Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, thotë se ka dorëzuar në Kuvend amendamentin që parashikon lista të hapura. ”Sapo kam dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin që parashikon listat plotësisht të hapura”, tha Basha. Nga ana tjetër, ai thotë se PS dhe PD ka bërë një pazar kundër interesave të qytetarëve, për të futur në lista deputetë që i shërbejnë kryetarëve të tyre. ”Deputetët do zgjidhen emër për emër, duke respektuar kuotat gjinore nga qytetarët dhe jo nga kryetarët e partive. Është dorëzuar sot dhe nesër do jetë një nga testet për të mundësuar që Partia Demokratike Euroatlantike të…
Author: tirana
Përfaqësuesi i PS-së për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri thotë se listat për votën e diasporës do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Në mbledhjen e komisionit të ligjeve, Gjiknuri theksoi se adresimet që kemi para në tavolinë, kanë të bëjmë me tre vendime të Gjykata Kushtetuese. ”E para ka të bëjë me votën e diasporës, vendim që ka krijuar më shumë paqartësi për sa i përket zbatimit. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar më shumë qartësi për mënyrën si është krijuar ligji. Vendimi i dytë që ka të bëjë me shfuqizimin e formulës së herësit, por jo heqjen e herësit. Kjo ishte…
Argjentina dhe Maroku barazuan 2-2 pas 106 minutave lojë, në nisjen e Lojërave Olimpike në Francë. Dueli u karakterizua nga protesta, teksa arbitri akordoi 15 minuta shtesë, ndërsa nuk e mbylli ndeshjen dhe një minutë më vonë Medina barazoi për Argjentinën 2-2. Pas golit pati protesta dhe fishekzjarre, teksa tifozët e Marokut u futën në fushë dhe ia dolën të ndërprisnin ndeshjen. Edhe faqja e Olimpiadës e quan një ndeshje të pezulluar dhe pritet që ekipet të dalin në fushë për të luajtur katër minutat e mbetura. Gjyqtari suedez Nyberg nuk ka mbyllur ndeshjen pas goli të Medina në minutën…
Armando Sadiku nuk do të largohet nga India. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Goa i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit shqiptar, i cili në këtë periudhë ka qenë në Shqipëri duke kaluar pushimet. Sadiku pritet të udhëtojë tashmë përsëri drejt Indisë për t’iu bashkuar skuadrës së Goa në këtë etapë të re të karrierës së tij. View this post on Instagram A post shared by FC Goa (@fcgoaofficial)
Banorët e Krujës kanë dalë këtë pasdite në protestë duke bllokuar aksin Thumanë Kashar. ”Kanë vjedhur miliarda. Vënë traun këtu për ti dhënë Bashkim Ulës. Duan ti japin lekë një individi e penalizojnë krujën. Për një bashkim Ulë penalizohen 100 mijë banorë nga Kamza deri në Vlorë. Nuk e kuptoj përse po e bëjnë”. Mësohet se ata janë penalizuar me 100 mijë lekë gjobë.
Në Shqipëri po hidhen aktualisht disa hapa konkrete për rigjallërimin e industrisë ushtarake. Disa komisione të Kuvendit shqyrtuan dhe miratuan sot krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake. Nisma më e re ligjore synon të afrojë Shqipërinë me standartet e NATO-s në prodhimin e armatimeve dhe t’i japë fund teknologjive të prapambetura, që trashëgoi nga regjimi komunist. Por deputetët e opozitës kërkuan më shumë transparencë mbi bazën ligjore dhe planet e biznesit të kësaj nisme të re. Komisionet e Kuvendit për ekonominë dhe financat, për çështjet ligjore dhe për sigurinë kombëtare shqyrtuan…
Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar bashkie në Himarë, Vangjel Tavo zhvilloi sot një takim me banorë të Vranishtit. Tavo siguroi banorët se do të angazhohet plotësisht për përmirësimin e sistemimit të rrugëve të brendshme të fshatit, të rrjetit të ujësjellësit dhe rrjetit elektrik. Po ashtu ai garantoi se në fokus të punës së tij do të jetë edhe mirëmbajtja e kanaleve vaditëse dhe përshpejtimi i procesit të pajisjes me certifikata pronësie të banorëve të zonës. “Një proces që përmbyllet së shpejti, deri sa edhe banori i fundit të marrë certifikatën e pronësisë, një e drejtë bazike e vonuar, por…
Këtë pasdite SPAK ka mbërritur në Vlorë dhe po ushtron kontroll në banesën e Ilir Beqaj në zonën e Lungomares. Ish-ministri i PS-së ndodhet i burgosur për abuzim me fondet e BE. Bëhet e ditur se dera e apartamentit është hapur me forcë nga zjarrfikëset. Apartamenti i Beqajt ndodhet në katin e 7 të një pallati. Dy ditë më parë, më 22 korrik, Beqaj ka ankimuar në apelin e GJKKO, masën e sigurisë arrest me burg. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka zhvilluar takimin e tij të fundit zyrtar me kryeministrin Edi Rama, para largimit të tij nga detyra si kryediplomat i Britanisë në Shqipëri. King-Smith premtoi gjatë takimit se do të angazhohet për ta përkrahur Shqipërinë si dhe kontributet pozitive të shqiptarëve të ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Rama dhe ambasadori britanik theksuan se të dy qeveritë ndajnë të njëjtin vizion se bashkëpunimi dypalësh prodhoi përfitime të prekshme për popujt në të dy vendet dhe për të gjithë Europën. Njoftimi i plotë nga Ambasada e Britanisë në Tiranë Ambasadori britanik, Alastair King-Smith bisedoi me…
Deputeti i pavarur, Enekelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve, tha se me ndryshimet për Kodin Zgjedhor është bërë pazari për t’i dhënë Edi Ramës mandatin e katërt në tavolinë. Alibeaj tha se pala tjetër, (PD e Berishës) nga ana tjetër tani po qajnë hallin se si të kapin ndonjë karrige në zgjedhjet e 2025. Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ironizoi qëndrimin e Alibeajt. ”Le ti qëndrojmë procedurës, s’mund të komentojmë nismat e të tjerëve, ka dhe njerëz që dashurohen me zërin e vet, por këtu jemi do diskutojmë”, tha Gjikunri. Alibeaj: Drafti i arritur nga pazari, në nenin 4 të…
Alen Sherri ka gjetur akordin dhe për tre sezonet e radhës do jetë portieri i Cagliarit në Itali. Klubi i Serie A do paguajë 350 mijë euro në arkat e Egnatias, me klubin rrogozhinas që ka mbajtur edhe 40 përqind të pronësisë së gardianit dhe në rast të një tjetër shitje do marrë pjesën e duhur. Portieri shqiptar ka udhëtuar drejt Italisë për të firmosur me skuadrën e tij të re, duke i dhënë fund një dyvjeçari shumë të suksesshëm me rrogozhinasit. Vetë futbollisti, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka dashur të shprehë mirënjohjen e tij ndaj rrogozhinasve për…
Shqipëria kërkon një trofe olimpik. Përfaqësuesja shqiptare u nis mëngjesin e kësaj të mërkure drejt Parisit, aty ku do të zhvillohet dhe edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike. Delegacioni shqiptarë i përbërë nga trajnerët dhe 8 sportistë që do të marrin pjesë në gara, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive, ndërsa katër të tjerë shkojnë me ftesë. Pritshmëritë janë maksimale se mund të bëjë mirë dhe për herë të parë në histori Shqipëria të pretendojë për një medalje olimpike. Pritshmëritë më të mëdha janë në mundje, aty ku Shqipëria përfaqësohet nga…