Author: tirana

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të një të riu. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin Edmir Demiraj, i cili akuzohet se ka qëlluar në drejtim të Jetmir Moriqit. Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit J. M. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës…

Read More

Teksa sot do të mbahet seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, që do të zgjasë edhe nesër, për votim do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes PD dhe PS për Reformën Zgjedhore. Në seancën e sotme pritet të kalojnë në sërë projektligjesh, por dhe çështje që parashikohet të krijojnë debat. Në rend dite është përcaktuar që sot të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi. Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja…

Read More

Policia ka njoftuar planin e masave të ndërmarra për ruajtjen e rendit gjatë protestës së opozitës në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë. Policia njoftin se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së protestuesve. “Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të…

Read More

Një kuzhinier rus, i cili ka jetuar në Francë për 14 vjet, është arrestuar me dyshimin se ka bashkëpunuar me të huaj për të organizuar akte “destabilizimi” në shkallë të gjerë gjatë Lojërave Olimpike në Paris. 40-vjeçari u arrestua gjatë një bastisjeje në banesën e tij në qendër të Parisit të dielën, ku thuhet se u gjet një dokument i lidhur me një njësi elitare të forcave speciale ruse që vepronte nën komandën e FSB-së, një trashëgimtar i KGB-së. Një hetim gjyqësor është hapur mbi akuzat për “bashkëpunim me një fuqi të huaj me qëllim provokimin e armiqësive në Francë”,…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 16°C deri 31°C Në zonat…

Read More

Dashi Parashikohen mundësi shumë të mira për të mbyllur çështje të rëndësishme profesionale. Megjithatë duhet të jeni të gatshëm, që të merrni përsipër disa përgjegjësi më shumë. Nga pikëpamja sentimentale, kjo është një periudhë mjaft e favorshme për takimet. Demi Ka disa dyshime të cilat nuk ju lejojnë që të jetoni qetësisht një lidhje të re, apo një eksperiencë pune. Këshillohet që të zgjidhni çdo problem me qetësinë e duhur. Binjakët Sugjerohet që në vendin e punës të mos keni shumë pretendime, pasi disa prej pritshmërive tuaja mund të mos kuptohen nga bashkëpunëtorët. Përcaktojini mirë ambiciet tuaja, në bazë të…

Read More

Sali Berisha i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në mosbindje civile, duke i hequr të gjitha vendpagesat e vendosura nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, si në ”Rrugën e Kombit” dhe në autostradën Thumanë-Kashar. ”Ju bëj thirrje banorëve të protestojnë në mënyrën më të fuqishme për të drejtën e tyre dhe se PD do t’i mbështesë ata në të gjithë fuqinë e saj. Së dyti, u bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, në Valbonë, në Morinë dhe kudo, t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë. Zonat më të varfra të Europës,…

Read More

Nesër starton festivali “Sunny Hill 2024” në Prishtinë, që organizohet nga Dua Lipa. Emra të shumtë pritet të ngjiten në tri skenat e këtij festivali, që nga sivjet mbahet në lokacionin e ri në Bërnicë. Më 25 korrik: Artistja kryesore – Bebe Rexha Në skenën kryesore: Dafina Zeiqiri, Mozzik, La Fazani, Zwada, The Milk Snatchers dhe Dj SET Në skenën C4: BlackCofee, DJ Regard, Adrian Berisha dhe Noki. Më 26 korrik: Artisti kryesor – Burna Boy Në skenën kryesore: Lancey Foux, Dhurata Dora, Yll Limani, Capital T, Kamal Jolle dhe DJ Set. Në skenën C4: The Martinez Brothers, Chloe Caillet,…

Read More

Projekti i sheshit fundor të “Bulevardit të Ri” ka marrë formën e tij përfundimtare. Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës. Ai do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të ketë parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit. Realizimi i këtij sheshi do të bëhet me anë të një granti 11 milionë euro nga Fondi për Zhvillim i Katarit. Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe…

Read More

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, votuan në Komisionin e Ligjeve draftin për Kodin e ri Zgjedhor që mundëson votën e emigrantëve dhe 1.3 e listave të mbyllura. Me vetëm një votë kundër dhe të gjitha të tjerat pro, anëtarët e Komisionit të Ligjeve miratuan draftin e propozuar për Reformën Zgjedhore. Për gati 5 orë, mbledhja e Komisionit u shoqërua me debate mes anëtarëve. Veçanërisht, ishte Enkelejd Alibeaj ai që ngriti tonet kundër draftit të përbashkët PS-PD, të cilin e quajti pazar për të ruajtur karriget. “Ajo se çfarë po bëhet sot, nuk është se po bëhet një Reformë Zgjedhore e…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur dhe shantazhuar ish-deputetin e PS-së, biznesmenin Vladimir Kosta. Selman Totraku akuzohet se në periudha të ndryshme kohore ka kanosur biznesmenin për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën. Mësohet se ai i ka kërkuar 200 mijë euro me pretendimin se i ka prishur shtëpinë. Pas denoncimit të biznesmenit policia e Tiranës organizoi një takim të Selman Totrakut me biznemenin, sikur do të jepte paratë e kërkuara. Sapo kanë mbërritur në vendin e takimit i riu është arrestuar.

Read More

Në parlamentin turk ka plasur sherri dhe grushti mes deputetëve të partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim dhe partisë pro-kurde me rastin e debatit të projektligjit tatimor. Ali Bozan i partisë pro-kurde e quajti ish-ministrin e transportit Adil Karajmailoglu një “hajdut”, i cili u largua, e goditi Bozanin me shuplakë dhe më pas e goditi me grusht. Bozani ia ktheu goditjet dhe situata do të kishte marrë një kthesë edhe më të keqe nëse nuk do të frenoheshin nga më të tjerët.

Read More