Një varkë me të paktën 45 refugjatë u përmbys në brigjet e qytetit jemenas të Taizit dje, të mërkurën në mbrëmje, dhe ka vetëm katër të mbijetuar, njoftoi sot agjencia e OKB-së për refugjatët në Jemen. Anija u përmbys për shkak të erërave të forta dhe mbingarkesës, tha agjencia. Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është dhënë për refugjatët e tjerë. Në qershor, të paktën 49 emigrantë vdiqën dhe 140 rezultojnë të zhdukur pasi varka në të cilën ndodheshin, e cila ishte nisur nga Somalia me 260 emigrantë, u përmbys në brigjet e Jemenit. IOM, e cila mban një listë të…
Author: tirana
Një ditë më parë, është vënë në pranga punonjësi i Gardës së Republikës, Ylard Lala. Ky i fundit është arrestuar pasi u kap në kushtet e flagrancës për veprat penale “Organizim i lotarive të pa lejuara”, “Vënia në dispozicion e ambienteve të organizimit i lojërave të fatit” dhe “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta”. “U arrestua Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit…
Edhe pse nuk ka pothuajse asnjë shishe vaj ulliri ku të mos shkruhet se është vaj 100 për qind i pastër, ekspertët paralajmërojnë se kjo shpeshherë ka pak lidhje me të vërtetën. Dr. Courtney Swan thotë se markat e vajit të ullirit nuk janë as afër të njëjtës cilësi dhe se deri në 80 % e produkteve nuk kanë asnjë lidhje me atë që shkruhet në to. “Edhe nëse në shishe shkruhet se është 100 për qind vaj ulliri, kjo nuk duhet të jetë domosdoshmërisht kështu sepse prodhuesit dhe shitësit me pakicë shpesh shtojnë vaj sojë, vaj kanola dhe vaj…
Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes. Specifikisht për dy koncensione ku autoritet kontraktues është Ministria e Financave, koncesioni për pullat fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve, po ndiqen procedurat për mbylljen e tyre, tha Ministri Mete. Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga…
Policia e Shtetit dhe autoritetet malazeze kanë kryer një operacion të përbashkët antidrogë në zonën e Malësisë se Madhe këtë të enjte. Në një konferencë të përbashkët për shtyp u njoftua finalizimi i operacionit “Bjeshkët”, kundër bimëve narkotike në territorin e Malësisë së Madhe, në kufirin me Malin e Zi. Si rezultat u bë asgjësimi i 11358 bimë kanabis narkotike si dhe arrestimi i shtetasit M.G, 27 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë. Gjatë operacionit u sekuestruan një armë zjarri me municion dhe një çifte, të dyja pa leje.
Videoja e një burri që goditet brutalisht nga një oficer policie i cili i vuri këmbën në kokë gjatë arrestimit në aeroportin e Mançesterit, ka shkaktuar bujë në Britani. Siç shihet edhe në video, polici e ka goditur në kokë burrin teksa ka mbetur i palëvizur në tokë. Në video, i njëjti polic shihet duke goditur një person të dytë. Pas publikimit të videos, zëvendës shefi i policisë së Mançesterit njoftoi se oficeri në video ishte “larguar nga detyrat operative”, ndërsa Sky Neës raportoi se oficeri me uniformë nuk ishte pezulluar. “Videoja është vërtet tronditëse. Përdorimi i një dhune të…
20 vatra zjarri janë mundur të shuhen në 24 orët e fundit, falë përpjekjeve të pandërprera të forcave operacionale në disa zona të territorit të vendit. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njofton se 2 vatra zjarri mbeten ende aktive. Ministria e Mbrojtjes sqaron se problematike është situata në fshatin Zogaj, bashkia Tropojë, ku terreni i vështirë ka penguar punën, duke bërë që zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra të riaktiviohet. Operacioni vijon me forcat dhe mjetet e bashkisë Tropojë dhe Has. Vijon edhe sot operacioni për shuarjen e zjarrit në fshatin Malecaj, bashkia Lezhë. 50…
“Berat Gjimshiti drejt largimit”, ky lajm i “rrufeshëm” ka tronditur jo pak tifozët e Atalantës. Në një kohë kur Gjimshiti ishte kthyer në një digë për brojtjen e Atalantës duke ndihumuar këtë të fundit të arritnte suksese të paaarira më parë, duket i pabesueshëm lajmi për largimin e tij nga skuadra. Mediat italiane raportojnë se për Gjimshitin ka një interes nga Katari, konkretisht nga skuadra e Al-Rayyan. Akoma nuk dihet se sa ëhstë shifra që skuadra nga Katari ka ofruar për Gjimshitin, por ajo që dihet është se palët kanë hyrë në negociata. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i…
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi përmes një note drejtuar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Zagrebi ka shpallur kryetarin e Parlamentit malazez, Andrija Mandiç, deputetin Millan Knezheviç dhe zëvendëskryeministrin Aleksa Beçiç, persona të padëshirueshëm. Zagrebi tha se ky vendim u mor për shkak se këta politikanë kanë kryer veprime të vazhdueshme për prishjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe për shkak të, siç u tha, abuzimit të Kroacisë për qëllime të brendshme politike. “Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të…
Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për trafikimin e narkotikëve, kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 33-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, kanë kapur shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. H., 33 vjeç, banues në Fier. Në vijim të veprimeve…
Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare, teksa kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut. Deputeti i PS Erion Braçe u shpreh se kreu i KLSH ka raportuar për disa herë në Komisionin e Ekonomisë, dhe se anëtarët e PD nuk i kanë bërë asnjë pyetje. “Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner”, tha Braçe.…
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), është kthyer tashmë në qendrën kryesore të Ballkanit Perëndimor për shkak të destinacioneve të shumëllojshme dhe fluturimeve direkte, duke numëruar rreth 1600 fluturime në javë. Numri i lartë i fluturimeve, çmimet konkurruese dhe shërbimet cilësore, kanë tërhequr edhe vemendjen e pasagjerëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët zgjedhin TIA për të udhëtuar. Nga Tirana mund fluturohet lehtësisht në disa destinacione mjaft interesante të Spanjës si Madrid dhe Valencia; në Greqi në Rodos apo Kretë, në Itali në Bari, Brindisi; në Poloni në Gdansk, Poznan, Katowice, Wroclaw si dhe ne Austri…