Projekti i sheshit fundor të “Bulevardit të Ri” ka marrë formën e tij përfundimtare. Sheshi i ri do ndërtohet në pjesën fundore të Bulevardit të Ri, përgjatë Lumit të Tiranës. Ai do të ketë disa hapësira pedonale për qytetarët. Po ashtu, do të ketë parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit. Realizimi i këtij sheshi do të bëhet me anë të një granti 11 milionë euro nga Fondi për Zhvillim i Katarit. Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe…
Author: tirana
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, votuan në Komisionin e Ligjeve draftin për Kodin e ri Zgjedhor që mundëson votën e emigrantëve dhe 1.3 e listave të mbyllura. Me vetëm një votë kundër dhe të gjitha të tjerat pro, anëtarët e Komisionit të Ligjeve miratuan draftin e propozuar për Reformën Zgjedhore. Për gati 5 orë, mbledhja e Komisionit u shoqërua me debate mes anëtarëve. Veçanërisht, ishte Enkelejd Alibeaj ai që ngriti tonet kundër draftit të përbashkët PS-PD, të cilin e quajti pazar për të ruajtur karriget. “Ajo se çfarë po bëhet sot, nuk është se po bëhet një Reformë Zgjedhore e…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi akuzohet se ka kanosur dhe shantazhuar ish-deputetin e PS-së, biznesmenin Vladimir Kosta. Selman Totraku akuzohet se në periudha të ndryshme kohore ka kanosur biznesmenin për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën. Mësohet se ai i ka kërkuar 200 mijë euro me pretendimin se i ka prishur shtëpinë. Pas denoncimit të biznesmenit policia e Tiranës organizoi një takim të Selman Totrakut me biznemenin, sikur do të jepte paratë e kërkuara. Sapo kanë mbërritur në vendin e takimit i riu është arrestuar.
Në parlamentin turk ka plasur sherri dhe grushti mes deputetëve të partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim dhe partisë pro-kurde me rastin e debatit të projektligjit tatimor. Ali Bozan i partisë pro-kurde e quajti ish-ministrin e transportit Adil Karajmailoglu një “hajdut”, i cili u largua, e goditi Bozanin me shuplakë dhe më pas e goditi me grusht. Bozani ia ktheu goditjet dhe situata do të kishte marrë një kthesë edhe më të keqe nëse nuk do të frenoheshin nga më të tjerët.
Presidenti Joe Biden u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të martën pas një jave të mbushur me ngjarje që ai e kaloi krejtësisht larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, ai u bë lajmi kryesor pas vendimit për të hequr dorë nga gara për t’u rizgjedhur. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell nënpresidentja Harris e vazhdoi fushatën duke mbetur e vetmja kandidate e pritshme e demokratëve që kërkon emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale. Në Shtëpinë e Bardhë ka rënë qetësia që pas vendimit të Presidentit Biden për t’u tërhequr nga gara. Presidenti u rikthye në Shtëpinë e Bardhë…
Një i afërm i familjes Shkullaku, në të cilën babai plagosi me çifte djalin, shprehet se djali ishte përdorues i alkoolit si dhe luante bixhoz. “Po i njoh, i kam kushërinj të afërt. Nuk isha aty kur ndodhi ngjarja. Pesë minuta para ngjarjes kam parë të atin të goditur, duke ecur në rrugë. Po mendoja se ku është goditur. Pas 5 minutash ngjitet ambulanca dhe po thoja ç’po bëhet këtu. Dal në rrugë dhe më thonë që at e bir kanë debatuar dhe i ati e ka goditur dy herë me çifte. Djali ka qenë i pirë. Babain e mori…
Pas orëve me diskutime, në Komisionin e Ligjeve është miratuar në parim vota e diasporës. Të gjithë deputetët votuan pro, përveç Enkelejd Alibeajt, i cili tha se ishte një votë kundër pazarit PD-PS. ”Nuk ishte votë kundër diasporës, por kundër pazarit tuaj, se doni ta konsideroni kavie eksperimentale diasporën, është fyerja më e madhe që mund ti bëhet”, tha Alibeaj.
Pas ”EURO 2024”, Sylvinho rinovon kontratën me Shqipërinë, teksa vendosi të qëndronte me kuqezinjtë të paktën deri në vitin 2025. Zyrtarizimi pritej prej ditësh, ndërsa diçka e tillë erdhi këtë të mërkurë. Trajneri brazilian shkruan se skuadra do të jetë gati për sfida të reja. Ai nuk lë pa përmendur edhe ecurinë në Europian, ku sipas tij, grupi u përball si i barabartë me të gjithë. ”Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës së stafit tonë teknik deri në dhjetor 2025. Është vazhdimi i punës që nisi një vit e shtatë muaj më parë, me synimin për t’u kualifikuar…
Edhe pse ”EURO 2024” ka përfunduar, UEFA ka vendosur të dënojë Federatën Shqiptare të Futbollit. Me vendimin disiplinor të qeverisë së futbollit kundër FSHF, dënohet sjellja e tifozëve të Shqipërisë në dy ndeshje, ato përballë Kroacisë dhe Spanjës. Objektiv i hetimit të UEFA-s ka qenë sjellja “raciste/ diskriminuese” e tifozëve kuqezi. ”Komisioni i Etikës dhe Disiplinës vendosi të gjobitë FSHF 30 mijë euro dhe të ndalojë Federatën nga shitja e biletave për ndeshjen e saj të radhës në kompeticionet e UEFA-s si udhëtuese, për sjellje raciste dhe diskriminuese të mbështetësve të saj. Dënimi në fjalë për shitjen e biletave do…
Faton Hajrizi u vra pak ditë më parë nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi. Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe artisti dhe fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, gjersa e ka cilësuar si hero. Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot tha se Hajrizi nuk është hero. ”Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij. Dhe me një shprehje të tijën dy duart përmbi…
Data 16 gusht është e zënë nga reperi i popullarizuar i skenës shqiptare e jo vetëm, Trim Ademi i njohur me emrin artistik Capital T. Në këtë datë ai do të mbajë koncertin e dytë në Tiranë dhe të tretin nën emrin, ”Time Capsule” që këtë herë është ”Time Capsule III-The Return”. Koncerti është i konceptuar për të sjellë tek publiku një epokë të re muzikore, larg skenave komerciale dhe muzikës ”fast-food” që ka pushtuar skenën. Artisti i cili ka kënduar që nga mosha 13-vjeçare, do të performojë këngët të cilat i ka hite të gjitha, derisa me të në…
Babai plagos me çifte të birin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda një familje në fshatin Stropckë të Pogradecit. Gjatë debatit mësohet se djali 50-vjeçar, Përparim Shkullaku, ka ushtruar dhunë ndaj babait 80-vjeçar, Agim Shkullaku, e në kushte të tilla, ky i fundit ka marrë çiften duke e qëlluar e duke e lënë të plagosur rëndë. Të dy janë shtruar në spital.