pas një pauze të madhe 4 vjeçare, pritet që Celine Dion do të rikthehet në skenë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit. Kjo do të jetë hera e parë që ajo performon që nga ndërprerja e turneut të saj botëror “Courage”, për shkak të pandemisë në vitin 2020, një ndërprerje e domosdoshme që e detyroi Dion të përballet me shqetësimet shëndetësore që kanë qenë pjesë e jetës së saj që nga viti 2008. Dion u fotografua dje pasdite duke dalë nga hoteli “Royal Monceau”, ku po qëndron edhe Lady Gaga. Me flokët e kapur bisht, Dion u…
Monedha europiane ka nisur të forcojë pozitat e saj në raport me lekun ndonëse në ritme të ngadalta. Sipas përditësimit të Bankës së Shqipërisë, këtë të enjte një euro këmbehet me 100.39 lekë, duke rifituar 0.1 pikë në raport me një ditë më parë. Reflektimi i këtyre pozitave është vënë re edhe në tregun e lirë ku ndryshe nga 1 javë më parë monedha euro po blihet nga pikat e këmbimit valutor me 100 lekë dhe po shitet me 100.7 lekë. Pozitat i ka forcuar edhe dollari amerikan i cili këmbehet me 92.4 lekë, ndërkohë që paundi britanik ka pësuar…
Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj tregon pse e quan një pazar Kodin e ri Zgjedhor mes PD-PS, ku thotë se Sali Berisha i jep kështu mandatin e katërt qeverisë, kryeministrit Edi Rama. ”Nuk ka ndodhur vetëm ditën e djeshme. U bë 8, 9 muaj, një pazar mes Berishës dhe Ramës. Për ti dhuruar Ramës mandatin e katërt në tavolinë pa zgjedhje. 3 ishin kërkesat që depozitova 3 muaj më parë. Shqipëria një zonë, vota e diasporës efektive dhe listat e hapura. Ndaj ajo se çfarë ndodhi dje, u la në fuqi ndarja e Shqipërisë në 12 zona. 12 mandate PS…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Sportit për Zhvillim, që mbahet në prag të nisjes së Lojrave Olimpike “Paris 2024”. Kreu i qeverisë ka postuar foto nga pritja që i është rezervuar në kryeqytetin e Francës. “Paris, Samiti i Sportit për Zhvillim, në vigjilje të Lojërave Olimpike”, shkruan Rama. Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të nisë në 26 korrik.