Author: tirana

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj e quan pazar draftin final të PS-PD për Reformën Zgjedhore. Alibeaj tha se pazari është arritur në dy pika, mbylljen e listës me 30%, duke theksuar se kanë hequr edhe herësin 10 mijë vota. Po ashtu, pazari është vota e emigrantëve. ”Në nenin 4 të këtij pr.ligji është parashikuar lidhur me çështjen e herësit të famshëm. Listat 30% janë të mbyllura, nuk është as rregulli i mëparshëm i 10 mijë votave. Nëse do kishte dikush të kalonte këtë mur, tashmë kjo nuk është e mundshme. Bie ndesh me kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.…

Read More

Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, duke folur për Reformën Zgjedhore, tha se vota e emigrantëve duhet të bëhet realitet. Lapaj theksoi se fleta e votimit për diasporën duhet të jetë e njëjtë në format me fletën e votimit brenda vendit, duke shtuar se duhet të ndryshojë vetëm ngjyra, me qëllim që mos të bëhen manipulime. Ai tha se për votën e diasporës duhet të ngrihet një strukturë e posaçme me 5 anëtarë, nga institucione të pavarura. ”Fleta e votimit për votuesit në diasporë të ketë format të njëjtë, por duhet të jetë me…

Read More

Mjekët e Onkologjikut, Alketa Pere dhe Edmond Gashi, pjesë e dosjes së skandalit, janë përballur sot me GJKKO, e cila ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuara më parë nga Gjykata e Tiranës. Në përfundim të seancës, Pere dhe Gashi në ambientet e jashtme të GJKKO-së, nuk kanë preferuar të flasin për mediat, ndërsa kanë shtyrë me duar mikrofonët. Pamjet e mëposhtme tregojnë edhe reagimin e tyre.

Read More

Këtë të mërkurë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për Reformën Zgjedhore. Lista e kandidatëve për deputetë do të jetë 1/3 e mbyllur, 2/3 pa herës ndërsa me votë natyrale, kalon ai që ka marrë një votë më shumë. Do të jetë partia ajo që do ketë më shumë fuqi se votuesi për të përcaktuar se kush do të jetë anëtar i parlamentit. 1/3 e listës do të jetë e mbyllur, pra ai që rendit kryetari i partisë do jetë automatikisht fitues ndërsa beteja bëhet për 2/3 të listës, ata që janë poshtë vijës së 1/3 do luftojnë…

Read More

Policia e Maliqit arrestoi këtë të mërkurë dy persona. Njërin për shfrytëzim prostitucioni me të mitur, 26-vjeçarin Marsel Baçi dhe tjetri në rolin e tutorit, Selami Hyka. Teksa ka pasur reagim edhe nga nëna e të miturës, e cila deklaroi në media tha se vajza ishte kërcënuar dhe detyruar, nga ana tjetër vjen dhe reagimi i parë nga ana e familjarëve të të arrestuarit, Marsel Baçi. Avni Baci thotë se djali e donte vajzën dhe e kishte të dashurën e tij, teksa fajtor për njohjen e tyre ai akuzon Selami Hyka, personi tjetër i cili ra në pranga. ‘”Nipin ma…

Read More

Gjatë seancës së rivlerësimit të masës së sigurisë për 7 të akuzuarit për skandalin e Onkologjikut, këta të fundit kanë kërkuar shuarje të masave të sigurisë. Gjykata e Posaçme në fund të seancës vendosi të mos ndryshojë masat që Gjykata e Tiranës caktoi për ta tre javë më parë. Me këtë vendim, Edmond Gashi dhe Florian Marku do të vijojnë të qëndrojnë në “arrest në shtëpi”, ndërsa për Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi, koordinatorin Emiljano Lela, administratorin e klinikës private Halil Gashi dhe ish-specialisten e QSUT Drilona Kishta mbetet në fuqi masa “detyrim paraqitje”. Jashtë gjykatës mjeku Gashi…

Read More

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pas shumë debatesh kanë rënë dakord për Kodin e ri Zgjedhor. Varianti që palët kanë rënë dakord në negociata për listat është 1/3 e mbyllur dhe 2/3 e hapur. Argumenti që kanë sjellë për këtë vendim është ruajtja e kuotave gjinore. Për emigrantët thuhet se do të votojnë përmes postës private, dhe këtë duhet ta paguajnë vetë. ”KQZ dërgon nëpërmjet shërbimit postar fletët e votimit dhe çdo material tjetër zgjedhor dhe informativ në adresën e deklaruar të vendbanimit të zgjedhësit sipas listës së zgjedhësve për votimin nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Fleta e…

Read More

Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi doli këtë të mërkurë para trupës së GJKKO, për t’u njohur me masën e sigurisë, së bashku dhe me mjekët e tjerë që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai ka kërkuar që t’i hiqet masa aktuale ”arrest shtëpie”. ”Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka deklaruar ai. Të gjithë të dyshuarit kërkuan heqje të masës, ku katër prej tyre janë detyrim paraqitje dhe dy arrest shtëpie. Edhe mjekja Alketa Pere ka kërkuar heqje të masës detyrim paraqitje.…

Read More

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të vendit/vendeve të ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, si dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës që e vërteton ata (dokumentin e pronësisë, kontrate qeraje etj.). Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi. Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale ne e-filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, pra nga çdo NIPT, si për adresen…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Faton Hajrizi nuk është hero. Po ashtu, tha se nevojitet një hetim vendor dhe ndërkombëtar. Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizmit dhe mitizimit të Faton Hajrizit. Sipas tij, hero dhe patriot është Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit. ”Sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij kërkon hetim vendor e ndërkombëtar. I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizmit të Faton Hajrizit. Patriot…

Read More

Koalicioni ”Bashkë Fitojmë” është sërish në fushë, pasi më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë. Partia Demokratike, Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kanë dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar si koalicion për zgjedhjet e pjesshme të bashkise Himarës. Opozita garon në Himarë për me kandidatin Petro Gjikuria i cili është në garë me Vangjel Tavon e PS-së. Zgjedhjet e pjesshme u shpallën nga Presidenti Bajram Begaj në 4 gusht pas arrestimit të Fredi Belerit për “korrupsion”.

Read More

Kreu i LZHK, deputeti Dashamir Shehi u bën thirrje deputetëve të opozitës që të mos votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij maxhoranca po synon mbylljen e listave. Për të nëse mbyllen listat me votat e pakicës dhe shumicës, tregon se ka një marrëveshje mes palëve kundër qytetarëve. ”Gjykoj që çdo deputet i opozitës që i voton këto ndryshime, propozime që disa thonë kanë ardhur nga PS-ja, disa thonë që është një marrëveshje e përbashkët, dhunon Kushtetutën tonë. Këto që merren me këtë punë, duan ta mbyllin. E mira është që të mos merren fare dhe deputetët e opozitës…

Read More