Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Romë një takim pune me homologun e saj italian Matteo Salvini. Në qendër të bisedimeve ishte interesi i shtuar dypalësh për të mbështetur zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë si dhe programet e modernizimit të transportit në vendin tonë, veçanërisht në fushën detare dhe hekurudhore. “Tek Italia nuk gjejmë vetëm një mbështetëse të madhe të rrugëtimit Evropian të Shqipërisë, por një partnere konkrete në përpjekjen tonë për më shumë ndërlidhje në energji, më shumë siguri lundrimore dhe zhvillim të qëndrueshëm për transportin ajror dhe hekurudhor”, u shpreh Balluku gjatë…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim koordinues ndërinstitucional, me përfaqësuesit e Mekanizmit Kombëtar të Referimit që mbulojnë çështjet e trafikimit të personave, – ku bëri një panoramë të situatës në lidhje me zbatimin e masave antitrafik në kuadër të Planit të Veprimit të miratuar dhe rezultateve të arritura. Në këtë takim të zgjeruar të MKR ku morën pjesë përfaqësues të prokurorive, gjykatave dhe SPAK, u diskutua mbi rekomandimet prioritare për t’u adresuar nga autoritetet shqiptare, për të hetuar, ndjekur dhe dënuar veprat e trafikimit. Në hyrje të fjalës së mbajtur, ministri Balla solli në vëmendje të të…
Kuvendi miratoi sot ngritjen e komisionit për mbikqyrjen e KLSH me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër. Komisioni do të drejtohet nga Emilia Koliqi.
Agim Shkullaku, 83-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri të birin është shprehur i penduar para grupit hetimor. I moshuari ku qëlloi dy herë me çifte duke lënë të plagosur rëndë djalin e tij Përparim Shkullaku. Ngjarja e rëndë u regjistrua në fshatin Stropckë të Pogradecit “Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, ka thënë ai. 83-vjeçari Agim Shkullaku pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e…
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, zhvilloi përgjatë dy ditëve (23-24 korrik) aktivitetin “Cyber Fortress”. Ky aktivitet dy-ditor bashkoi ekspertë të sigurisë kibernetike nga Shqipëriadhe Kosova në një simulim të incidenteve kibernetike, duke përdorur skenarë të ndryshëm dhe sfidues. Gjatë këtij eventi, pjesëmarrësit u ndanë në ekipe dhe garuan në zgjidhjen e skenarëve të ndryshëm të incidenteve kibernetike, duke pasur në dispozicion disa zgjidhje teknike dhe një buxhet të caktuar për të mbrojtur infrastrukturën. Ekspertët u përqendruan në identifikimin e problemeve, vlerësimin e skenarëve dhe diskutimin e…
Dy deputetë demokratë janë larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Kërkesa e tyre është depozituar edhe në Kuvend, siç bëri të ditur në fjalën e saj kryeparlamentarja, Lindita Nikolla. Bëhet fjalë për Arbri Agalliun dhe shkrimtaren Flutura Açka. Kjo e fundit, po ashtu, ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti si kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Informimin Mediatik. Këto lëvizje në radhët e demokratëve që mbeshtesin Lulzim Bashën, vijnë pasi drejtësia vendosi që “vula” e kësaj force politike t’i kalojë Sali Berishës.
Nis hetimi për 53-vjeçarin, pasi iu gjet në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës. Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Posedonte në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës , nis procedimi penal për 53-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas në fshatin Fushë-Alie, posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të banesës, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetra…
Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit: Ll. Ll., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; A. T., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin M. Gj., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndalur automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin për një shtetsase shqiptare dhe tre të huaj duke i çuar për gjykim. Jozefina Gjoni, Saverio Ciampi, Claudio Cuchi dhe Manrico Erriu akuzohen se ngritën në Shqipëri një kompani me qëllim pastrimin e parave të vëna në mënyrë të paligjshme në Spanjë. Njoftimi: Krijuan në Shqipëri kompani për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme në Spanjë, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe ngre akuza për 1 shtetase shqiptare dhe tre të huaj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet për shtetasen J.Gj., dhe shtetasit…
Një kamera sigurie ka kapur momentin e aksidentit tragjik automobilistik ku humbi jetën një familje prej katër anëtarësh në Turqi, kur makina me të cilën po udhëtonin ra nga ura. Në aksidentin trafiku të ndodhur të dielën e kaluar humbën jetën 37-vjeçari Veysel Aydogmus, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Emine dhe dy fëmijët e tyre Batuhan 16-vjeçar dhe Mete 13-vjeçar. Sipas informacioneve familja po shkonte për një piknik. Aksidenti ka ndodhur në një urë në Adana kur 37-vjeçari ka tentuar të parakalojë një automjet përpara, ku në të njëjtën kohë një makinë tjetër po tentonte të bënte të njëjtën gjë. Siç…
Apeli i GJKKO kthen në burg Ervis Lamin, ortak i Evis Berberit, ish-kreu i ARRSH-së. Më herët SPAK sekuestroi pasuritë e Lamit, konkretisht kompania DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie SPAK shprehet se Berberi me paratë ka blerë pasuri të patundshme në Mangull të Tiranës. Berberi ka firmosur 6 tendera në favor të ortakëve të tij.VENDIMI I APELIT TE GJKKOGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 25.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 160 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë…
Zbardhet vendimi i GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj 7 mjekëve dhe infermierëve Zbardhet vendimi i GJKKO-së për masat e sigurisë ndaj 7 mjekëve dhe infermierëve të spitalit Onkologjik. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se bluzat e bardha, të përfshira në skandalin me të sëmurët me kancer, kanë 5 ditë kohë për ta ankimuar masat, të cilat u lanë sërish në fuqi. Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë për çështjen në fjalë, duke ia kaluar për hetim SPAK-ut. VENDIMI I ZBARDHUR 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 17.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës…