Author: tirana

Skuadra shqiptare e përfaqësuar me tetë sportistë ka mbërritur në Paris, Francë, për edicionin e 33-të të Lojërave Olimpike. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga mbërritje e skuadrës shqiptare. “Në Edicionin e 33-të të Lojërave Olimpike, skuadra shqiptare e përfaqësuar me tetë sportistë së bashku me trajnerët dhe zyrtarët e federatave kanë mbërritur tashmë në Paris mes 10 500 sportistë nga e gjithë bota. Luiza Gega, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev, Chermen Valiev, Franko Burraj, Manjola Konini, Kaltra Meça dhe Grisi Konxhaku do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive duke synuar një medalje për Shqipërinë edhe në…

Read More

”Sunny Hill Festival” që organizohet nga familja e Dua Lipës, do të nisë në ditën e sotme në një lokacion të ri, Bërnicë. Ky festival do të zgjasë plot katër ditë, nga 25 korrik deri më 28 korrik, ku do të ketë surpriza të shumta. Dua Lipa e cila bashkë me familjen janë në Prishtinë, thotë se kjo ishtë një ëndërr dhe se ky është viti i pestë që po realizohet, meqë ka pasur edhe pauza ndërmjet. “Sunny Hill Festival, viti ynë i pesë. Ëndërr ta organizoj këtë festival me familjen time në qytetin tonë”, u shpreh ylli botëror. Autorja…

Read More

A janë ende kosovarët, turistët që kryesojnë vendin e parë për pushime në Shqipëri? Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raporton se deri në maj, vendin e kanë vizituar më shumë se 1.2 milionë pushues nga Kosova, gati 30 për qind më tepër se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. Mirëpo, shifrat nuk përputhen me atë që operatorët turistikë prekin çdo ditë. “Këtë vit ka më pak shqiptarë nga Kosova dhe ko është e dukshme nga të gjithë. Kjo për shkak të liberalizimit të vizave. Ajo që ndodh është kjo: Ata vijnë në Tiranë sepse çmimet…

Read More

Të premten pritet që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që shënon në të njëjtën kohë mbylljen më të madhe të listave në krahasim me ato të vitit 2021. Në ndryshimet e Kodit Zgjedhor thuhet se 1/3 e listave të partive do të jetë e mbyllur dhe gara do të jetë vetëm për ato pak vende ku kandidatët nuk e kanë të sigurt që do të jenë brenda listës fituese. Secila parti politike do të ketë dy lista në çdo qark, ku një listë e zgjedh kryetari dhe që nuk ndryshohet pasi kandidatët e asaj liste nuk…

Read More

Futbolli është thjeshtë një lojë magjike,elementi suprizë e bën ketë lojë unikale. Në futboll ka favorit por nuk dihet fituesi,ndryshe ndodh në sportet e tjera kolektive që fiton gjithmonë skuadra më e fortë dhe rrallë herë ka supriza. Kombëtarja jonë është në vazhdimësi të punës së nisur dhe nuk ka ndryshuar trajnerin por a duhet ta ndryshojë filozofinë e lojes! Trajneri i kombetares Sylviniho i shkolles Braziliane por i pershtatur shumë mirë në Europe,si futbollist ka luajtur me skuadrat më të mira në Europe dhe ky fakt na dha besim që do te sjelli nje filozofi te re,dhe ashtu ndodhi…

Read More

Një shqiptar i cili mbahej në një spital psikiatrik në Angli u dërgua drejtpërdrejt nga spitali, në një fluturim deportimi nga Zyra e Brendshme. Bordet e Pavarura të Monitorimit (IMB), një mbikëqyrës për burgjet dhe qendrat e largimit të imigracionit, ka ngritur shqetësime për incidentin verën e kaluar në raportin e tij vjetor të botuar të enjten sipas The Guardian. Sipas raportit, dokumentet e largimit iu dorëzuan burrit në spital nga një mjek atje dhe jo nga një zyrtar i Home Office. Burri nënshkroi dokumentet e lirimit, por monitoruesit e IMB thanë se ishin të pasigurt se ai e dinte…

Read More

Miratohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore në sesionin e vjeshtës. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit provimet e maturës do të nisin më datën 16 Gusht, me provimin e gjuhës së huaj, më pas më 22 Gusht do jetë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, ndërkohë që matematika do zhvillohet më 28 Gusht. Provimi i fundit i Maturës Shtetërore për sesionin e vjeshtës është lënda me zgjedhje do jetë më 4 Shtator. Ndërkohë që edhe provimet e maturës të shkollave profesionale do ketë të njëjtat data më gjimnazet e përgjithshme, vetëm se më 4 Shtator ata zhvillojnë provimin e…

Read More

Konsumatorët më të shumtë të alkoolit në botë mbeten evropianët, sipas një njoftimi të degës evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas të dhënave, evropianët kanë një konsum mesatar vjetor prej 9.2 litra alkool për frymë. “Rajoni i Evropës vazhdon të mbajë rekord për nivelet më të larta të konsumit të alkoolit dhe efekteve të dëmshme të lidhura me të në nivel global,” tha Dr Goden Galea, zyrtari i OBSH-së për Evropë i cituar në njoftim, bazuar në të dhënat më të fundit të disponueshme nga 2019. “Në BE vendet, nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në nivelet e konsumit të alkoolit për më shumë se dhjetë…

Read More

Ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. GJKKO vendosi të zbusë masën ndaj tij nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, duke pranuar kërkesën. Kujtojmë se SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme thuhet se Breçani kishte dijeni të plotë mbi aktivitetin e paligjshëm të të birit Eralbi Breçani. Si e dhënë e policisë përmendet aktiviteti tregtar i “HEC DRITA ENERGY” që sipas SPAK ka si administrator të…

Read More

Pasagjerët nga Shqipëria kanë regjistruar numrin më të lartë në aeroportin ndërkombëtar të Bergamos në Itali. Referuar shifrave të kompanisë të specializuar analitike “Air Service One”, në gjysmën e parë të vitit pasagjerët për dhe nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit kanë qenë mbi 338 mijë, me një diferencë të konsiderueshme ndaj aeroportit të Bukureshtit. Aktualisht, nga aeroporti i Rinasit për në Bergamo dhe anasjelltas kryhen deri në shtatë fluturime në ditë. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë kohore aeroporti i Bergamos ka regjistruar rreth 8,4 milionë pasagjerë. Interesant është fakti se trafiku i lartë i pasagjerëve për dhe nga…

Read More

Një makinë u dogj plotësisht dhe një tjetër pësoi dëme të rënda gjatë një zjarrëvënie të qëllimshme në rrugën Dhelijani dhe Kordhatu në qendër të Athinës. Sipas dëshmitarëve okularë, një automjet i markës Mercedes pa targa dhe i parkuar kundratabelë, iu vu flaka nga persona të pa njohur të cilët u larguan me shpejtësi në rrugicat e lagjes. Zjarrëfikësit që mbërritën menjëherë në vend ngjarje u vunë në luftë me flakët të cilat u përhapën edhe në një godinë të braktisur aty pranë. Ende nuk dihen autorët e ngjarjes por dyshohet se automjeti është i vjedhur dhe me gjasa do…

Read More

Modelja e njohur shqiptare, Diana Avdiu, i ka dhënë fund beqarisë. Një nga vajzat më të bukura të ekranit shqiptar, modelja e njohur Diana Avdiu, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka shkëlqyer me futanin e nusërisë në dasmën e saj e cila u zhvilluar në kushte mjaft luksoze. Kujtojmë që Diana e filloi karrierën e saj si modele në moshën 15 vjeçare dhe qysh atëherë ka qenë pjesë e kopertonave të revistave me zë të modës në Evropë dhe vitet e fundit ka qenë prezente në pasarelat e Neë York Fashion Week. Avdiu, pasi u kurorëzua Miss e Kosovës…

Read More